INSTAT: 78 844 të punësuar më shumë se 2013

10 Dhjetor 2014, 17:30Ekonomia TEMA

78 mijë e 844 persona janë punësur në Shqipëri më shumë se një vit më parë. Është kjo shifra e dhënë nga INSTAT  sipas anketave të këtij institucioni.

Sa i përket punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1 milionë e 43 mijë e 58 persona, ndësa të papunë rezultojnë 219 mijë e 585 vetë.

Në bazë të të dhenave të punësimit në Shqipëri, 32,4 % e të rinjve të moshës 15-29 vjeç janë të papunë, ndërsa për moshën 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,4 %.

INSTAT thotë se krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 shkalla e punësimit është rritur me 3,7 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, shkalla e punësimit është rritur me 1,8 pikë përqindje.

Dy sektorët që kanë shënuar më shumë rritje të punësimit janë sektori i industrisë dhe bujqësisë. Sipas INSTAT në sektorin e industrisë ka një rritje prej 9.7%, ndërsa në sektorin e bujqësisë 9.6 %. Rritja e punësimit në sektorin e shërbimeve është 6%.

Reagon Basha

Partia Demokratike akuzon qeverinë, si qeveria e papunësisë dhe se ajo po mashtron me shifrat, duke i çuar përtej të besueshmes me 81 mijë vende të reja pune, madje katër herë më shumë se Amerika.

“Qeveria e papunesisë thote se ka hapur në një vit mbi 81 mijë vende të reja pune. Me këto genjeshtra, del se kanë hapur 4 herë me shumë se Amerika”, shprehet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në faqen e tij, Facebook.

“Duke ruajtur raportet e popullsisë, amerikanët kanë hapur rreth 7 mijë vende pune të reja për çdo një milion banorë gjatë 2014. Ndërsa mashtruesit e rilindjes paskan hapur mbi 27 mijë për një milion banorë!!!

A mundet një ekonomi në krizë si e jona të hape 4 herë më shumë vende pune se një ekonomi në rritje si e ShBA??? Rrena dhe mashtrim për popullin, punët për vete, ky është realiteti Rama-Meta”, shkruan Basha. /gj.k/

9 komente në “INSTAT: 78 844 të punësuar më shumë se 2013”

  1. paracetamoli says:

    He mo filloi dhe ky Instati si Instati i Saliut qe na coi prapa Gjermanise?

    1. elio says:

      Ke te drejte, mbase do ishte me mire te ishin me shume objektive…Nejse, shefi i INSTAT eshte Gjergj Filipi, lakeu i MIlva Konomit(ish drejtoreshe e INSTAT ne kohen e Nanos (me arsim agronomi))Ka qene vartes i Milves ne OJF Agenda, dhe bashke me te ne “partine” e deshtuar te Veliajt – G99.
      Eshte qesharake pervecse e pabesueshme…

  2. Askushi says:

    O Basha, po me ju ishim me te pasurit ne Europe pas Gjermanise, si ka mundesi qe u beme kaq te varfer per 1 vit? Po ju i keni manipuluar shifrat supas oreksit ne menyre skandaloze mor trim, si nuk t’u besuaka ty qe nuk qenkan te verteta keto shifra? Ca ka per te mos besuar? Vetem sistemi social qe po ngre dita dites Veliaj, kushedi sa ka punesuar. Per mos te fol per bizneset fasone dhe te tjera. Ca doni ju more pushter, si u zhdukerka papunesia qe late, brenda nje viti? Ca po ben ti si kryetar bashkie i Tiranes per kete ceshtje? Po ti nuk ke bere 5 leke pune more derdimen, ti je marre vetem me mbledhje te PD me rrogen qe te paguajme ne more, qe te ngecshin ne fyt!

  3. HHAAAAAAAAAAAA rrenaaaa-rrenaaaaaa thote Lul preshi,thuaj mer katnar Tirone GENJEN se po behesh me turk se GJyshi ytttt.

  4. i says:

    A paskan gjet dhe edi nje artan hoxha qe i nxjerr shifrat

  5. koli says:

    INSTAT eshte turpi i kesaj qeverie.STATISTIKA nuk eshte ANKETIM po eshte FAKT, se po te ishte anketim do te ishte edhe marrezhi i gabimit,qe ne SHqiperi ,cdo anketim eshte 20-30 % gabim.Belive it or not.

  6. !!!!!! says:

    Uaaaaaaaa ! Ky lajm eshte total mashtrim .Duhet te saktesohen firmat ku jane punesuar ,per mundesi verifikimi .Filluan dhe keta, ti bejne lavazh
    trurit te njerzve .

  7. zambi says:

    3.8%, 1.7%, 9.7%, 9,6%, 6%…

    Duke krahasuar numrin e 78884 te punesuarve shtese me keto perqindjet e rritjeve qe jepni i bie qe ne paskemi ne pune nja nje milion veta.

  8. Eraldi says:

    Statistika te falsifikuara nen presionin e Partise ne pushtet, ashtu si statistikat e inflacionit. Vazhdon e njejta histori si ne kohen e PD-se ne pushtet. Une habitem perse nevojitet ky INSTAT-i! Per te mashtruar njerezit? Me mire do te ishte qe te shkrihej fare si institucion ose te krijonin nje parti tjeter me emrin INSTAT per zgjedhjet e ardheshme parlamentare. Ndoshta do te ishte me i besueshem ne kete forme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje