Pasuria nuk është turp!

20 Janar 2015, 19:43Ekonomia TEMA

Nga Fabian Schmidt

 

Organizata ndërkombëtare e Nihmës dhe Zhvillimit, Oxfam, parlajmëron rritjen e padrejtësisë: në vitin 2016 sipas saj, një përqind e popullsisë botërore do të ketë grumbulluar aq shumë pasuri, sa e gjithë pjesa tjetër prej 99% së bashku. Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve pra do të vazhdojë të thellohet. Çka nënkupton, që të pasurit do të bëhen gjithnjë e më të pasur – të varfërit gjithnjë e më të varfër.

Por kjo nuk është e vërtetë. E drejtë është, që të pasurit pasurohen gjithnjë e më shumë, dhe se edhe të varfërit bëhen gjthnjë e më të pasur – vetëm se jo kaq shpejt. Asnjëherë tjetër në historinë botërore nuk ka pasur njerëz nga shtresa të thjeshta që të jenë ngjitur në nivelin e mesëm sa në dy dekdat e fundit. E asnjëherë që nga shekulli i 19-të numri i atyre që vuajnë nga uria nuk ka qenë më i ulët se sa sot – pavarësisht rritjes së numrit të popullsisë.

Vetëm ekonomia e tregut krijon mirëqenie

Gishti tregues i ngritur në mënyrë moralizuese prej sëndukut të kritikës së kapitalizmit në fakt mbulon një të vërtetë që është e vështirë të pranohet, se është ekonomia e lirë e tregut ajo që e ka mundësuar këtë mirëqenie për shtresa gjithnjë e më të gjera të popullsisë. Zhvillimi ekonomik në dhjetëvjeçarët e shkuar ka qenë pikërisht atje i fuqishëm, ku pas dështimit të sistemeve të rishpërndarjes socialiste iu dha një shans tregut – në Europën Lindore dhe në Azi. Vërtetë i qendrueshëm ky zhvillim ka qenë kudo atje, ku u vendosën liria dhe demokracia – e mjaft e rëndësishme – aksesi në edukim. Luftimi i varfërisë ndërkaq dështon kudo, atje ku regjimet e korruptuara apo totalitare përfitojnë për vete dhe mbysin qysh në filiz shpirtin krijues novator – pa të cilin është i pamundur përparimi.

Përfytyrimi se të pasurit notojnë në luks në kurriz të shumicës, është tërësisht i gabuar. Edhe nëse disa super të pasur paratë e tyre i hedhin për mallra luksi, kjo u shërben të gjithëve: prej çdo super-Yacht-i që prodhohet dhe çdo makine luksoze varen qindra vende pune. Shpikjet, që për herë të parë provohen në sektorin e kostove të larta, rëndom më vonë kalojnë në sektorin e prodhimit në masë. Çdo pushim i kaluar në luks dhe çdo markë e modës punëson degë të tëra të ekonomisë.

Pasuria e madhe s’ka më dobi për të pasurit

Shumica e të pasurve mirëqenien e tyre as që e demonstrojnë hapur. Një arsye për këtë është, se pasuria asnjëherë nuk ka qenë më e padobishme se sa sot. Zhvillimet e vrullshme të teknologjisë u mundësojnë gjithësesi shtresave të gjera aksesin tek mallrat dhe shëbrimet, që para pak dekadash ishin një ekskluzivitet vetëm i të pasurve dhe që ia vlente të paguaje për to. Por sot punëtorë të thjeshtë dhe nëpunës nga vendet e industrializura dhe ato në ekspansion kanë mundësi të paguajnë udhëtime me avion. Ato komunikojnë me të njëjtët smartphone dhe kompjutera si edhe multimilionerët. E po ashtu ato kanë po aq akses në mjekësinë më moderne e madje edhe tek mjetet e prodhuara prej tyre.

E pra çfarë bën kjo një përqind e popullsisë me gjithë këto para? Eshtë e qartë: investon dhe sërish e shton atë! Edhe kjo tek e fundit është përsëri në dobi të të gjithëve.

13 komente në “Pasuria nuk është turp!”

  1. Algert Farruku says:

    normalisht qe nuk eshte turp pasuria e vene me djerse por e vjedhur nga shqiptaret eshte turp me siguri

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Po! Dakord!
      Vetem ekonomia e tregut prodhon mireqenje por mos te nombardohen gra pleq dhe femije per nafte ne irak, siri apo libi. Ekonomija e tregut te pa kontrolluar prodhon pasiguri dhe si rrjedhoje konkurime te pa ndershme,konflikte dhe lufte. Ekonomija e tregut te lire eshte e krijua nga njerezimi dhe nuk duhet te lejohet te behet shperberesja e njerezimit.

      Nuk ka shume gjera qe pasuria e madhe mund tu bleje te pasurve dhe jo te varferve pasi teknollogjija e avancuar ka bere qe te rritet prodhimi ne mase per shume prodhime duke ua ulur cmimet por ne te njejten kohe duke ua ruajtur njefare niveli kualiteti. Nese pasuria e madhe nuk ka dobi per te pasurit atehere perse kalojne jetet e tyre duke menduar se si do ta ruajne dhe ta shtojne ate pasuri. Super te pasurit nuk jane me njerez ne “software” por vetem ne ngjashmeri fizike.

      Nese pasuria e madhe nuk ka me vlere per te pasurit atehere perse nuk reformohet kapitalizmi dhe te vihet tavan pasurie dhe force sociale mbi individed.

      Te pasurit jane ata qe heret a vone do ia kthejne themelin jetes mbi toke. Tamaja per pasuri dhe dominance I ka cuar te pasurit me dhjetera here prane arsenaleve berthamore.

      Sistemi kaotik I tregetise se lire nuk mund te shihet si sistem jashte njerezimit, por si pjese e nderlidhur e tij. Dhe si I till ai nuk mund te lihet jashte cdo kontrolli duke u mjaftuar ne deshiren e te pasurve per te bere mire per te gjiithe sic bejne vazhdimisht ne boten ne zhvillm me anen e FMN, BB dhe OBT qe detyrojne vendet e varfera te ngrejne kembet per kompanite e pasanikeve te vendeve te pasara.

      Nen hijen e stalinizmit kapitalizmi u pispillua si I derguar i zotit ne sherbim te njezimit, por me permbysjen e stalinizmit e vetmja qlternative na solli luftera dhe konflikte te pa nevojshme.

      Te felliqurit nuk shohin me ndonje dobi nga pasuria e madhe pasi shume gjera arrihen edhe me pasuri mesatare dhe te vogel por pasuria e madhe u jep atyre access ne koridoret e fuqise sociopolitike dhe u sigurone dominance ne shume aspekte te jete supremaci sociale te padiskutuara. Kjo eshte esenca e raportit te Oxfam.

  2. Farruku says:

    normalisht qe nuk eshte turp pasuria e vene me djerse por e vjedhur nga shqiptaret eshte turp me siguri

    http://bit.do/hajdutet-e-Shqiperise

    1. andromeda says:

      Me keqardhje, por pasuria gjithmonë diku është vjedhur derisa bën diferencimin e të pasurit dhe të varfërit.

      1. andromeda says:

        P.sh., mjeku apo avokati e vënë pasurinë me abuzimet që bëjnë me profesionin e tyre. Mos them për politikanët që abuzojnë tmerrësisht me pushtetin.

  3. stela says:

    Po as varferia more zoteri, nuk eshte turp!!!!!!

  4. askushi says:

    ky eshte mashtrimi me i madh qe u behet njerzeve te thjesht dhe te varfer. Padyshim ky Shmidt duhet te jet i te njejtes klase me deputet tane. Ekonomia e tregut sjell moonopolizim te gjithçkaje dhe kjo sjell, varferi, vuajtje, semundje dhe ne fund vetvrasje (nese te varferit jane edhe te varfer menderisht)! Ti mor zotri harron qe papunesia teknollogjike eshte duke u shtuar me ritem eksponencial dhe ne krye te 20 vjeteve sdo te ket nevoj per fuqi puntore (kane filluar qe tani qe ka fabrika te tera qe kane vetem 10 puntore nga 1000, ne gjermani eshte hapur restorant qe ska asnje puntor etj etj.), dhe nese njerzit (keta 99%) nuk marri frenat e pushtetit ne dore do kalojne nga skllav qe jane sot ne sapun per ju neser! Shqiptaret nuk kane nevoj per teori se po e heqin ne kurriz çdo te thot ekonomi tregu dhe prone private, ja dhe pak dhe do filloj te plasi luft civile si ne vendet afrikane!

  5. Alberti says:

    I pasur me djersen tende nuk behesh kure.

  6. Agim Anastasi says:

    Ja nje njeri optimist, e ne kete krize te madhe. Do te jete ndonje propogandues i liberaleve. Po i nderuar pasuria nuk eshte turp , por nuk eshte turp qe qytetaret te jene te ndjeshem, e ne ditet qe jetojme te bejne me faj shtetin qe ka harruar te tatoj. Fakte eshte se ne vendin tend veshtire te behesh i pasur sot ,ndersa ne vendet ne tranzicion ka shume. Sa per ekonomine e lire qe mburesh, ajo vertete eshte e lire por ne njeren ane,vetem per ata qe procesin e kembimit e bejne per fitim e jo per konsum. Ana tjeter e shoqerise qe mere pjese ne kembim del me gishte ne goje dhe se pyet kush per lojen e çmimeve. Ideja jote se shyqyr qe kemi te pasurit qe pergjerohen per shoqerine eshte njesoi si propoganda komuniste qe mburej shyqyr qe kemi partine. Po nuk ja vlene te zgjatem me ,pasi me dukesh sikur sapo je zgjuar nga nje gjume letargjik prej vitesh ,e nuk di ç’po behet. Ne fund te fundit eshte e drejta jote te flasesh perçarte.

  7. ed says:

    Hahahaha, ja dhe nje tjeter teoricien i “therrimeve qe bien nga tryeza e te super pasurve”.

    Po ta perkthejme ne shqip, medemek ky njeri po na tregon se Zamiri, Zeni, Sandri, Gimja i Red Bullit, Kunati, Gita, Taçi, etj. i kane hallall paret e tyre dhe se eshte ne interesin e cdo Shqiptari qe ata te behen edhe me te pasur qe te investojne me shume!!!

    Kjo eshte teoria e leshit qe na serviret. E verteta eshte se pasuria vendoset nga grumbullimi i pareve ne nje grusht njerezish ne kurriz te mases tjeter te popullsise, e cila sherben vetem si burim te ardhurash per keta.

    Kush do te lexoje nga ekonomiste me te zote se ky tipi (i pari ka Nobel ne ekonomi, i dyti ka qene minister i ekonomise i SHBA-se, e treta eshte presidente e bankes qendrore amerikane – FED, e katerta eshte agjensia “komuniste” Standard & Poors) le te lexoje keto me poshte:
    http://www.nytimes.com/2014/08/08/opinion/paul-krugman-inequality-is-a-drag.html
    http://www.democracyjournal.org/33/the-inequality-puzzle.php?page=all
    http://federalreserve.gov/newsevents/speech/yellen20141017a.htm
    https://www.globalcreditportal.com/ratingsdirect/renderArticle.do?articleId=1351366&SctArtId=255732&from=CM&nsl_code=LIME&sourceObjectId=8741033&sourceRevId=1&fee_ind=N&exp_date=20240804-19:41:13

  8. katarakti says:

    Por kur ti sulmon vende te tjera per tu vjedhur naften dhe gazin a eshte turp?! Po kur u merr vendeve te varfera pasurite e tyre per nje cope buke dhe i shet 100 here me shume a eshte turp? Por kur merresh me fajde, pra grumbullon kursimet e njerezve me 1 perqind interes dhe ua jep te tjereve me 10 perqind, si psh bankieret, a eshte turp? Por kur mbyll fabrikat ne Europe dhe Amerike duke i lene punetoret pa pune atje dhe i transferon ne Azi, ku i paguan punetoret me 25 cent ne dite – a eshte turp?!

  9. ai says:

    publikimi i ketij artikulli eshte turp.

  10. Giacomo Pucini says:

    Nje i pasur ka nje uzine kimike e cila pasuron pronarin dhe i jep rroge punetorit. Pas nje kohe x, mbeturinat toksike te uzines kimike shkaterrojne ambientin ose atmosferen, ndohtin ajrin dhe qe te dy si pronari edhe puntori do te semuren nga x apo ypsilon semundje e organeve te frymemarrjes ose te lekures ose te dickaje tejter.
    I pasuri ka aq shume para sa, vec nevojave te jera, te sheroje vehten e tij dhe familjen
    Puntori ka aq para sa te ushqehet, te paguaje renten e strehimit dhe te shkoje per holidey. Ndersa para per te shkuar ne klinikat ku mund te sherohesh ne menyre komplete nuk ka, ndaj duhet te shkoje tek niveli me i ulet i sherbimit mjekesor dhe duke mos marre sherbimin superior qe merr pronari i uzines jeta e tij do ti shkurtohet disa vite.
    #Tani, le te dale ai bir kurve kapitalist, komunist a pidh i semes te me tregoje se ku eshte barazia e te drejtave ketu.? Shkurt, mos na rrokanisni koken me pallavra sofistike dhe tautologjike te demokracise athinase qe ka mbi dymije vjet qe ka perenduar dhe prap gjykohet se ishte demokraci per te pasurit e Athines dhe diktature e eger per sklevrit si forca nga me kreysoret prodhuese te antikitietit. Qe kjo eshte e q…e, e tille eshte vertet, por kjo lyerja e mikut me kos ua prish mendjen disave qe i mbajne trute ne zorren e trashe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje