Qeveria ka marrë masat për të përmbushur angazhimin e saj për shlyerjen e borxheve të akumuluara ndaj prodhuesve privat të energjisë elektrike.
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka filluar likujdimin e një pjese të pagesave të prapambetura të HEC-eve.
Gjatë ditëve të fundit është bërë e mundur likujdimi i mbi 11 milion USD nga rreth 60 milion USD që shkon detyrimi total i akumuluar që prej muajit shkurt. Brenda Janarit të vitit të ardhshëm pritet që Koorporata Elektroenergjitike të mund të shlyejë borxhet e 6-mujorit të parë të vitit 2014, ndërsa brenda Prillit do të likujdohen të gjitha borxhet e akumuluara nga viti 2014.
Ndërkaq, shlyerja e faturave korente të vitit 2015 do të bëhet në kohë, falë edhe një mekanizmi monitorimi në kuadër të projektit të rimëkëmbjes së energjisë elektrike, me synim mirëmenaxhimin e koorporatave dhe rritjen e likuiditetit në sektor.
“Për këtë qëllim, do të ndikojë pozitivisht edhe vendimi i marrë nga qeveria për të sjellë çmimin e blerjes së energjisë prej prodhuesve privat në parametrat e tregut, duke garantuar kështu vijimësinë e pagesave të rregullta dhe shmangien e akumulimit të mëtejshëm të borxheve”, thuhet në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Energjitikës. /gj.k/
Keshtu punohet kur Ministrat kane kalem, dhe ecin me plan.
Iku koha e Qeverise “O burra”.
Vetem informimi i ketyre fakteve, na ben te kemi shpresa te plota qe kjo Qeveri do na coje ne standartet e Evropes.