Sot INSTAT-i publikoi vlerësimin statistikor për rritjen e ekonomisë shqiptare në tremujorin e tretë të vitit 2014 (korrik-shtator). Sipas INSTAT-it, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit në vëllim 3.30% në tremujorin e tretë, krahasuar me vitin e kaluar. Në pamje të parë, kjo shifër duket sikur e zbukuron realitetin, duke patur parasysh se në tremujorin paraardhës u regjistrua një tkurrje e PBB-së prej 0.61%, krahasuar me vitin e kaluar. A mos ekonomia i ndezi shumë fort motorat në tremujorin e tretë, krahasimisht me të dytin?
Në fakt, rritja e vëllimit të PBB-së nga tremujori i dytë në të tretin ishte vetëm 0.68%. Por kur krahason tremujorin e tretë të 2014-ës me të tretin e 2013-ës, diferenca është shumë e madhe (3.30%). Sepse tremujori i tretë i 2013-ës (periudha pas zgjedhjeve të qershorit deri në ndërrimin e qeverisë) regjistroi gropën më të madhe të PBB-së në dy vjetët e fundit – PBB-ja u tkurr 2.26% në atë tremujor, krahasuar me një vit më parë.
Po të mesatarizojmë shifrat e publikuara nga INSTAT-i për 12 muajt e parë të qeverisë së re, rezulton se rritja mesatare e PBB-së ka qenë 1.36%, krahasuar me një vit më parë (mesatarja e 1.10%, 1.65%, -0.61% dhe 3.30%).
Ky nivel rritjeje është më i ulët se 2-përqindëshi që ka parashikuar FMN-ja për vitin 2014. Që të arrihet 2-përqindëshi i parashikuar nga FMN-ja, do të duhet që rritja në tremujorin e fundit të 2014-ës të ketë qenë 3.64%, krahasuar me një vit më parë. Por se sa ka qene realisht, do ta marrim vesh pas tre muajsh.
Jooo mo si genjeka INSTAT-i??? Ketu ka plas buuum ekonomik.
Ky INSTAT-i ca funksioni ka??????
Me mashtru popullin (kjo s’pi me uje), apo nderkombetaret?????
Edhe kur mori Pushtetin Obama, papunesia vazhdoi te binte nga 7.8% ne 9.8%, por sot eshte 5.8%.
Ekonomia nuk eshte veture qe ndalet per 20 metra, por nje tren qe ka inerci te madhe, dhe duhet 5-6 muaj ta ndalosh nga rrenimi.
Kryesorja eshte qe rrenimi ndaloi, tani ka filluar ngritja.
Pastaj Edi eshte me i zgjuar dhe largpames, se nuk do te veri shifra shume te larta, qe te jete gjithmone ne rritje ekonomia.
Ekonomia eshte ne drejtimin e duhur, dhe kete e pohon edhe FMN.
Cfare zhgenjimi kjo qeveri, po ben njelloj si Saliu. Populli vuan keta fryjne shifrat. Saliu i frynte me nurjan kurse Rama i fryn me Filipin.
Bum, bum.
Te dytet mbas gjermanise.
Sa . Erdhi edi ekonomia po fluturon.
Hahahahaha.
33.3 perqind.
Duhet frenuat pak.
Ti Stela qenkerke koqja e injorantes-injorantit,shifra e insatit eshte ne raport me vitin e Saliut qe ishte minus,dhe Zaloshnja kete po te thot,po kujt ja thot Vicidoleve.
JO MORE C’NE TE GENJEJE RILINDJA???!!!
Ore ju komentues kuptoni apo jo shifrat ? Si Zaloshnja edhe Instati te njejten gje thone. Krahasimi behet me tremujorin e trete te 2013. Qe rritja per 2014 te jete 2% duhet qe tremujori i katert te kete rritjen 3.61% me te madhe se tremujori i katert i 2013. Mos flisni kot kur nuk kuptoni nga shifrat.
Ore ”e drejta kushtetuese” cilat shifra ke pare se nuk po marrim vesh. Ketu poshte ke shifrat nga buletini statistikor:
Transporti hekurudhor i mallrave në volum/km është rritur
107,5 % në tremujorin e tretë 2014 krahasuar me tremujorin e
tretë 2013, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është
ulur 6,3 % . Transporti ndërkombëtar hekurudhor i mallrave
në volum/km është rritur 62,3 % ndaj të njëjtit tremujor të
një viti më parë, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2014
është rritur 17,4 %.
Numri i pasagjerëve për km që kanë udhëtuar me linjat
hekurudhore në tremujorin e tretë 2014 krahasuar me
tremujorin e tretë 2013 është ulur nga 4.615 në 2.490
pasagjerë/km, respektivisht 46,0 %. Krahasuar me tremujorin
paraardhës, ky numër është rritur 3,8 %.
Volumi i ngarkim shkarkimit të mallrave në porte është rritur
1,7 % krahasuar me tremujorin e tretë 2013, ndërsa krahasuar
me tremujorin paraardhës është rritur 1,3 %.
Në transportin ajror operojnë 16 shoqëri fluturimi, ku të gjitha
janë kompani të huaja.
Në tremujorin e tretë 2014 janë kryer 5.102 fluturime nga
kompani të huaja, duke shënuar rënie prej 15,2 % ndaj
tremujorit të tretë 2013. Numri i mbikalimeve të fluturimeve
në hapësirën ajrore shqiptare gjatë këtij tremujori është
64.969 duke shënuar një rënie 0,3 % ndaj të njëjti tremujor të
një viti më pare dhe rritje të ndjeshme prej 32,4 krahasuar me
tremujorin paraardhës.
Kam marre vetem transporting sepse INSTAT-i doli dhe tha se transporti u tkurr me 1.05%. Tani na i trego ti se cilat shifra kupton ti.Buletinin statistikor mund ta shkarkosh ketu:
http://www.instat.gov.al/al/publications/librat/2014/buletini-statistikor,-tremujori-3-2014-.aspx
Dhe tani i drejtohem juve i nderuari gazetar Eduard Zaloshnja. Perpara se te shkruani nje artikull paraqisni disa shifra se beheni dhe me te besueshem dhe nuk e corodisni miletin neper blogje.