Rimëkëmbja e sektorit energjitik/Ekonomia miraton marrëveshjen e huasë me IBRD

9 Dhjetor 2014, 11:54Ekonomia TEMA

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoin marrëveshjen e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).

Zv. ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja deklaroi para deputetëve se kjo marrëveshje ka synim rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike dhe është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave dhe me programin analitik të akteve dhe dokumente të tjera politike.

Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, parashikon një kredi në shumën prej 112 100 000 eurosh, e cila do të sigurojë financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike.

Sipas zv.ministrit Bejtja, objektivi kryesor i projektit është rritja e sigurisë së furnizimit të konsumatorit me energji elektrike nëpërmjet diversifikimit të burimeve të gjeneruara dhe forcimit të integrimit rajonal.

Në vijim ai shtoi se synohet përmirësimi me efikasitet i sistemit të shpërndarjes së energjisë nëpërmjet zvogëlimit të humbjeve në rrjet dhe përmirësimit të sistemit të mbledhjes të të ardhurave, përmirësimi i tregut të energjisë elektrike, si dhe prezantimi i reformave të energjisë në sektorin e energjisë për krijimin e një tregu konkurues, reforma të cilat do të ndihmojnë në thithjen e investimeve private dhe reduktimin e rreziqeve fiskale për qeverinë.

Duke vënë theksin në faktin se të gjitha asetet e sistemit energjitik janë të amortizuar, Bejtja tha se nevojiten të paktën 1 miliard dollarë të investohen në sistem. Po ashtu, ai bëri të ditur se përmes marrëveshjes me IBRD-në do të bëhet e mundur instalimi i 300 mijë matësve. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje