Marrëveshja/Doganierët do të hetohen për pasuritë prej vitit 2003

16 Janar 2015, 12:57Ekonomia TEMA

E gjithë administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi duke nisur që nga viti 2003, ndërsa doganat angazhohen të bashkëpunojnë me Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Kontrollit të Interesave.

Drejtoresha e Pergjithshme e Doganave Elisa Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, nënshkruan të premten në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit për komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave.

Spiropali bëri të ditur se marrëveshja bëhet me synim marrjen e masave displinore ndaj personelit doganor që Inspektoriati e ka evidentuar apo propozuar për masa administrative ose edhe kallëzim penal.

Ndërsa kreu i ILDKPKI-së theksoi se këtë vit ILDKPI do të fillojë kontrollin nga 2003 të të gjithë punonjësve të administratës doganore.

“Ky nivel bashkëpunimi është në kohën e duhur, në mënyrë që për të gjithë zyrtaërt që do të gjenden në shkelje të ligjit përvec kallëzimit penal në organin e prokurorisë, të meren masa administrative me largim nga puna, sepse zyrtarët nuk mund të qëndrojnë në poste shtetërore nëse gjenden me fshehje pasurie apo konflikt interesi”, deklaroi Ganaj.gj.k/

10 komente në “Marrëveshja/Doganierët do të hetohen për pasuritë prej vitit 2003”

  1. ganiu says:

    interesohuni se i kane kaluar leket ne emra kushurinjsh, vellezerish por edhe shtepite luksoze ne mes te tiranes dhe ne bregdet nese nuk i justifkojne me parate dhe te ardhurat e shtetit duhet t’ia sekuestroni se jane bere supermiliardera. Po e bete kete fituat zgjedhjet vendore dhe ato te pergjithshme.

  2. ben says:

    Duhet me rras mrena te gjithe doganieret nga 92 deri me sot.Shume e lehte per ti kap,kane vjedh shume,te gjithe me apartamente,vila,shtepi te dyta etj.

  3. anonim1234 says:

    Dhe nje nisme tjeter antikushtetuese!

    1. Rebel says:

      A je doganier a???

  4. Heil H. says:

    Nuk ka asnje nevoje per hetim. Te gjithe te fajshem qe 99 e mbrapa. Po sigurisht qe sdo kapni asnje sepse jeni hajduter dhe vete.

  5. Futja kot says:

    Shkrimi i mësipërme duhet të kishte në fund diçiturën: Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni! Ose në origjinal: Пролетарии всех стран, соединяйтесь!

    Sa shtohen proletarët në këtë vendin tonë, edhe Lenini & Stalini do ta kishte pasur zili …! Përpara se të nënshkruani marrëveshje, komentoni, apo bëni gallatë o njerëz, PUNONI dhe NDËRTONI, mos shkatërroni se kemi që kur jemi krijuar që vetëm prishim nën moton: Prish tenxhere e bëj kanoçe!!!

    Edhe doganieri ka vjedhur e do të vjedhë, edhe politikani ka vjedhur e do të vjedhë, edhe populli ka vjedhur e do të vjedhë, por nëse shkojnë të gjithë në burg, kush do të bëjë gardianin!!!

    1. toni says:

      populli ka vjedhur 2 molle,1 kile patate dhe 3 qepe ndersa ju keni vjedhur miljarda jo miljona.nuk denohesh njesoj per 2 molle edhe per 5 miljon evro a me kuptove.duhet ti sekuastrohet pasuria te tere doganierave qe nuk e kane bere simbas ligjit.

  6. Qytetari says:

    Kjo eshte per te trembur punonjesit ne menyre qe kur ti heqin mos te kerkojne arsyet e largimit si dhe te mos e çojne çeshtjen ne gjykate.
    Ka afate per kontrollin si dhe periudhat e kontrolluar nuk mund te rikontrollohen pse do kryetari ILDKPI apo drejtoresha burre.

  7. sadushi says:

    fillimi i mbare gjysma e punes

  8. fjori says:

    Asgje nuk arrijne dot pasi me kete informalitet qe ka patur shqiperia ne keto vite i kane justifikuar te gjitha pasurite, pastaj keto jane vetem perralla qe thuhen se do te behet hetim, hetimi nuk behet keshtu duke i shfaqur neper televizione, keto jane shfaqje….. televizive etj. Po bejme se po punojme….!!! Hetime nuk mund te quhen keto…..!!!
    keto mund te quhen shfaqje se po bejme pune…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje