Turizmi/ Gjermeni: Për Shqipërinë ka shumë paragjykime. Ja sfidat për 2015

3 Janar 2015, 10:50Ekonomia TEMA

Të gjithë ata që e kanë vizituar një herë Shqipërinë, nuk ngurojnë të kthehen një herë të dytë. Bukuritë e shumta natyrore që ka ky vend i vogël i kanë mahnitur të gjithë, duke mbushur faqet dhe kopertinat e shumë prej revistave dhe gazetave më prestigjoze të botës.

Turizmi në Shqipëri po shihet çdo vit e më shumë si e ardhmja e këtij vendi, si motorr i zhvillimit ekonomik e punësimit të njerëzve. Ka akoma shumë punë për t’u bërë në drejtim të zhvillimit të turizmit, ndaj dhe vëmendja e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit është e gjitha e fokusuar këtu.

Gjermeni thotë se sezoni veror turistik ka qenë goxha pozitiv për Shqipërinë krahasuar me vitin 2013. Ajo tregon se është rritur numri i turistëve me mbi 20 % apo 25 %, është rritur koha e qëndrimit të tyre në Shqipëri, është rritur edhe niveli i të ardhurave që turizmi jep për ekonominë shqiptare mbi 30 %, krahasuar me vitin 2013 (për 6 mujorin e parë sipas Institutit të Statistikave).

Ministrja thotë se është punuar shumë që të lehtësohen të gjitha procedurat e kalimit dhe pritjes në kufi. Veçanërisht për ardhjen e shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, në mënyrë që të lehtësohet ardhja e tyre e mos të presin me orë të tëra në kufi.

“Kemi punuar fort që të lehtësohen të gjitha procedurat e kalimit dhe pritjes në kufi, sidomos të ardhjes së shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Mal i Zi, duke e lehtësuar ardhjen e tyre dhe duke mos lejuar të presin me orë të gjata aty.

Nga ana tjetër, mendoj që edhe përsa i përket mikpritjes këtu, edhe për sa i përket kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre dhe gjeografisë së vizitave në Shqipëri, këtë vit ka qenë më e madhe se vitet e kaluara.

Nëse pak vite më parë kryesisht vizitohej Durrësi, shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia shkojnë tani në Shëngjin, Velipojë, Dhërmi, Sarandë, edhe Pogradec pse jo”, thotë Gjermeni për Kosovapress.

“Në 2014 patëm një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve që vijnë nga vende të ndryshme; Itali, Poloni, Çeki, Austri, Gjermani, Japoni, Suedi, SHBA.

Pra ka pasur edhe këtu një gjeografi më të madhe të përfaqësimit të vizitorëve përgjatë sezonit veror turistik”, tha ajo.

Gjermeni thotë se turizmi kulturor mbetet komponent i rëndësishëm dhe trashëgimia kulturore mund të vizitohet përgjatë të gjithë vitit e jo thjesht vetëm për sezonin veror.

Ajo thotë se strategjia e zhvillimit të turizmit 2014-2020 është fokusimi i punës me intensitet për të promovuar Shqipërinë. Ajo përmendi zhvillimin e produkteve turistike të cilat janë atraktive për turistë vendas dhe të huaj.

Gjermeni thotë se promovimi i Shqipërisë është një sfidë e hapur. Sipas saj, shpesh ka pak informacione për Shqipërinë, edhe në ato raste që ekziston, perceptimi nuk është ai i duhuri.

“Komponent kryesor është patjetër pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare dhe përfaqësimi me dinjitet aty, patjetër marrëdhënia shumë e ngushtë me mediat; bashkëpunojmë me ambasadat tona kudo në botë; bashkëpunojmë me artistë apo me emra të njohur nga Shqipëria, që janë në botë, që jetojnë atje dhe që janë me të vërtetë ambasadorë shumë të mirë për të na promovuar”, tha Gjermeni.

“Këtë vit që kaloi kemi bërë dhe një konkurs ndërkombëtar ‘Branding Albania’ dhe një kompani amerikane ishte fituese e konkursit.

Me këtë kompani po përgatisim një strategji promovuese për ‘brandimin’ e Shqipërisë për vitin 2015. Ne kemi licencuar si ministri disa guida që ishin guida profesionale të trajnuara dhe që ushtrojnë veprimtarinë këtu dhe kemi realizuar një projekt pilot për trajnimin e guidave të tjera.

Mendojmë që me miratimin e ligjit të turizmit ligj që thuajse ne e kemi përfunduar do të vendoset një standard i ri në fushën e turizmit në Shqipëri, konkretisht për licencimin e guidave, operatorëve turistikë; kriteret për to, klasifikimin e hoteleve si dhe tërheqjen e investimeve të huaja në fushën e turizmit”, thotë ajo.

E për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, ministrja Gjermeni thotë se i ka bërë një promovim të mirë imazhit të Shqipërisë. Sipas saj, ajo vizitë nxori në pah vlerat e Shqipërisë.

Megjithatë, ajo thotë se me ligjin e turizmit do të ketë kritere dhe standarde qoftë për të punësuarit, qoftë për nivelin profesional të tyre.

Një nga problemet që e ka shoqëruar përherë turizmin shqiptar është mungesa e kulturës së shërbimit ndaj turistëve, akomodimi ku hotelet reklamohen si shërbim luksi me 4 apo 5 yje, e që në realitet është krejt e kundërta. Për këtë, Gjermeni thotë se nuk është në të gjithë Shqipërinë.

“E kemi pjesë të strategjisë edhe këtë komponent në bashkëpunim edhe me sektorin privat. Kemi shkruar edhe projekte, po kërkojmë mundësi bashkëpunimi edhe me donatorë që të na mbështesin për të ofruar trajnime.

Ky problem i cilësisë së shërbimit, nuk është kudo në Shqipëri, shikojmë Tiranën dhe Durrësin që dallon; kanë investuar shumë edhe në formimin profesional edhe në trajnimin e tyre.

Shpesh herë më ka ndodhur që emigrantë shqiptarë që kanë punuar në Itali, Greqi apo diku tjetër po kthehen dhe po investojnë, dhe po shikojnë që kultura e shërbimit është vërtet shembullore dhe shumë profesionale.

Sërish dhe me ligjin e turizmit do të ketë kritere edhe standarde qoftë për të punësuarit, qoftë për nivelin profesional të tyre, që të klasifikohen, kështu që mendoj se do të jetë edhe interesi i sektorit privat për të rritur profesionalisht stafet e tyre”, thotë ajo. /gj.k/

 

32 komente në “Turizmi/ Gjermeni: Për Shqipërinë ka shumë paragjykime. Ja sfidat për 2015”

  1. stela says:

    Ca paragjykimesh mi deficente?! Po aty nuk funksionin ndihma e pare, sherbimi i urgjences eshte skandal, spitalet mizerje, s’ka siguri jeta. Per cfare te vijne perendimoret aty me pa bregdetin, po pa garanci per jeten. Boll me dokrrat e turizmit, mos na jepni show, se nuk vjen asnje per turizem aty.

    Apo harrova, t’ju rrahin turistet badigardet e lokaleve pastaj…,..

    1. c'a po thu o Qazimo says:

      Pse mi Yllka,turistet do vijne per turizem mjekesor ne Shqiperi mi deficente!? Apo do vijne per te provuar dhomat me 5 yje ne spitale!? Ju “yllkat” debile jeni nje nga arsyet kryesore qe ka probleme organizimi dhe funksionimi ne shoqerine shqiptare!Dini vetem te ankoheni,te thoni brrockulla e as te perpiqeni te kuptoni ku qendrojne problemet nuk keni deshiren e mire!
      Natyrisht qe ka paragjykime per Shqiperine dhe ato vijne ne rradhe te pare nga imazhi myslymajmunist qe ka bota perendimore per ne.Kush ka jetuar jashte e di fort mire kete!
      Megjithate,natyrisht qe vijne turiste te huaj ne Shqiperi,ceshtja eshte te rritet numri i tyre!

      1. stela says:

        Po mo vijne plot turiste. Vijne kosovaret, emigrantet shqiptare, tani se fundi vijne edhe rrefugjate siriane.

        Turizem per te thithur perendimoret, behet nepermjet paketave turistike (fluturim, hotel, vizita turistike, perfshi sigurine e jetes, ndihma e pare … etj), qe Shqiperia nepermjet nje bashkepunimi te nje sere segmenteve te brendshme( qe nuk ekzisojne fare aty) duhet ti reklamoje me ndihmen e agjensive turistike perendimore.

        Kete nuk e merr asnje shtet persiper, se sikur shtetasi i vet te prese vetem pak gishtin,do ti duhet te mare mjekim te ato urgencat e dhime aty dhe si pasoje mund te mare edhe AIDS-in. Mos flasim per sherbimin e hoteleve qe eshte katastrofe. Pa klasifikim hotelesh. Apo ajo menuja e varfer, bo katastrofe, pa kontroll higjene.

        Po ce zgjat, a qenka lushnjare kjo, nuk ia vle me konsumu me tastieren.

        1. uhahahaa says:

          Ti mi Yllke e paske kaleruar hurin!!!

  2. ohohooo says:

    Po si mund te mos kene paragjykime turistet per Shqiperine! Ne nje vend ku idiotet bejne ligjin dhe haxhiqamilistet hedhin valle!
    Ja, do nje turist te vij ne Shqiperi dhe kerkon informacion per kryeqytetin e ketij vendi,Tiranen! E cfare lexon ne guidat turistike per Tiranen,on line apo te botuara nga “ekspertet” tane.Qe Tirana na qenka themeluar ne shek XVII-te nga nje turceli,qe na paska ndertuar nje hale (aty te ushtari i panjohur).Hajde kryeqytet hajde ? Po mire,po ajo keshtjella e Tiranes qe ndodhet vetem 300 m larg nga kjo halja e Bargjinit dhe qe daton te pakten nga shek III-IV-t te kohes se Hadrianit (perandorit roman),nuk ju ben pune fare!? Po mozaiku i Tiranes,qe ndodhet vetem 1 km nga halja e Bargjinit (perballe gjimnazit Qemal Stafa),qe eshte nje shtepi prodhuese e stilit romak te shek II-te,e kthyer ne kishe paleokristiane ne shek III-IV-t,nuk ju ben pune fare!? Si ka mundesi qe ne Tirane ka fakte te qyteterimit qe 1500 vjet me pare se halja e Bargjinit,ndersa “guidat tona turistike” e paraqesin si nje vend ku turcelinjet ndertuan nje hale per te dhjere robt!? Ju dhjefsha historianet dhe ekspertet ?

  3. anna says:

    Nese doni te ardhura nga turizmi duhet te thithni turistet e huaj, sepse shqiptaret(kosova, mali i zi etj) nuk sjellin ndonje shume te perfillshme dhe nuk kane pretendime. Turisti i huaj sjell para por kerkon pasterti, siguri dhe sherbim, gjera qe ne shqiperi nuk i gjen!
    Kjo ministrja shihet qe akoma nuk e ka te qarte se c´kerkon turizmi!

  4. !!! says:

    Pjesa dermuese e turisteve qe vizitojne shume vende te botes ,jane pleqte
    por keta nuk marrin mundimin te vijne ne Shqiperi ,sepse nuk ndihen te siguruar nga ana shendetesore ,ato kerkojne sherbime te nivelut te larte.
    Derisa shendetesia te jete e nivelit skandaloz ,turistet duhen harruar .
    Portugalia ,Malta nuk jane vende me te bukura se Shqiperia ,por atje eshte pellembe e turist .

    1. ??? says:

      C’ja fut kot o njeri! Paragjykimet per Shqiperine nuk vijne se “ka apo s’ka sigurim shendetesor”,por per shkak te imazhit te pergjithshem ku Shqiperia konceptohet si nje vend mysliman,i prapambetur dhe i dhjere! ?
      (Ne Shqiperi pretendohet te vijne turiste,qe do te thote njerez qe i perkasin qyteterimit perendimor,jo “turiste” afgane dhe siriane ? )

  5. Albani says:

    C’far thua moj e pjerdhur,lexo eksperiencen time tek syri i kalter.
    Ishte korrik i 2013,pas 5-ditesh ne Sarande ku vizitova dhe ksamilin e butrintin,(gjerat ishin jo shume larg rrumpalles)mendova qe gjate kthimit(PEQIN) te vizitoja SYRIN E KALtER atraksionin e famshem turistik qe aq shume reklamohej e per te cilin aq shume kisha degjuar.
    Ora 7 e 30 min.arrij ne destinacion nepermjet nje rruge skandaloze.
    Nje shetitje perreth burimit,ishte e pamundur te mos shkelje ne mut,vendi ishte i dhjere komplet ne nje perimeter te madh.
    Iu afrova dy WC-ve,c’te shikoje te mbushura deri ne dere,i thashe femijeve LARG se do te na zere KANCERI.Kishte disa cadra turistesh,dolen disa burra e gra nga cadrat e shikonin si zbulues kodrat perqark duke mbajtur nga nje top leter higjenike ne dore,e kuptova kerkonin ndonje vend te paster per te dhjere.
    te zhgenjyer u larguam,me femijet qe kerkonin tualete,dhe ne shtigjet ane rruges vetem mut kishte,u thashe shtrengohuni,per 1 ore arrijme ne gjirokaster ku patjeter do te gjeime nje tualete,atraksionit te famshem turistik ja vume emrin SYRI I MUtIt,Nje bukuri e dhjere,nje shtet qe nuk ben e miremban dy hale.
    Kush nga turistet te vendit e te huaj do te donte te shkonte per se dyti atje,ne syrin e mutit DHE SHtEtIN E HALEVE.zonja ministre.

  6. report.al says:

    Si ka mundesi qe ne vazhdojme me te njejtin avaz dhe me te njejtat brockulla. Per “turizmin” po degjojme te njejten muzike, si ne kohen e z. Berisha po keshtu ne qeverisjen e z. Rama, te njejtat lloqe, te njejtat genjeshtra.

    Sa jam kthyer nga panairi i jahteve ne Paris dhe Shqiperia nuk kishte asnje stand ekspozues ne pavionin e “turizmit” kur shtet fqinje si Turqi, Kroaci, Mali i Zi, Greqi, Bullgari, Sloveni dhe Itali ishin te pranishem ne menyre te fuqishme.

    Shqiperia eshte qeverisur nga inkopetente ne 22 vite dhe vazhdon te qeveriset nga politikane te tille.

  7. Të çaftë ujku says:

    Të jesh e sigurt që me ato që shikon në atë vënd injorantësh asnjë turist nuk kthehet për herë të dytë,përjashto ndonjë pederast.

  8. Alberti says:

    Oj zonje je pergjumesh apo nuk te ka dale akoma kenaqesia e nderimit te viteve. Jemi akoma ku therret qameti e mos flisni brockulla.Mos u largo shume,por qe te behesh si Kroacia te duhen te pakten edhe 50 vjet. Aj tung.

  9. Zoro says:

    Shqiperia eshte shum mbrapa ne turizem ne krahasim me shtetet europiane. Mungojne kushtet elementare. Duhet te fillojme ne e para nje pune serioze. Sic tha edhe Anna duhet te perqendrohemi ne shtetet perendimore se ata do sjellin parane. Shqiptaret nga rajoni nuk harxhojne asnj lek por sjellin buk me domate e qepe me vete per te ngrene lere qe hedhin plehra kudo qe gjejne si lopa [email protected] Shqiperia duhet te promovoje turizmin malor sepse ne ate bregdetar nuk kemi shanse per shkak se kemi kundershtare me te forte e pse e kemi shkateruar bregdetin si ne Durres Vlore Sarande Shengjin duke ndertuar vend e pa vend. Durresi eshte bere haleja e vendit ndersa Tirana eshte kaotike pa asnje vlere per ta vizituar vetem pallate pa estetike. I huaj nuk ka ndermend te shpenzoje te ardhurat e tij ne vende te tilla.

  10. ale says:

    Eshte e kote te harxhoni para per promovimin e turizmit me publicita pa permiresimin e disa strukturave qe jane te lidhura zinxhir me turismin. E para ja rruget qe te cojne vetem ne bregdet kurse ne brendesi dhe ato vende te bukura nga natyra shkohet akoma me autokarro . Z. Ministre turistit nuk mund ti thuash ti do te shkosh ne kete vend se ajo eshte e asfaltuar. Tjetra sic e permenden komentusit me siper jane spitalet qe me ate gjendje qe ndodhen flijeni mendjen se ndonje europin mund te kthehet dy here ne ate vend, pastaj mos te flasim per kulturen e sherbimeve te hoteleve opa restoranteve e pa krahasueshme me asnje vend te botes. E kuptoj qe ata qe kane hotele jane njerez pa shkolle ,por te pakten te cojne stafin ne kurse specializimi.une per vete kam 6 vjet qe pushimet i bej ne europe ku ndodhem me kushtojne shume me lire se ne vendin tim.dhe me kryesorja qe ndjehem i sigurt dhe i respektuar si klient. Z.ministre te keshilloj te bashkepunoni me profesioniste te turismit ne europe dhe jo me ambasadoret tane qe jane thjeshte emigrante te certificuar nga shteti shqiptar. Cdo emigrant ka miq aty ku jeton e punon e qe mund ti ftoj te vizitojne shqiperine po ku ti coj cfare tu thote mbrapa qe kjo eshte shqiperia ime mbas 24 vjeteve demokraci?.cdo hallke e shtetit duhet te jete e lidhur e te bashkpunoje ngusht me nja tjetren.policia kap hajdutin gjykata e liron m.e turizmit proklamon turizmin por nuk din cfare tju thote atyre se ku te shkojne. Mos te flasim per axhensi turistike ne internet.

  11. bjorn says:

    Boo sa e lodhshme kjo, akoma vazhdon me do te do te do te, po deri tani cke bere? Apo ke inaguruar ate pamporin ne pogradec qe te conte ne oher? Sa iket ju u zhduk pampori nuk shkeli me ne shqiperi,asnje pune ske bere o mashtruese,e paafte, e lig ne pamje e ne shpirt. Sdi is te kane lene ende ne ate pozicion, ti sje per ministre por per ojq ku rrogen e merr qyl duke u servilosur e lepire te hujve. Shqiptaret nuk e meritonin nje ministre te tille turizmi Z.Rama, te dhame voten per te na hequr bumcat e pd e na solle nje jozefine te ps.deshtimi nuk eshte tragjed por tragjedi eshte mbash ende nje deshtake qe ska bere asnje pune.

  12. Nje shqiptar says:

    Kam shume vite qe punoje ne Universitetin Ekonomise te Turizmit ne perendim. Se bashku me disa kolege te mije. Beme nje vizite ne Shqiperi dhe vizituam disa fshatra turistike. Me erdhi turp kur ne Golem ( fshati Vienna) pame qe çdo vile ishte e rrethuar me gardhe te larte me hekura ne forme bajonetash qe te kallnin friken dhe te kercenonin me vdekje pasi jane te drejtuar edhe drejt teje. Jane me shume se 10000 meter linear gardh hekuri.!! Ka shume kuadro drejtues te shtetit ne keto vila. Prej kujt mbrohen keta njerez qe kane vilat. Pastaj rruget e perbashketa jane shendrruar ne shtigje prej gjysme metri, pasi jane vjedhur hapesirat e perbashketa dhe rruget e perbashketa brenda fshatit turistik!!!. Nje fshat turistik, te dashur miq nuk mund te kete gardhe dhe veçanerisht me hekura dhe bajoneta. Pastaj kudo shikohet nje shkaterrim dhe ndyrje masive e ambjenteve. Turizmi eshte problem i te gjitheve, i tere popullesise qe duhet te ruaj dhe te kujdeset per ambjentin. Vetem keshtu do te rrisim vleren e tokes sone dhe instalimeve turistike qe jane vendosur mbi te.

  13. Cafi says:

    Znj. Ministre jo si ne kohen e Saliut, qe kishte rritje te konsiderueshme ! Pse si e dini popullin Ju ? Keni kritikuar qeverine paraardhese per manipulim te shifrave te INSTAT , keni bere shume mire . Tani presim shifra se se, ndersa sipas teje nga 7 miljon te Saliut dalin pak me shume. Tregoni ndershmerisht popullit dhe vehtes se ne Shqiperi fjala vjen turiste jo shqiptare qe jane bujtes vijne jo 7 milion, jo 700 mije , jo 170 mije po 70 mije ne vit. Dhe atehere dihet se ku jemi dhe Ok. Kjo kategori nea intereson te dime .
    Pra turiste te huaj jo si ne kohen e Saliut hyrje dalje te shqiptareve, kosovaret, emigrantet turistet nje ditoret te greqise e te Malit Zi qe vijne nje ore shetitje ne Sarande e Gjirokaster dhe ne Shkoder. Pastaj keto i shumezonte disa here dhe dilte 7 miljon turiste ne vit ne Shqiperi , ku vtem ai me daljet jashte e me radhe Jozi, ministrat , deputetet llogarit sa “shtohet” turizmi.
    Kemi votuar te na jepni shifra te sakta se ne ju paguajme e ju ne sherbeni. Po se kuptoni kete keni mendesine e “pushtues-cliruesit” Sali , Fatos e Co.

  14. Edi angli nga berati says:

    Moj zonje kur ndertohet shtepia puna fillon nga themelet dhe jo nga catia!! Qe te vijne turiste duhet ti kesh disa gjera ne rregull dhe shume kryesore eshte te kesh bileta avioni te lira. Bej dhe harxho leke sa te duash me promovime por eshte shume gabim dhe humbje!!! Mos vazhdoni te thoni qe ne emigrantet dhe nga kosova qe jemi turiste se eshte gabim TURISTE jane te huajt dhe jo SHQITARET!!!

  15. ana says:

    Po pse me kete ministre, do ta bejme Shqiperine vend turistik? Kjo eshte ministre e “ç” turizmit aman!!!!kjo tina nuk ka qene e afte te bente nje kurs tek puna sociale, jo me te drejtoj ministri!

  16. stela says:

    Ne ate vend kane pjerdhur te gjithe ca flet moj debile aty kercet plumbi ne mes te dites ne mes te qyteti pale te tjerat higjena ,plerat rrugeve ,injoranca e njerzve e paimagjinueshme. Kam qene para disa vitve me femijet ne Sarande e para gjate rruges femijet vetem me pyesni do te arrijme gjalle je e sigurt qe nuk do te vdesim rruges???? Rruget skandal. sinjalistika skandal pa le menyra si ngasin makinat ata njeres atje te lot truri . Te huajt kur shkojne me pushime duan te rentin nje makine dhe te vizitijne sa me shume vende qe te jete e mundur me bindje te plote nuk e merr njeri guzimin te kape timonin me dore ne ate xhungel …… vazhdon

  17. ARBER RADONI says:

    PO SIGURISHT SE AJO STRUKTURA FAMEKEQE KU KA KA PUNUAR BABAI YT SIGURIMS POLITIK ME I RREZIKSHMI E KA VAJZEN E TIJ NGA NJE SEKRETARE DEKANI MINISTRE…DHE BURRI JUAJ PERSONI PERGJEWGJES SI DREJTOR PER NE BSH PER POLITIKAT E EMISIONIT NUK I HUMBI GJEMB NE KEMBE..

    KETO POPULLI DHE GJITHE AMBASADAT E HUAJA EI DINE, MOS KUJTO TI LUSHNJARE KEMBEPATE SE E HODHE. PRIT SA KA AKOMA…NE NUK NA TREMBNI DOT EDHE PRESIONET QE NA BENI …SE NE KEMI AMBASADEN AMERIKANE QE UA HEQ SHALLIN NGA QAFA…E TRASHUR ME GJAKUN E NJEREZVE TE NDERSHE. DHE VJEN NJE DITE..

    1. stela says:

      Qyqja…, pse lushnjare qeka kjo eeee???? A medet, po normal qe i duket turizem aty kesaj nares. Medet, medet te jape leksione turizmi narja. Shqiperia, vend i cudirave.

      1. shih shih says:

        Po ti moj “parisiane”,ke dale per te shit kokoshka apo pjeshka ketu!?

    2. Yyy ca gallate says:

      Arben HALABAKU,funderrina si puna juaj jane ata qe e shkaterruan kete vend! Ju pisat e medhenj te shoqerise shqiptare,tashme keni vetem nje te drejte : TE HANI MUT DHE TE THONI PISLLEQE! Jeni ne te drejten tuaj ?

  18. stela says:

    shokuese ishte eksperienca ne nje lokal ne Sarande porositem karkaleca deti menuja thoshte te freske nga ujerat e detit Jon , ca na u servir ishte karkaleca deti te grire te madhesise mikroskopike , qe jashte shiten ne qeska te ngrira me nje dollare dhe perdoren vetem per sanduice . thirrem njerin nga personat qe sherbente dhe u ankuam se nuk ishte kjo qe porositem ” Man was I wrong”…. Te ka dale guzinieri si i terburar gati te na i mblidhte nga koka me pjatat bajate qe ne kishte servirur….. Shkurt me harbuteri ulur kembekryq pa respekt per konsumatorin dhe parane etij nuk behet turizem . Per Ministren dhe per tere harbuterine dhe injorancen qe ka mbuluar ate vend po ju kujtoj nje thenie te vjeter Shqiperi te kam dh…. nuk u bere asnjhere

  19. emer says:

    Zonja ministre, po kete vit ne mal te zi do ti kalosh pushimet?

  20. atdhetari says:

    Perfshi te gjitha te thenat me lart, me e rendesishme qe “rilindasit,””demokratet” harrojne jane qmimet e biletave!!!!!!!!!Perfituesit jane qeveritaret qe nuk zhbllokojne marrveshjen e Tosit me gjermanet si dhe fqinjet tane, Mali zi (Podgorica), Maqedonija (Shkupi), si dhe Greqija (Korfuzi). Deri sa te mos perdoret aeroporti i Kukesit, si dhe te hapet ndonje tjeter i ri, dmth ne se ni=uk operojne linjat “low cost” si easy jet, wisair, ryanair, mos prisni turista europijane. Me 500-600 Euro qe kushton 1 bilete europjanet bejne qef gjetiu: Spanje, Sharm el Sheik, greqi, Turqi, Portugali, Bullgari, Cfare i duhet Shqiperija?????
    DAULLET BIEN PER ATO QE KANE VESHE, thote populli. A KENI VESHE ZOTERINJ TE POLITIKES SHQIPTARE, kushdo qofshi???????
    Mjaft e mbushet kete popull te lodhur me genjeshtra, beni keto gjera dhe zhbllokoni dhe vendet e punes te bllokuara nga mungesa dhe paaftsija juaj per te thithur turista te huaj.

  21. atdhetari says:

    ju lutem redaksise publikoni mendimin tim nese, i shkon pershtat shkrimit tuaj. respekte

  22. alda says:

    Rri moj grua mer ate rroge dhe mos dil e fol budallalleqe cfare turizmi pretendoni ju. Ne rradhe te pare atje mungeon kultura e njerzve ne cdo drejtim.kam qene para ca vitesh Ne Durres notonte m….. Ne Sarande uji shume i pater po deri arritem u tmerruan femijet dhe vetem perserisnin Mami na thuaj qe nuk do te vdesim ne ndonje aksident . RRuget skandal njerzit ngasin makinat si te shkalluar.. Porositem dreke ne Sarande karkaleca deti te fresket te peshkuar ne Butrint te pakten keshtu thoshte menuja……

  23. alda says:

    vazghdim …. cfar na u servir ishin karkaleca deti mikroscopike te ngrire qe jashte shiten me nje dollare qeska per sallate sanduicesh. Sigurish qe thirrem nje nga kamarieret dhe u thame qe nuk eshte kjo qe porositem “MAN WAS I Wrong” te ka dale guzhinieri nga guzhina me nje terbim te pa pare vetem koburja ne dore apo hanxhari i mungonte “karkaleca porositet karkaleca keni uluriu”. Shkurt nqs nuk dini te respektoni kostumatorin dhe parate qe ju ofron eshte cmendi te pretendosh turizem .E keni kethyer shqiperine ne nje nocion gjeografik se nga ana socila do ta krahasija me nje xhungel se Zoo eshte ofendim per kete te fundit

  24. u shkrime gazit says:

    Qekeni mbledh nnje tufe me debila ketu dhe po i kerkoni kesaj ministres a c’a eshte kjo e shkreta,qe te bej shqiptaret te kulturuar,te uli cmimet,te rregulloje rruget,te rregulloje spitalet,te ndertoje halera,te ndertoje aeroporte,te sjelle peshk te fresket,te prodhoje karkaleca te medhenj,te shese breke pa brima,te rregulloje cilesine e diellit,te ngjyrose ujin e detit dhe te rrise madhesine e preshit…Pse mre kush eshte kjo,Perendesha e Pjellorise e?
    A po harrova,ju e doni edhe sot edhe te rrujt!
    Ikni o DEBILA,behuni njerez per vete njehere.Se edhe ju “te jashtmit” kur vini ne Shqiperi beheni si te dalldisur,ju duket vetja sikur jeni qenie jashtetokesore dhe beni e thoni vetem idiotizma e kerkoni qiqra ne hell! Duajeni veten dhe njerezit tuaj,kete beni e mos na cani trapin me pordhe “fshataresh te qytetarizuar”! Hajt ku ti keni, TRAPA!!! ? ? ?

    1. Vezhguesi says:

      E forte,te pershendes! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje