Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe Zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe për Çështjet Evropiane të Malit të Zi z. Igor Lukšić, nënshkruan ditën e sotme marrëveshjen e njohjes së ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve.
Nga pala shqiptare, proçesi i negocimit është ndjekur nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Negociatat mes dy vendeve janë zhvilluar nga autoritetet kompetente përkatëse.
Njohja për herë të pare, të lejeve të drejtimit kombëtare me Malin e Zi sjell lehtësira, jo vetëm për lëvizjet e qytetarëve për qëllim qarkullimi në territoret respektive, për periudhën e vlefshmërisë së tyre, por kjo proçedurë u krijon shtetasve shqiptarë mundësinë të punësohen si drejtues mjeti në Malin e Zi, me të drejta të barabarta me shtetasit malazez, në përputhje me lejen e drejtimit që disponojnë.
Kjo marrëveshje vjen mbas nënshkrimit me sukses të marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Kroacinë.
wooooow ky po qe eshte lajm
Tani ja hodhem fukarallikut.Viva la demokration…