Unifikimi i çmimit të energjisë, ekspertët: Shëndosh financat e sistemit

27 Dhjetor 2014, 17:10Ekonomia TEMA

Unifikimi i çmimit te energjisë elektrike në nivelin 9.5 lekë për kilovat orë shihet nga ekspertët si një nisëm e domosdoshme dhe që duhej bërë vite më parë.

Edhe pse pranohet se shtrenjtohen kostot për familjet të cilat konsumojnë më pak energji, Olti Rrumbullaku thotë se çmimi me fasha sillte mjaft abuzime dhe si rrjedhojë dobësonte financiarisht kompaninë e shpërndarjes.

Për të bërë këtë kompensim qeveria do të shtojë në pagesën që marrin çdo muaj nga buxheti i shtetit pensionistët kryefamiljarë, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar një shumë prej 700 lekësh, por a përfshihen këtu të gjitha shtresat në nevojë?

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, nga pagesat e fundit të energjisë elektrike në zyrat e OSHEE-së është përmbysur raporti, ku 70% e familjeve nuk konsumonin më shumë se 300 kwh në muaj, për këtë vit 50% e shqiptarëve konsumojnë mbi këtë fashë dhe 50%  nën 300 kwh, raporton Vizion Plus.

3 komente në “Unifikimi i çmimit të energjisë, ekspertët: Shëndosh financat e sistemit”

  1. kujtesa says:

    Te rrime shtrember dhe te flasim drejt. Te pretendosh se 70 % e familjeve,harxhon deri ne 300 kwh ne muaj,kjo me duket absurde. Ndoshta me statistika rezulton keshtu,por keto jane statistika me koke poshte. Te thuash qe harxhon 300 kwh ne muaj,do te thote qe harxhon 10 kwh ne dite. Kjo sasi ne fakt,eshte nje shifer absurde e cila kapet vetem me dritat e shtepise. Une nuk mendoj se 70 % e familjeve shqiptare nuk kane dush elektrik per tu lare. Une nuk mendoj se 70 % e familjeve nuk kane sobe per te gatuar apo frigorifere apo lavatrice. Po te flasim me keto shifra,do te themi qe tregetaret shqiptare qe merren me elektro shtepiake,gjate ketyre viteve paskan shitur vetem nga nje kamjon me te tilla gjera shtepiake dhe kane mbyllur firmat. Le te hapin statistikat ne dogana dhe te shohin se sa lavatrice,boljera,frigorifera apo paisje te tjera jane shitur,dhe te gjithe qe thone se 300 kwh eshte i vertete do e pranojne qe e kane gabim dhe jane genjyer nga propaganda e karrike thyerve.
    Kush do ti hyje ketij debati,hajde dhe ta shohim qe shifra se 70 % e familjeve konsumojne me pak se 300 kwh eshte nje rren me bisht,e cila u sajua per te vjedhur shtetin dhe me pas CEZ-in.
    Them me bindje,se kjo ishte levizja e duhur per te shpetuar sistemin energjitik nga kriza.

    1. petriti says:

      Miku im,une jam njeri nder ata qe nuk e vjedh energjine elektrike,dhe po te garantoj se ne 7 muajt qe nuk perdori ngrohjen ,asnjehere nuk harxhoj 300 kw,ne muaj por me pak,bolierin nuk e le ne prize 24 ore,llambat jane led 7 vat,duke mos harruat qe te te them qe perdori pompe per ujin pasi nuk ka presion.Por sigurisht qe Ju nuk e perdorni fare gazin.

  2. Gattamelata says:

    Po ç’ekspert eshte Olti Rrumbullaku mo aman? Eshte i deklaruar socialist, vertete mendoni se mund te jape mendim objektiv?

    Ndonje ekspert jashte PS ose PD nuk ka?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje