Kuvend, miratohet pr/ligji për huamarrjen shtetërore

24 Dhjetor 2014, 13:27Ekonomia TEMA

Kuvendi miratoi me 75 vota pro dhe 50 kundër ndryshimet në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.

P/ligji i jep të drejtën ministrisë së Financave të marrë borxh pa miratimin e Kuvendit. Kjo kërkesë e ministrisë së Financave u bë me arsyetimin se Kuvendi i ka të gjitha mjetet edhe pa realizuar miratimin nen për nen të një instrumenti të caktuar të bëjë vlerësimin apo të vendosë kufijtë për Ministrinë e Financave apo për qeverinë, se çfarë dhe sa do të marrë borxh dhe kuptohet, edhe kriteret sesi duhet marrë borxhi.

Kjo e drejtë kërkohet për shuma që janë nën nivelin e miratuar të borxhit, ndërsa për shuma që e kalojnë atë duhet aprovimi i Parlamentit.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, Ministria e Financave do të mund të “luajë” më me shpejtësi në tregje, pa pengesa proceduriale, në mënyrë që të garantojë interesa dhe kosto më të ulëta huamarrje. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje