Kuvendi seancë dëgjimore me 10 kandidatët për Këshillin Mbikqyrës së BSH

19 Dhjetor 2014, 16:13Ekonomia TEMA

Kuvendi zhvilloi seancën dëgjimore me kandidatët që kanë aplikuar për dy vende vakante në Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Emrat që janë favorit janëArben Malaj, Natasha Ahmetaj, Sulo Hadëri dhe  Tonin Kola.  Në Këshillin Mbikëqyrës janë 5 vende vakante, por komisioni i Ekonomisë do të vendosë për dy prej tyre.

Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, dy prej kandidaturave plotësohen me propozim që vjen nga Kuvendi i Shqipërisë, dy anëtarë të tjerë plotësohen me propozim që vjen nga Qeveria dhe një tjetër propozohet nga Presidenti.

Mbledhja u drejtua nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit Albana Shtylla, e cila bëri të ditur edhe procedurën që do të ndiqet për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Në këtë kuadër Shtylla tha se “ne këtë seancë, shërbimet e Kuvendit mbyllin procesin e tyre dhe pikërisht janë deputetët ata që në bazë të Rregullores së Kuvendit do të vijojnë më tej me mbështetjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe për ndjekjen më tej të procedurave sipas Rregullores së Kuvendit”.

Të pranishëm në mbledhje ishin 10 kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Natasha Ahmetaj, Saimir Burgaj, Sulo Hadëri, Fatos Ibrahimi, Bledar Isallari, Tonin Kola, Aurel Laçi, Arben Malaj, Alek Polo dhe Andon Vasili, të cilët  bënë prezantimin e pikëpamjeve të tyre për Këshillin Mbikëqyrës të Banës së Shqipërisë, ku shprehën edhe opinionet e tyre lidhur me procesin e punës në institucionin e Banës së Shqipërisë.

Kandidatja Natasha Ahmetaj në prezantimin e saj tha  se “një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës duhet të ketë një komunikim më të drejtpërdrejtë me analizat që zhvillohen nga departamentet e Bankës së Shqipërisë. Duhet të kontrollojë opinionet që Banka e Shqipërisë i jep institucioneve qeveritare dhe duhet të ketë një komunikim të shëndetshëm me specialistët e Bankës së Shqipërisë”.

Ndërsa, kandidati Bledar Isallari bëri një prezantim të eksperiencave të tij të punës në vitet e shkuara, duke shprehur se ato përputhen me postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kandidati Sajmir Burgaj deklaroi se ka vërejtur mangësi në fushën e mbikëqyrjes, si dhe në zbatimin e rregullores. Po ashtu ka mospërputhshmëri mes institucioneve vendimmarrëse. Ai tha ndër të tjera se, Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, nuk duhet të jetë anëtar i njërit kah apo tjetrit.

Kandidati Sulo Hadëri u shpreh se “do punojë me këmbëngulje për të përmbushur me integritet këtë detyrë. Këshilli Mbikëqyrës duhet të punojë për të ruajtur pavarësinë e këtij institucioni. Jap siguri se do jem i pavarur nga ndikimet politike”.

Ndërsa, kandidati Fatos Ibrahimi listoi disa nga problematikat që ka funksionimi i Bankës së Shqipërisë dhe i Këshillit Mbikëqyrës të BSH, që lidhen me politikën momentale, administrimin, etj.

Kandidati Arben Malaj tha në seancë dëgjimore se eksperienca e tij në hartimin dhe zbatimin e ligjeve dhe politikave ekonomike, e plotësojnë kuadrin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai theksoi se për përmirësimin e funksionit të Bankës së Shqipërisë duhen bërë ndryshime ligjore, por edhe Kushtetuese duke shtuar se Guvernatori i BSH-së, duhet të ketë mandate të kufizuara, jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. /gj.k/

1 komente në “Kuvendi seancë dëgjimore me 10 kandidatët për Këshillin Mbikqyrës së BSH”

  1. Pranvera says:

    Natasha Ahmetaj me aftesite profesionale dhe humane qe ka do te ishte nje Guvernator perfekt. Si anetare e k.mbikqyres as nuk duhet te diskutohet. Suksese mike ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje