Shoqata e Hidrokarbureve ka reaguar pas debatit se pse çmimi i naftës nuk ulet në Shqipëri, ashtu siç ndodh në gjithë botë.
Kjo shoqatë thotë se shkak për këtë janë taksat e shumta që ka vendosur qeveria ndaj tregtarëve të hidrokarbureve.
Të njëjtën gjë thotë edhe opozita, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe pretendon se çmimi nuk ulet për shkak të monopolit të tregut të hidrokarbureve.
“Duke parë keqinformimin e opinionit lidhur me reagimin e tregut të karburanteve në vend, në përshtatje me konjukturën botërore sqarojmë se:
Tregu ynë i karburanteve ka reaguar në mënyrë koherente pasqyrën në ulje të çmimit të karburanteve, por çmimi i karburanteve si dhe i çdo produkti tjetër nuk varet vetëm nga ulja ose ngritja në tregun ndërkombëtar, por edhe nga niveli i taksimit që aplikon çdo vend, stabiliteti i monedhës vendase, modeli ekonomik që aplikohet në organizimin e tregjeve si dhe konkurueshmëria e tregut.
Meqë të keqinformuar, ose me dashje disa burime opinioni mendojnë se tregu ynë nuk reagon për arsye se mungon konkurenca, ju shpjegojmë se tregu në këtë sektor ka një konkurueshmëri më të lartë se çdo treg tjetër në vend.
Këtu konkurojnë në një garë të fortë për treg importues vendas dhe të huaj si dhe prodhues dhe ska asnjë pengesë ligjore për futjen në treg çdo ditë të operatorëve të rinj.
Faktori i dytë që përcakton çmimin, që është faktori kosto për ta krahasuar me rajonin, shohim të aryeshme të shpjegojmë se në krahasim me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe më gjërë jemi i vetmi vend që në çmimin e karburantit shtohen 3 (tre) taksa:
1-Taksa e Qarkullimit 27 Lekë/Litër
2-Taksa e Karbonit 3 Lekë/Litër
3-Taksa e Markimit 1 Lekë/Litër.
Po kështu niveli i TVSH-së që aplikohet mbi qarkullimin e karburantit në Kosovë është 16%, në Maqedoni 18% dhe në Mal të Zi 19%. Vetëm nga këta dy faktor çmimi i naftës në Shqipëri rritet mesatarisht 42 Lekë/Litër.
Sqarojmë se në qoftë se këto 3(tre) taksa dhe TVSH-ja do ishin në të njëjtin nivel me vendet fqinje, ne do ishim mesatarisht me çmim 7 Lekë/Litër më lirë se rajoni.
Sa më sipër nga çdo analizë reale rezulton se çmimi i shitjes së karburanteve në vend është në kufijtë e kostos dhe në konjukturën e krijuar për këtë treg ka një shqetësim, pasi kërcënohet nga ulja e sasisë së blerjeve duke kaluar një pjesë e klientëve në vendet fqinje si dhe prishja e cilësisë nga operatorët, të cilët në luftë për të mbijetuar në treg i drejtohen kësaj rruge”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Hidrokarbureve./b.l
E keqjia ne kte vend eshte se nuk kane cuar profesionist neper keto institucione por kane cuar militant,te cilet nuk dine te bejne mire llogarit.
Nese do te kishte specialist te mirefillte ne keto zyra shteterore dhe nuk do te kishte korrupsion,juve te kesaj shoqate Gazoilin dhe Benzinen duhet ta shisnit minimumi 200-250 leke(te vjetra)me pake per nje liter,po ti referohesh burses se sotme plus te gjitha detyrimet ne shtet,i bie qe ju te fitoni 50-60%, ndersa po te funksionoi me mire kontrolli shteterore,ju fitimin nuk duhet ta kaloni mbi 20-25%.
Te gjitha makinat do shkojne te furnizohen ne Maqedoni Mali i Zi dhe Greqi, keshtu do bjeri konsumi i naftes, dhe qeveria do marri me pak fitim.
Faji kryesor qe nuk kemi ulje te cmimit te hidrokarbureve, eshte privatizimi i plot i ketij tregu ,ku shume mire mund te kishte nje kompani shteterore qe do te bente ekuilibrimin e tregut, shembulli ishte nderhyrja e Insigut ,kur kompanite e tjera privati rriten cmimet e siguracioneve. Ekonomia liberale qe na lane Pashko , Ruli, Angjeli , Bode dhe Haxhinasato. Jane pasojat e shfrytezimit deri ne palce te shqiptareve. Shikoni kompanite kryesore, jo vetem te hidrokarbureve por te gjitha ato qe jane monopol kane suporte politike nga mbrapa prandaj, politikanet hezitojne te votojne masa antimonopol. Sipas shpjegimit te mesiperm del se vetem taksat e ngarkojne cmimin me 42 leke , duke ditur cmimin faktik , sa eshte marzhi I fitimit per liter? Jemi ne fajtor si popull qe kemi ndertuar kete katraure ekonomike kur zgjodhem keto palo politikan qe nuk I rreh fare tek hallet e popullit. Shikoni monopolet qe na la Saliu dhe Nano qe na detyrojne si shqiptar te paguajme me shtrenjte nga te gjithe per shume sherbime si ne telekomunikacion , ne aeroport dhe tek hidrokarburet. Bracja mos te dale dhe te jap vetem fakte , por te vepro si kryetar i komisionit te ekonomise duke nderhyre me forcen e ligjit si qeveri, per uljen e marzhit te fitimit ne fushen e hidrokarbureve duke u bazuar ne nje analize te sakte financiare.Ulja e cmimit te naftes eshte shans i mire per rimekembjen ekonomike dhe zhvillimin e degeve te reja te ekonomise.Kjo eshter punaq e ministrit Ahmetaj dhe jo te vazhdoje rrugen shkaterrimtare te ekonomise qe ndoqen parardhesit e tij duke privatizuar dhe Albpetrolin. Po pastaj cfare do berni me ekonomine vetem do merrni taksa. Per mua Rama duhet te largoje te parin Ministyrin Ahmetaj qe do te shese dhe ato prona qe 0kane mbetur dukew qene sekseri kryesort dhe jo te rrisin menaxhimin e Albetrtolit dhye insigut per te dhene me shume vende pune dhe te ardhura ne buxhet . Ekonomia neo liberale eshte shkaktarja e krizes dhe I polarizimit te shtresave shoqerore duke rritur varferin dhe duke imponuar qeverite kuklla.
haahahah sa gallate jane, nuk kane pike turpi.
Po eshte ulur cmimi i mallit kur e bleni more gomerë, me te njejtat taksa i bie qe cmimi final te ulet.
Problemi i vërtetë është se ka një trust që i mban çmimet lart dhe që nuk ka autoritet që të shkatërrojë trustin që ka monopolin.
jeni kokrra e hajdutit , vidhni diten me diell se nuk ka shtet. po per cilesine e karburantit pse nuk e krahasoni me vendet fqinje ?
Po,ulet çmimi. Te liberalizohet tregtia e jashtme tue lejue çdo subjekt qi tregon karburant e drejta per me importue dhe exportue karburante.
NAFTA NUK ULET SEPSE NE SHQIPERI KEMI DISA MONOPOLE QE NUK E LEJOJNE ULJEN E CMIMIT SEPSE JANE TE LIDHUR ME QEVERINE DHE PAGUAJNE HARACIN TEK KRYEMINISTRI PER TE RUAJTUR MONOPOLIN,PO MOS TE KISHTE MONOPOL CMIMI DO ISHTE 800 LEKE PER LITER.
dy llogari
27 leke + 3 leke + 1 lek = 31 leke ose 310 leke te vjetra
javen e fundit cmimi per fuci (150 litra) ishte rreth 50 US dollar
ose 50×120(kursi i dollarit) = 6000 leke. nje liter grezzo kushton
6000/150 = 40 leke ose 400 leke te vjetra.
kuptohet qarte .
Ne USA dhe konkretisht ne New York taksat e shtetit dhe te qytetit mbi karburantet jane pothuaj me te lartat ne bote por perseri cmimi i benzines nga 4.2$ per gallon (3.8 litra) eshte ulur ne 2.4$ per gallon.
O Ai
cmimi i karburanteve qe shiten per konsum nuk llogaritet me cmimin per fuci. Llogaritet me ton/m3 dhe eshte nje tjeter lloj burse.