Ahmetaj: 2014 ishte vit i vështirë, paguam 360 mln USD borxhe. Gjatë 2015-ës do rritim punësimin

6 Janar 2015, 16:40Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat, renditi arritjet e institucionit që drejton gjatë vitit2014, ku pohoi se ishte një vit i vështirë.

Ahmetaj tha se pavarësisht gjendjes së vështirë, 2014 ishte viti i nisjes së rimëkëmbjes ekonomike. Gjatë vitit që lamë pas sipas tij u hapën 81.000 vende pune dhe qeveria shleu 360 milionë dollarë borxhe.

“Viti i parë i qeverisjes, viti 2014, patjetër që ka qenë një vit i vështirë, por shënon rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe fillimin e reformave më të domosdoshme për konsolidimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike;

Ishte viti i punësimit, mbi 81 000 vende të reja pune janë hapur apo regjistruar në vitin në 2014; Dhe ishte, patjetër, viti i një marrëdhënie krejt të re me sipërmarrjen. Qeveria i shleu, pagoi, mbi 360 milionë dollarë borxhe të prapambetura dhe vazhdon, edhe sot që flasim, të paguajë ato borxhe”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri gjithashtu foli edhe për sfidat e zhvillimit ekonomik që presin institucionin që ai drejton gjatë 2015-ës.

“Viti 2015 do të jetë, sikurse i jam referuar shumë herë, viti i sfidës sonë për të kapërcyer në nivelin tjetër të rritjes ekonomike, duke asistuar në mënyrë aktive sektorë të rinj me potencial të lartë dhe duke prodhuar paketa mbështetëse që do të kenë impakt të drejtpërdrejtë pozitiv mbi ekonominë dhe qytetarin.

Gjithashtu, 2015 do të jetë viti i luftës kundër informalitetit; i vazhdimit të reformave; i drejtësisë fiskale; i investimeve të huaja dhe i rritjes akoma më tej të punësimit.

Sot dua të ndalem në një element që, në fakt, përbën risinë e parë të vitit 2015 – Marrëveshjet e Partneritetit Publik Privat (PPP). Prej disa muajsh në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po punohet, në bashkëpunim me shumë Ministri, institucione dhe partnerë ndërkombëtarë për të ri-konceptuar procedurat aktuale të koncesioneve dhe të Partneritetit Publik-Privat, në përfitim të qytetarëve. Për këtë është zhvilluar një analizë e thellë, e detajuar e koncesioneve dhe shërbimeve publike, në mënyrë që të mundësohet standardizimi dhe lehtësimi i procedurave e të kalohet tek projekte konkrete të cilat mund të ofrohen si marrëveshje koncesionare, një marrëdhënie e re publik-privat”, theksoi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. /j.h

25 komente në “Ahmetaj: 2014 ishte vit i vështirë, paguam 360 mln USD borxhe. Gjatë 2015-ës do rritim punësimin”

  1. dorina says:

    ik or jevg hajdut po c’lidhje ke ti me punesimin? ske punuar nje dite ne jeten tende vec ke vjedhur

    1. majlinda says:

      Bravo zoti minister ky eshte modeli i duhur qe duhet te ndjekim ne rritjen e efikasitetit te sherbimeve per qytetaret.

      1. redi says:

        Lufta kunder informaliteti duhet te vazhdoj sepse do sjelle me shume rritje ekonomike

        1. andi says:

          Po sillni rilindjen qe premtuat zoti minister po beni nje lufte per te rritur ekonomine shqiptare

          1. andi says:

            Me ane te inovacionit po ndikoni drejt per drejt ne rritjen ekonomike.

          2. bledari says:

            Marrdhenia qe krijohet nga partneriteti privat publik do sjell sherbime me te mira per shqiptaret

            1. hendi says:

              Pune shume edhe fjale pak kemi nga ky minister.

              1. nesti says:

                Po rrisni rritjen ekonomike me nismat qe po ndermerrni.

    2. Nepunesi Velise says:

      Punoj vete ne zyrat e punes, dhe per vitin 2014 jane hapur total 8000 (8 mije) vende pune ne Shqiperi nga te cilat 7800 jane me pagese 17,000 leke te reja ne muaj bruto.

      Rilindja po rren me shume se Saliu… duke u shtuar 0 mbrapa shifrave!

      Ishalla te ze shtepia e re brenda o Edvin mashtruesi!!!

    3. vini says:

      Ca thua moj dorina ska punuar as nje dite po ato borxhe qe permenden e ketu se u lane kush ti lau saliu, po ato kredi qe u moren apo falin lek bota, po ato biznese qe u shlyen po ato ngritjet ne renditje boterore kush ti bere apo ndodhen vet lexo ndonje cik se nuk te ben dem.

      1. Erindi says:

        Po lere mos ta luaj njeri ahmetajn se eshte njishi, sa ka filluar pune e deri me tani pune me te mire nuk ka cte beje me, as show as reklam te tepruar e asgje kot me kot te ishin te gjithe ministrat si ky ?

        1. jona says:

          Mos te ishte ky bosi ktu me aq borxhe sa i kishte shteti kompanive private shqipetare dhe jo vetem, me aq borxhe sa i kishim dhe institucioneve te huaja e me sa mundesi kishim per ti lare tani do ishim duke punuar per ndonje serb se do kishim falimentuar me kohe e do ishim bere koloni rrezik por jo vetem qe sndodhi po jemi dhe ne goxha pozita te mira.

    4. Livia says:

      Pune te mbare per 2015

    5. Ina says:

      Shume vleresime per performancen gjate vitit qe lame pas dhe suksese per kete vit.

  2. psevertete says:

    Filloni tani gjithe rrogetaret e Ahmetaqit me komente te tipit bravo sa mire punon qeveria, ky eshte ministri me i suksesshem, ecni ne kete rruge etj

  3. taipi says:

    legen, i paafte, sahanlepires

  4. hera says:

    ik mor hajdut , minister medioker e lapangjoz. Kush ja ka mbushur mendjen Rames qe i duhesh ti…? Le qe nuk me genjen me mendja per moralin e Rames. Per sa kohe ben sekserin ti …i duhesh, pse jo. Po rilindje me Ben Ahmetin e Gen. rulit e Fatos Nanos – Nuk mund te kete

  5. klodi says:

    Bravo ministrit,me ne fund pas kaq shume vitesh po behet dicka per te qene per Shqiperine

  6. alma says:

    Do kaq shume pune te behet Shqiperia ashtu sic duam ne dhe deri tani fale qeverise jemi ne rrugen e duhur

  7. Ahmet Beni says:

    … Benke vazhdon te genjesh ne xhiro qe i ke blere Rames makinen e re te Mektrin Motors? Karrieren e ke filluar si Drejtor te Tatimet dhe si e ke vazhduar ti e di. Deshe te merrje dhe te OSHEE tenderin e matsave sa te doli emri Ben Macja. Hahaha. Super legen super hajdut bukeshkale.

  8. tarja says:

    ca punetor me duhen mua per tek ara,rreth 3000 vet,me 10 lek dita per nje periudhe 2 ditore(mos thoni o njerez se ska punesime)

  9. leka says:

    Konsolidimi i ekonomise dhe financave shqiptare vendoset duke pasur parasysh , menyrat e reja te zhvillimit ekonomik dhe financiar ku alternohet sktori strategjik shteteror dhe. Ai ekomise private duke pasur rregullator shtetin..Si minister per mendimin tim ke performance te dobet, dhe kryesorja menyra se si don te drejtosh dikasterin e ekonomise duke privatizuar dhe ato pak asete publike , qe per mua eshte krim ekonomik. Te dish z. Ahmetaj se rruga qe ti po ndjek ne privatizimin total te ekonomise do ta coje Shqiperine me keq se e la Berisha. Strategjia e juaj nuk eshte e majte, por radikale liberale dhe e imponuar nga FMN dhe Banka Botrore qe jane shkaktare kryesore te shkaterrimit ekonomik te shume shteteve, fakt eshte TEC I Vlores qe kUshtoi 100 milion$ dhe akoma nuk punoni.Ne rast se doni te rrisni punesimin dhe rritjen ekonomike duhet qe ndermarrjet shteteror te mos shiten por te mir menaxhohern dhe krijojne mundesi me te medha punesimi dhe te ardhurash per buxhetin , ketu e kam fjalen per Albpetrolin, Posten shqiptare Energjetiken qe kane ngelur si dhe kompanine shteterore te sigurimeve qe ka nje treg super te sigurte si dhe fitime te medha. Ti neser ne qofte se kryen keto privatizime dhe konmcensione do jesh pergjegjes penalisht.Shiko se cfar ndodh me albtelekomin qe shiti Nano dhe Berishan eshte turpi i telekomunikacioneve europiane si ne cmime te larta ashtu dhe ne performance , ku sot shteti nuk merr asnje lek nga. Aksionet qe ka 23% qe ka .Privatizimet e deri tanishme ne Shqiperi jane te deshtuara, superkorruptive dhe mbi te gjitha ne kurriz te konsumatorit shqiptar.Dhenia me koncesion e rruges se kombit si mirembajtje eshte qe ne fillim krim ekonomik qe neser do te gjykohewt ku privatit i jepen miliona € per nje veper qe ka kushtuar 1miliard e 330 milion$ nga taksapaguesit shqiptar.Pse mos te menaxhohet nga drejtorite rajonale te rrugeve duke punesuar dhe me shume punetor dhe kjo arrihet duke rritur menaxhimin .Keto privatizime qe ti propozon jane jo efektive dhe kryekeput vjedhej e financave shqiptare Rasti me skandaloz eshte gjendja e rrugeve soty ku miqte qe moren koncensionet nga hajdutet qeveritar I lane pa pstruar ky eshte fakt qe e sheh populli.Per mua Rama ty dhe Gjiknurin duhet te ju zevendesoj se nuk jeni te afte .Po nuk u riaktivizua industria minerale dhe agroushqimore dhe po nuk u zhduken monopolet Shqiperia do shkoj me keq.Rama merr masa dhe Ahmetaj duhet te iki i pari.Me koncension ipen veprat e reja qew inmvesaton privati ne pasurite shteterore.

  10. Mallakastrioti says:

    @@Ahmeti,dhe gjithe Banda Qeveritare…:Na keni frytur “Topet” me Vendet e punes qe hapet me 2014-ten,dhe presim tani me 2015-ten..
    Nje Pyetje ti i kabinetit Rama???(Jo se me pelqen Berisha)..
    1-Ata qe pushoni nga Puna ne Shqiperi me motivacjonin “Shkurtim i vendit te Punes”..si Behet Halli i tyre???
    2-Edi rama qe kerkon ta bej Shqiperine me Ligje Europjane ..athere ligjet Europjane te pa punet i Trajtojne me Asistence-Socjale…(Per te ngren akoma edhe Pagimin e Baneses)….apo Ligjet Shqipetare Europjane ..te lene pa-pune..dhe te hedhin ne Rruge te madhe ..ne menyre “Europjane”???keshtu ju “Politikane Amatore” qe mbushni xhepat me Djeresen e Shqipetareve te thjeshte…per c´fare vende pune na Flisni , kur edhe ata qe Punojne nuk jane te sigurt a do te kene Pune Neser…
    @@@Se paku mos na Beni deklarata te tilla, se kur te vini perseri per Fushate, do tju zeme jo me Gure por me Kallashnikov…lol

  11. Linda says:

    Kur ishte ne opozite e therrisnin BIDON me pas gjate fushate Tiger i cili me pas u shnderrua ne MACE hajdute kalo nga Top Chanel se ta thote gjini cje haAHAHAHAHAAH

  12. Vit i veshtire ishte,nuk ke çfare ti thuash !

    Njeri me veshtiresi te madhe feston datlindjen me 500 veta, tjetri mir qe na u fut ne vilen e Dajtit se na kishte mbetur perjashta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje