Bankers Petroleum njoftoi se do të frenojë ritmet e rritjes së prodhimit për shkak të çmimeve shumë të ulta të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare.
Ky vendim i Bankers i njoftuar zyrtarisht, pritet të ketë impakt negativ në eksportet vendase, pasi vitet e fundit nafta zë peshën kryesore të eksporteve, raporton Monitor.
Në nëntor, kompania vendosi të mbyllë prodhimin nga disa puse me përmbajtje të lartë uji për shkak të reduktimit të kapaciteteve të heqjes së ujit pas një dëmtimi në një nga pompat e injektimit. Pjesët e këmbimit për pompën pritet të mbërrijnë në vend në mesin e muajit Janar dhe prandaj normat e injektimit do të rikuperohen përgjatë tremujorit të parë. Dy puse të tjerë me injektim uji janë planifikuar të shpohen përgjatë 2015-ës për të siguruar kapacitete të mëdha për injektimit e ujit.
Ndërkohë që pasiguritë e shumta mbi çmimet e naftës do të kenë një impakt mbi nivelin e shpërndarjes së kapitalit, Bankers po vlerëson me kujdes dhe rregullisht volumet e çdo pusi në fushë, njoftojnë burimet zyrtare të kompanisë. Bankers do të vijojë të menaxhojë aktivitetin e punimeve në puse dhe praktikave operacionale të rritjes së volumeve në përputhje me mjedisin aktual ekonomik.
Bankers ka shënuar një rritje prej 14% në vitin 2014 me një prodhim mesatar prej 20.687 fuçi në ditë kundrejt 18.169 fuçi në ditë në vitin 2013. Për tremujorin e katërt 2014, prodhimi mesatar nga fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës ishte 20.324 fuçi në ditë.
Në 2014-ën, shitjet mesatare të naftës arritën në 20.678 fuçi në ditë, 14% më të larta se shitjet mesatare në 2013-ën. Gjatë tremujorit të katërt, shitjet mesatare të naftës ishin 20.619 fuçi në ditë, 6% më të ulëta se mesatarja e tremujorit të mëparshëm, prej 21.992 fuçi në ditë.
Inventari i naftës së papërpunuar në 31 dhjetor 2014 u ul në 315.500 fuçi në krahasim me 342.500 fuçi në 30 shtator 2014.
Gjatë tremujorit të katërt, çmimi mesatar i naftës të Patos-Marinzës ishte rreth 57.31 $ për fuçi (që përfaqëson 75% të çmimit Brent prej 76,27 $ për fuçi), në krahasim me 78,55 $ për fuçi që ishte çmimi mesatar në tremujorin e tretë të vitit (që përfaqëson 77% të çmimit Brent naftës prej 101,85 $ për fuçi). Shitjet në tregun e eksportit gjatë tremujorit të katërt përbënë 64% të shitjeve totale, me një çmim mesatar eksporti prej 77% të çmimit të naftës Brent.
Ne se kontrata me Albpetrolin (shtetin Shqiptar ) eshte bere vetem per volume te nxjerra produkti (jo fluidi ) nga nentoka ,pa afat kohor pa tempe te marrjes nga nentoka “Banlers ” mund te beje qejf sa te doje se nuk mund t’i thote njeri plaç me goje
Gjithmone prodhimi ka fitim. Por Bankers ishte mesuar me Qeverine e Sales, ku e shiste 30% te produktit kontraband.
Po pse moj Bankers pse ???? shite ne Shqiperi se ktu nuk ulet asnjeher KKKKKKK Gjigant per bythen e Shqipkarve !
Cmimi i naftes ka rene nen 50$ per fuci,ne Albanistan,Berishastan dhe Ramastan nuk ka ndermend te ulet,e shikoni o popull ‘krenar’ kush qeveris.”te na lartesohet droni”
Meqenese ankohet per uljen e çmimit te naftes, sigurisht Bankers perdor nxjerrjen me metoden “shale oil”, pasi kerkon perdorim te ujit, lendeve kimike, eksplosivave dhe hapje te puseve te reja vazhdimisht. Kjo eshte metode e nxjerrjes se naftes demton shume ambjentin, helmon ujrat nentokesore dhe zakonisht perdoret ne hapesirat tokesore me popullim te vogel. Kjo metode ka shpenzime dhe çmimi i ulet i naftes ne treg e nxjerr jashte loje. Nuk e di se çfare licence i eshte dhene kesaj kompanije nga shtetaret tane.
shqiptar
Kapitalizmi nuk eshte socijalizem,njeriun e ben berllog ne fund.
Bankers Petroleum është një kompani në të Virgjëreshës Islandë. Nga mashtrimit fillim, e cila është e ndaluar Kathastrophe mjedisore në Evropë metoda kimike. Tatimet këto banditë kurrë paguara
O SHOKU, VETE SHTETI SHQIPETAR ESHTE VIRGJERESHE ISLAND E KALUAR.
BANKERS ESHTE NE VENDIN E DUHUR, JE MIRE NGA TRUTE APO SI.
INVESTITORET SERIOZE (KUR NISET NDONJERI PER SHQIPERI SEPSE MERR INFORMATA TE GABUARA), SAPO HEDHIN NJE SY NGA LART I JAPIN URDHER PILOTIT TE NDRYSHOJE KURSIN, PASI ANULLOHET ULJA NE RINAS, E JO ME TE REZISTOJE DERI TEK INVESTIMI I PARAVE NE SHQIPERI.
A JE MIRE A FLET PERCART.
NAFTA,KROMI,gazi,uji,portet,aeroportet,telefonia,pyjet, hidrocentralet,duhen te jene nen menaxhimin e shtetit,per te miren e popullit shqiptar.
O tiku ik nga ky vend se nuk ka per te qene asnjeher ashtu si thua ti..nese je jashte aty rri…po s’pertove shiko pak ne google earth marinzen. Ato njollat e bardha jane cisternat dhe puset e naftes. Bej nje shume te siperfaqes se tyre me tokat e fshatareve qe jetojne aty afer…do e kuptosh se e kujt eshte shqiperia..ah se harrova ky gazetari me K te madhe jo rastesisht ka harruar te shkruaj qe bankers nuk ka deklaruar asnjeher fitime por vetem humbje…kupton ti sa ne hall na ka rene ky trapi i meros
Komentet ja fusin kot. kjo eshte ok pain serioze me 480 veta te punesuar e paguan taksat e del me fitim Jo humbje…
kjo firma kanadeze eshte firma me serjoze ne shqiperi, ka 600 te punesua me te tera kushtet dhe me rroga 600 dollar me e ulta.