Tirana, më e shtrenjta për zyra jo vetëm në Ballkan, por edhe Europën Qendrore

8 Dhjetor 2014, 10:56Ekonomia TEMA

Investitorët e huaj që vijnë në vend habiten me tarifat e larta që duhet të paguajnë për të pasur një zyrë në kryeqytetin shqiptar.

Tirana mban rekord për nivelin e çmimeve me qera më të larta jo vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe konkurron me vendet e Europës Qendrore si Çekia, Sllovakia etj, raporton revista Monitor.

Praktikisht, qiratë në Pragë në qendër të qytetit, për 2014, kanë rënë në 19,00-20,00 euro/m² në muaj, ndërsa qiratë kryesore brenda në qytet kanë mbetur të qëndrueshme mes 15,00 dhe 17,50 euro/m² dhe jashtë qytetit mes 13,00 dhe 14,50 euro/m² muaj, sipas një studimi nga Colliers International.

Po t’i referohemi Tiranës, sipas të njëjtit studim për 2014, të kryer nga Colliers International, çmimi i qirave ka mbetur i pandryshuar me një vit më parë, me 25 euro m²/muaj. Qiratë mesatare kanë mbetur në 17 euro m²/muaj.

Stela Dhamo, menaxhere e Colliers International Albania, pohon se çmimet e tregut të zyrave me qira janë artificialisht të larta, si rrjedhojë e stokut relativisht të ulët në Shqipëri, i cili gati arrin një sipërfaqe prej 64 mijëm², më i ulëti në rajon.

Por, projekte të reja, të cilat kanë mbetur të papërfunduara, do të vijnë së shpejti në treg dhe kjo do të shtojë stokun e zyrave, dhe si rrjedhojë, edhe presionin për uljen e çmimit të qirave, për të tërhequr më tepër kompanitë e interesuara. Këto investime pritet të rrisin stokun e zyrave me 25%, sipas aktorëve të tregut.

Ndërtime të reja të tilla si ARCHEA Tower, Millenium Tower dhe Vaso Pasha Tower priten të hyjnë në treg në vitin 2015. Kjo nevojë për furnizimin shtesë me ambiente për zyra do të ketë ndikim në normat me qira, e cila duhet të bjerë, sipas aktorëve të tregut./b.l

 

 

10 komente në “Tirana, më e shtrenjta për zyra jo vetëm në Ballkan, por edhe Europën Qendrore”

  1. Tirana o toka e xanun dhe askush sdo me dit per Boten .
    Ne xhungel funxionon ligji xhungles ?

    1. the Punisher says:

      “funxionon” p…. i sat´eme.

  2. juri says:

    Po normal qe kane cmime te larta pasi shumica e atyre qe i kane ndertuar, i kane rrjedhoje e pastrimit te parave qyl nga pushteti apo te tjeret qe nuk kane asnje shtytje nga qeveria per dhenien sa me shpejt me qera.
    Eshte per te ardhur keq qe ne Tirane detyrohen bizneset dhe sidomos emigrantet e porsa ardhur te marrin dyqane 50 m2 me 1.000 apo me shume euro ne muaj, ne te kundert pronari e mban ambjentin bosh.
    P.sh qeveria mund t’i taksoje shume lart pronaret qe i mbajne ambjentet bosh, ne kete menyre detyrimisht ato do te jene te nxitur t’i leshojne ato me qera dhe rrjedhimisht ulet cmimi. E njejta gje dhe per ambjentet e zyrave.

    1. lkkfibmj anticensurë fhzri says:

      qira, juri,qira!!
      fjala qera nuk egziston në shqip!të paktën për pagesën mujore të një shtëpie ose zyre!!

  3. lili says:

    Po cka me bâ,bythen kurkund e çmimet sa s’bene,keshtu mendojne me Josh investitoret albanistanezet!

  4. toni says:

    Pa lidhje komenti i kompanise qe merret me qirate, pasi nuk eshte e vertete qe qirate e zyravejane nga 17 – 25 Euro/m2. Vete kam dhene ambjentin tim zyre me qira ne bllok me sip 110 m2 me cmim 450 Euro (qe i bie rreth 4 euro/m2) Nqs do konsideroje dyqane ne nje zone me kerkese te larte apo zyre ne nje qender biznesi te ndodhur po ne nje zone ku kerkesa eshte e larte, padyshim qe qiraja do jete e tille. Keshtu eshte ne te gjithe boten. Per te nxjerre nje cmim mesatar qiraje, nuk mund te merret ne konsiderate vetem blloku apo 2 qendra tregetare. Informacioni nuk shpreh realitetin dhe eshte eshte dezinformues.

  5. stela says:

    Po pra po habiten te huajt, plus habiten dhe ata perendimore qe nuk kane shkelur ende ne Tirane, kur shikojne per Tiranen ne internet, pasi nga kontaktet qe kane me qytetare shqiptare, keto te fundit u tregojne nje realitet komplet te hidhur, i tregojne per skamje ekstreme ne Tirane e Shqiperi ne teresi.

    Dhe pyetja e te huajve eshte: – si ka mundesi se Tirana duket luks ne Internet, me shume hotele e restorante luksoze, me gradacela, qendra biznesi….etj?

    Dhe ne detyrohemi tu tregojme qe: – zoterinj ato qe shihni ju ne internet jane investime te detyruara per pastrim parash, nuk jane investime qe vijne nga levrimi dhe ecja ekonomike. Ju shikoni lluksin e pastrimit te parave, por populli ne realitet ka 20 vjet qe jeton ne skamje. Populli jeton me nje rroge mesatare prej 110€/muaj dhe cmimet e shportes dhe ato blegtorale jane me shtrenjte se ne Zvicer, perjashto prodhimet frutore dhe perimet, ku ne sezonin e tyre jane me lire se ne Zvicer, Vjene apo gjetke.

    Keshtu eshte dhe puna e ketyre zyrave, ku qirate jane aq te shtrenjta, pasi te ashtequajturit pronKare te tyre qe kane dale ne skene, nuk i’u rruhet shume per te ulur qirane e zyrave, pasi e dhane apo nuk e dhane me qera nuk u behet vone, se fundja-fundit ato jane ndertuar me leke te piset. Plus vene krye per drejtuar keto biznese te pista mantanxhere qe cdo gje mund te dine, po vetem fjalen menaxhim nuk e dine. Prandaj kane ikur te gjitha bizneset e medha per lesh, falimento, por prape se prape keto nuk i ulin cmimet, dmth nuk u rruhet fare, pasi jane ne krye te pastrimit te parave.

  6. sindi says:

    Stela dhamo eshte gruaja kunatit mo, e Erion Isufit. Sa gallate jeni ju te temes

  7. Zyrtari says:

    Shikoni cfare cmimesh kane zyrat ketu. se shpejti kapim nju jorkun:
    http://shitet.net/Zyra

  8. ARUSHA says:

    NJE ARTIKULL I NJE GAZETARI TE RREME ME DIPLLOME FALLCO , QE NGA TITULLI ME GABIME GRAMATIKE DHE FJALA E GABUAR QIRA DHE E SAKTE ESHTE “QERAJA “!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje