Operacioni kundër vjedhjes së energjisë rriti me 47% arkëtimet

12 Dhjetor 2014, 15:24Ekonomia TEMA

Ministri Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka thënë se arkëtimet këtë muaj janë rritur me 47 përqind.

Ose e thënë në shifra, arkëtimet janë rritur 4.38 miliardë lekë krahasuar me nëntorin e një viti më parë,.

Sipas Gjiknurit, niveli i humbjeve kë pësuar një ulje historike.

Kjo vjen pas operacionit të ndërmarrë nga ana e qeverisë kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

“Niveli i humbjeve për muajin nëntor ka shënuar një rënie do ta quaja historike, duke arritur në 32.8 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2013 kur niveli i humbjeve ishte 48 për qind”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, nga data 4 dhjetor, kur hyri në fuqi skema lehtësuese e pagesave për konsumatorët familjarë dhe ata me ndihmë ekonomike, janë lidhur rreth 16.800 marrëveshje për shlyerjen e debive.

Prej tyre, 7,318 klientë familjarë kanë përfituar zbritjen 80 për qind të kamatvonesës duke likujduar plotësisht borxhet e akumuluara ndaj kompanisë së shpërndarjes. Në këto ditë janë lidhur 967 akt-marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve me këste për familje të klasifikuara në ndihmë ekonomike“, tha Gjiknuri.

Ai ka thënë se qeveria po parashikon edhe shlyerjen e borxheve të akumuluara ndaj koncensionarëve të HEC-eve që në total kap shifrën e rreth 60 milionë dollarëve.

“Ka filluar këto ditë likujdimi me mbi 1.1 miliard lekë i detyrimeve, i cili do të plotësohet brenda këtij muaji edhe me 2 miliardë lekë të tjera, duke arritur në një shlyerje të borxhit në nivelin mbi 70 për qind. Brenda muajit prill 2015, ky detyrim do të jetë bërë e mundur të shlyhet 100 për qind”, tha Gjiknuri./b.l

7 komente në “Operacioni kundër vjedhjes së energjisë rriti me 47% arkëtimet”

  1. qytetari says:

    Po te kishit sekuestruar pasurite dhe depozitat bankare te drejtorave te cez-it do kishit edhe nje here me shume rritje.
    Ata nuk i ngisni ju se i keni vene vete dhe ju kane dhene perqindjen juve.

  2. Gerdi Binjaku says:

    Qeveria ben mire te sqaroje qytetaret e ketij vendi se si po i shperndan keto para. Qe kur ka ardhur Rama ne pushtet, familjaret, bizneset e vogla dhe te medha vetem kane nxjerre para nga arkat per te mbushur ate te shtetit. Tashme ka ardhur momenti te na tregojne se per cfare do shpenzohen parate tona.

    1. ... says:

      Te lajne borxhet e rrugeve qe ndertoi “Sala”, te te gjithe atyre te “mirave” qe na ka lene qeveria e shkuar.

  3. Gezimi says:

    Zoti Minister, keni bere nje gabim. Para se te kishit rritur cmimin e energjise elektrike, do ishte shume me mire te mblidhnit borxhet qe kane familjare dhe subjekte te ndryshme. Ne opsionin tim, ngritja e perviteshme e cmimit te energjise eshte nje gabim serioz qe kerkon nje shpjegim se ku bazohet, dhe per c’motiv behet. Une te pakten nuk di nje vend ku cdo vit ti fuse popullit ethet te tilla te paperballueshme, kur dihet se tere ato hidrocentrale jane ndertuar me duart dhe gjakun e ketij populli. Kjo vertete eshte nje cudi, dhe askush nuk jep pergjigje ne lidhje me kete ceshtje!

    1. ardi888 says:

      Gezim, ka pese vite qe ne Shqiperi cmimi nuk leviz. Eshte rritur tre here nga Partia Demokratike pas vitit 2005 dhe me tej nuk ka levizur. Sot hidrocentralet e kaskades se Drinit te cilave ju i referoheni garantojne me pak se 50% te nevojes per energji te vendit. Pjesa tjeter blihet, nje pjese e vogel nga prodhuesit e vegjel ne vend me nje cmim te detyruar me ligj nga ish qeveria, 10% me i larte se i importit, dhe pjesa derrmuese nga importi. Cmimet e importit jane te levizshme dhe si vend normalisht jemi te varur nga cmimet e importit por dhe nga kushtet atmosferike. Vendi nuk ka burime alternative energjie. Megjithate me sa kam degjuar ne publik permes medias qeveria e ka bere nje kerkese per Entin Rregullator te Energjise ku kerkon qe tarifa e re te mos e kaloje 9.9 lek per kilovat qe eshte cmimi mesatar qe sot paguajne familjet shqiptare.

  4. lac-sebaste says:

    se kuptoj pse nuk ju sekustrohen pasurite,duke filluar nga shtepite dhe makinat gjithe pergjegjesve per kete situate! pse keto shpenzime duhet te mbulohen nga taksat qe paguajne te gjithe qytetaret?!

  5. elinor,.,.,. says:

    A me duket apo sikur thate 15% para nja dy ditesh? Sa shpejt shkoi ne 47%?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje