Kreu i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit e Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI-t) Artan Lame u shpreh se në vendnumërohen rreth 300 mijë objekte informale në pritje të procesit të legalizimit.
Ndërkohë që, gjatë këtij viti, ALUIZNI ka mundur të fusë në procesin e matjes rreth 57 mijë objekte, Lame tha se për 12 mijë banesa ka përfunduar procesi i legalizimit, ndërsa evidentoi se, nuk ka një datë të saktë se kur pritet të mbyllet procesi në tërësi.
I pranishëm në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Lame tha se po punohet me ritme të përshpejtuara, për proçesin e legalizimit të këtyre objekteve.
Në një vit punë në krye të këtij institucioni, të ardhurat kanë arritur në rreth 8 milionë dollarë. Janë 352 subjekte të skualifikuara për shkak të ndërtimit të veprave publike, ndërsa borxhi i institucionit arrin në 1 milionë dollarë.
Procesi i legalizimeve ka nisur që nga viti 2006 dhe deri më tani nuk ka pasur një vlerë të saktë për numrin e objekteve informale.
Vendimi i Këshillit të Ministrave i nxjerrë gjatë muajit prill të këtij viti, që parandalon ndërtimin e objekteve të reja, ka bërë të mundur që të nxirret një vlerë e saktë.
Ndërsa përsa i përket matjeve në terren, qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve ka realizuar tre projekte të hartave dixhitale, për shkak të fluksit të lartë të ndërtimeve. /gj.k/
300.000?!!!!!!!!!!!!
Po ai i imi ku eshte?!
Dhe jane ca qe presin qe neve te na vije keq per ata qe hane gjoba apo iu pritet energjia elektrike!
o zot o berishe cke lene pas ne kete vend ? e tmerrshme!
Cfare presin, te mbije bar?
Bravo z Lame kjo eshte pune dhe premtim i mbajtur dhe jo mashtrimet e spihunit te sigurimit shaban memi se pederastit qe ne 97 t’en nxiti vllavrasje ne mes veriut dhe jugut duke armatosur ca injorante dhe duke u thene se jugu do sulmoje veriun, shaban memia ky hajdut bir kurve familje e degjeneruar ishte spihun i dyfishte i sigurimit dhe udb se jugosllave