Spiropali: Synojmë lehtësimin e procedurave për biznesin

14 Janar 2015, 11:36Ekonomia TEMA

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali deklaroi se administrata doganore synon lehtësimin e qartësimin e procedurave për biznesin.

“Kodin e ri Doganor nuk na e kanë kërkuar në Bruksel, por administrata jonë, vizioni i ri, na ka mandatuar ne që të çojmë përpara këtë Kod, për të mundësuar edhe ndryshimin e mentalitetit në administratën doganore për të caktuar nisma të reja të marrëdhënies me biznesin, per të hedhur një gur themeli për ndryshimin radikal të marrëdhënies mes administratës dhe biznesit, si dhe për të krijuar një marrëdhënie më të drejtë e simetrike”, tha Spiropali.

Objektivat e përgjithshme që synohen të rregullohen me Kodin e ri Doganor janë përmirësimi, thjeshtimi dhe lehtësimi i rregullave dhe procedurave doganore për t’iu përgjigjur zhvillimeve të tregtisë ndërkombëtare dhe nevojave të operatorëve ekonomik. Sipas Spiropalit, Kodi i ri Doganor fut konceptin e operatorëve ekonomikë të autorizuar (AEO).

“AEO-të kanë disa avantazhe, si aksesi në procedurën e zhdoganimit të “centralizuar” “Centralized Clearance”, duke i lejuar ata të paraqesin deklaratat doganore dhe të paguajnë detyrimet në të shumtën e rasteve nga zyra e tyre e regjistruar.

AEO-të gjithashtu mund të lejohen të lëvizin mallrat, ndërkohë që ato janë ende nën magazinim të përkohshëm.

Përveç të tjerave, AEO-të do të kenë mundësi të përfitojnë nga shtyrje të pagesave, në bazë të një garancie me një shumë të reduktuar, në krahasim me operatorët e tjerë që nuk janë AEO, të cilët duhet të sigurojnë një garanci të plotë”, tha Spiropali.

Sipas saj,  një lehtësim tjetër për AEO-të ka të bëjë me kohën kur mallrat konsiderohen të çliruara për qarkullim të lirë.

Sipas Kodit të ri Doganor, mallrat do të konsiderohen të çliruara për qarkullim të lirë në momentin kur operatori paraqet deklaratën doganore, pa qenë nevoja të bëjë paraqitjen e mallrave.

“Megjithatë autoritetet doganore kanë gjithmonë të drejtën të kërkojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të kryejnë inspektime në ambientet ku mbahen mallrat apo dokumentacioni.

Procedurat e thjeshtëzuara, të parashikuara nga Kodi i ri Doganor, synojnë lehtësimin e tyre, duke ulur kostot dhe rritur sigurinë ligjore për operatorët ekonomikë”, nënvizoi Spiropali. /gj.k/

7 komente në “Spiropali: Synojmë lehtësimin e procedurave për biznesin”

  1. Mandi says:

    Ku i gjen mor ky i gjati gjithe keto cupelina mor aman!!!!!!

  2. ledia says:

    Kjo Elisa Spiropali para se te flasi per kodin doganor qe nuk ja paska kerkuar europa,le te dali e te japi nje konference shtypi per realizimin e planit te 2014 se ka genjyer sa ka mundur. Mua me ka bllokuar se i kam shkruajtur nje te vertete te hidhur ne faqen e saj. Planin e dhjetorit e ka kapur vetem 81%. Le te dali e te sqaroje opinionin publik pse kaq i ulet ky realizim. Po vjetorin,sa e ke kapur moj zonjushe apo ta them prap une?Po keto dite,me canta fallco ka dale prap ne pune pas talljes publike qe i bene?

  3. spartaku says:

    Spiropali deri tani ka treguar vehten e saj se sa e zonja eshte ne detyren e saj.Bravo,ajo deri tani ka punuar shume mire.Ka derdhur ne arken e shtetit aq sa nuk eshte imagjinuar ne qeverin e hajdutit Sali Berisha.Kush ka qejf per te folur keq le te flas sa ti çahet koka,por e verteta eshte e vertet,qe ajo eshte adapte dhe shume e zonja ne detyren e saj dhe shume korekte.E ardhmja e saj eshte ne rritje.Qeveria dhe e gjithe shoqeria progresive shqipetare do dij ta vleresoj pozitivishte dhe me nota maksimale.Gojet e liga te pd-ke le te shpifin sa te duan,dielli me shoshe nuk zihet.

    1. ledia says:

      Po he,sa ka derdhur ne arken e shtetit Elisa mo Taku? Pa na thuaj pak? 40 miliard leke te vjetur jane minus vetem per dhjetorin ne arken e shtetit. Le te flasim me shifra reale jo me hamendesime. Prit vetem pak se do ja degjojme pushken.

  4. vangjel says:

    Deri me tani Spiropali misheron rilindjen e vertete, bravo vajze

  5. ada says:

    Aman se na gajaset me kete misherimin e Rilindjes se vertete?! Kush more ka punuar mire LAJA e qeverise?
    Po ç’flisni o njerez, apo jeni pseudonimet e kesaj drejtoreshes me çanta fallco.
    Kjo eshte nje pule ordinere ne kotecin e Kaposh Kokeboshit.
    Dhe gallatat vazhdojne…

  6. ada says:

    Harrova te pyes: ato qe ka varur ne qafe i ka Perla apo Rruaza ordinere? Se aq te gjata sa qenkan, po te ishin perla do ti duheshin nja dy rroga te plota per li blere?
    He moj Elisa, ç’do na pergjigjesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje