Çmimet e ushqimeve janë më të larta këtë vit ndërsa inflacioni i përgjithshëm konsiderohet i ulët. Çmimi i karburanteve në nëntor u ul me 2.1 për qind për benzinën dhe 1.5 për qind për naftën në krahasim me tetorin.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 1.7 për qind në nëntor të këtij viti në krahasim me nëntorin e vitit 2013, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimit të ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit si dhe shërbimeve arsimore, njoftoi Instituti i Statistikave.
Rritja më e madhe vjetore dhe që rëndon më shumë në xhepat e shqiptarëve të varfër u shënua në grupin Ushqim dhe Pije Joalkoolike, të cilat u shtrenjtuan me 2.1 për qind në krahasim me nëntorin 2013.
Grupi Pije Alkoolike dhe Duhan u shtrenjtua me 7.7 për qind, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të duhanit nga rritja e akcizës që u zbatua që nga 1 janari i këtij viti.
“Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,1 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” janë rritur me 10,0 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 8,4 %, nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 3,2 %, nëngrupi “peshk” me 2,3 %, etj. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 7,4 %, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 3,3 %, “sheqer e ëmbëlsira” me 1,9 % etj,” thuhet në njoftimin e INSTAT.
Grupi tjetër me rritje të konsiderueshme është “Shërbimet Arsimore”, të cilat kushtojnë mesatarisht 11.2 për qind më shtrenjtë se një vit më parë. Kjo lidhet ngushtësisht me rritjen e tarifave për studimet master në universitetet publike me rreth 30 për qind nga ana e qeverisë.
Çmimi i naftës dhe benzinës ka rënë gjatë muajit nëntor në krahasim me tetorin respektivisht me 1.5 dhe 2.1 për qind. Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm në tregun ndërkombëtar gjatë muajve të fundit. Në bursat e Londrës dhe Nju Jorkut, nafta bruto ka rënë me rreth 40 për qind. Këto çmime reflektohen pjesshëm në tregun shqiptar pjesërisht për shkak se gjysma e çmimit të naftës që paguhet në Shqipëri përbëhet nga taksa fikse të vendosura nga qeveria ndërsa gjysma tjetër, e cila teorikisht duhet të reflektojë rënien në tregun ndërkombëtar, është e kufizuar nga likuiditeti i vogël në treg ndërsa akuzat kanë qenë të shumta gjatë viteve të kaluara për marrëveshje oligopolistike mes operatorëve të këtij tregu.
Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni në Shqipëri duhet të jetë mesatarisht rreth 3 për qind në vit me një bandë tolerance nga 2 në 4 për qind. Si pasojë e krizës ekonomike, inflacioni ka qëndruar përgjithësisht nën objektivin e poshtëm të BSH që nga qershori i vitit 2013.
O ju hengert mortja per interpretim qe i beni inflacionit!
KAATAASTROOFE!!!!!!! Si jeton ai popull aty?! Kriza ekonomike?! Shqiperia ka qene historikisht ne krize!!! Nje deficence totale e atyre, qe kane drejtuar prej vitesh ate popull. Mortja me gjithe lecka inshallah!!!! Mos te dish tu japesh buken e gojes me pak se 3 Million shqiptareve?! Po bota qe kane me dhjetra e qindra miliona shtetas, si ia del???????
Pse nuk ve qeveria cmime tavan per tregtaret e shumices, te cilet justifikohen per cmimet e artikujve me taksen doganore. Jo ore zoterinj, se ne perendim tregtaret nuk kane perqindje aq te madhe fitimi, por kane xhiro mujore apo vjetore te madhe.
Mos flas per ate deficentin e Min. te Bujq. Papariston (qe eshte si kalec i PPSH-se me pantallona terital), imagjinoni ca revolucioni mund te sjelle ai ne fushen e bujqesise?! Ai nuk mund te kordinoje as shperndarjen e prodhimeve bujqesore ne menyre konstante ne tere Shqiperine. U prishen fshatareve ne jug e veri prodhimet, per mungese transporti. E cfare prodhimes BIO, qe nuk i konsumojne dot as milioneret e Evropes. Nenproduktet e qumshtit (si psh djathi me niseshte.. etj) nuk kane kontroll nga kjo ministri, duke u hapur keshtu rrugen semundjeve kanceroze ne popull. Pse jane kaq te trashe xhanem, se keto produkte konsumojne edhe familjaret e tyre.
Nuk na prishet puna .Le te rriten.Te na rroje partia dhe Edi me Ilir Meten po ne edhe barkun thate do e mbajme.
Hajde merre vesh kete qe thone keta. Edhe thone qe kostua e jeteses eshte rritur e cila do te thote se blen me pak me te njejtat para, por edhe thone se inflacioni konsiderohet i ulet. Hajde komedi hajde! Mbase e duan Anglisht qe ta kuptojne se c’fare do te thote inflacion ne ekonomi. Le ta shpjegojme ne Anglisht, se me sa duket ne Shqip nuk kuptohet!
“In economics, inflation is a sustained increase in the general price level of goods and services in an economy over a period of time. When the general price level rises, each unit of currency buys fewer goods and services”
“INStAt GENjEN” mos e besoni.Rama i di me mire keto pune,a nuk na tha qe nga hulumtimet e tij, cmimet jane ulur.Dhe per karburantet na tha qe eshte merite e tij ulja e cmimit(kish llafosur me ata te OPEK-ut qe te rrisin prodhimin,mos e nxirrni sekretin,se vetem mua ma ka thene)tek ne eshte ulur me 1,5%,ne Greqi pavaresisht qe shteti merr 1-euro per liter tatim eshte ulur me 15% “njelloj sa ne Shqiperi nje presje i ndan” dhe ushqimet me lire jane ne Greqi,ketu cdo gje eshte me e ulet ne cmim,vetem rrogat jane me te larta.
Z.RAMA,MOS NDOSHtA AtY KU BLEN tI,DUKE DItUR QE jE KRYEMINIStER tI jAPIN GjERAt ME LIRE SE tE tjEREVE,A MOS NDOSHtA tI jAPIN DHE FALAS,SI I BERE tI HULUMtIMEt?
Une nuk shoh ndonje gabim tek interpretimi i inflacionit. “Indeksi i cmimeve u rrit me 1.7%”, thuhet ne artikull. Ky pra eshte edhe inflacioni per kete vit, 1.7%.
Inflacion=((CPI2-CPI1)/CPI1)x100=1.7
Edhe me poshte thuhet se “Banka Qendrore mundohet ta mbaje inflacionin tek rreth 3%shi, por kesaj here ai perseri ka qene poshte synimit te Bankes si pasoje e krizes.”
Edhe kjo qendron dhe prandaj nuk kuptoj cfare ka ketu per t’u cuditur?!
Nuk eshte se tekstshtypesi e ka nxjerre vete kete analize; mos u trembni se te kopjuar e ka.
Problemi ketu qendron se indexi i cmimeve nuk perfaqeson realitetin ne Shqiperi dhe ai falsifikohet ose adjustohet ne ate menyre, per te arritur ne nje vlere inflacioni e cila nuk eshte e vertete por behet thjesht per tu justifikuar ne institucionet nderkombetare, meqenese kerkohet nje shifer inflacioni e ulet. Faktikisht inflacioni eshte i prekshem dhe njerezit mundet qe ta bejne thjesht llogarine me nje pyetje. C’fare mund qe te blije me 1000-lek para 6-vitesh dhe c’fare mund qe te blesh sot me te njejten vlere monetare?
Para 6 vitesh?? Me duket se behet fjale per nje periudhe nga Nentori i vitit te kaluar deri ne ate te sivjetshem, pra per nje periudhe nje vjecare. Tani pergjigjiu pyetjes se cfare mund te blije vjet me 1000 leke dhe cfare blen tani po me aq leke?
Elinor, inflacioni eshte nje proces i vazhdueshem pavaresisht viteve, qofshin ato 6 apo 1-vit. Thelbi ketu, eshte se eshte rritur varferia e cila ka te beje me politikat fiskale te nje vendi apo shteti. Njerezit sot mundet qe te paguhen pak me shume se para 6-vitesh, por e rendesishme eshte qe blejne shume me pak me ato te ardhura. Per te tjerat qe pyet c’fare te te shpjegoj? Po jeton ne Shqiperi, realiteti eshte se nje 1000-lekshe sot eshte e barabarte ne vlere me nje 400-lekshe para 6 vitesh. Mund te vendosim formula sa te duash qe te shpjegojme inflacionin (mbi baze statistikash jo kredible), por edhe duhet shpjeguar ne ate menyre qe ta kuptojne te gjithe lexuesit.
Te shtoj edhe dicka se po duket sikur i bej bisht pyetjes tende. Do te thosha qe nga nentori i kaluar dhe deri ne kete sot ne baze te statistikave te inflacionit sipas ketyre me lart, ti blen 1.7% me pak me 1000 Lek. Por kjo nuk eshte e vertete. Eshte shume me teper se kaq. Po hamendesoj ketu, por kjo shifer duhet te jete te pakten 7% me 9% me pak!
Po KM tha qe jan ulur cmimet!!!! Si ka mundesi eshte rritur inflacioni??? Vajmedet!!! KM si bie rradha te paguaje ndonjehere prandaj i duket qe kan rene cmimet!!
Sa po keni filluar te ja shifni te mirat Rilindjes ose e thene popullorçe 1 000 000 shuplakave. Vitin tjeter keto shuplaka do behen grushte.