Rreth 10 për qind e bizneseve në Shqipëri janë në borxh tek Tatimet. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se numri i ndërmarrjeve që nuk kanë shlyer taksat shënoi këtë vit rritjen më të fortë që nga 2009-a.
“Si administratë tatimore kemi një tendencë rritje, pasi pjesa e administrimit fiskal drejt menaxhimit dhe mbledhjes së detyrimeve të papaguara është forcuar jashtëzakonisht shumë. Po të vihet re në listë dhe po të shikohet më vemendje, mund të shikojmë edhe se si i njëjti subjekt përsëritet dy apo tre herë apo edhe më shumë për arsyen edhe të faktit, sepse ky tatimpagues për veprime të ndryshme, vetëdeklarime apo rivlerësime nga ana e administratës tatimore janë vendosur njoftime të ndryshme. Për çdo njoftim krijohet një kasus, i cili ndiqet pastaj sipas të gjitha procedurave që parashikon mbledhja e borxhit”, thotë Erjon Prifti, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Deri në tetor, Qeveria pagoi 260 milionë dollarë borxhe të prapambetura ndaj kompanive private, për të lehtësuar gjendjen e tyre financiare. Por, sërish numri i bizneseve që nuk kanë shlyer taksat ka vazhduar të rritet duke arritur në 11 350 ndërmarrje.Në bazë të ligjit, tatimet kanë bllokuar me barrë siguruese të gjitha pasuritë e tyre.
“Në këtë moment çdo biznes tjetër, i cili kryen marrëdhënie me këta tatim-pagues, duhet të ketë parasysh faktin që këta kanë barra siguruese të vendosura në të gjitha institucionet shtetërore, ku mund të kenë marrëdhënie këta tatim-pagues, sic janë hipotekat, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, Regjistri i Barrave Siguruese, pra nuk mund të kryejnë transpaksione me këta tatimpagues“, tha Prifti.
Edhe pas shpalljes në listën e debitorëve, ligji ende u lejon bizneseve në borxh me shtetin që të shlyejnë detyrimet dhe të rikthehen në treg. Madje me procedura lehtësuese.
“Ligji lejon që në të gjitha nga këto hapa, tatimpaguesi mund t’i drejtohet administratës tatimore për të bërë një marrëveshje të pagesës me këste, gjë e cila e ndihmon atë që të paguajë një pjesë të detyrimit, kuptohet duke u llogaritur interesat, por duke u dhënë një lloj frymëmarrje, në çlirimin dhe pagimin e detyrimeve dhe po themi, nëqoftëse po respektohet kjo marrëveshje, të gjitha këto masa fillojnë dhe bien dhe biznesi ka mundësi të marrë frymë“, sqaron Prifti.
Nëse pas të gjitha hallkave që parashikon ligji bizneset debitore ende nuk i paguajnë detyrimet, atëherë borxhi parashkruhet dhe ndaj tyre tatimet nisin procedurën e falimentit. Në total borxhi që bizneset kanë tek doganat dhe tatimet arrin në mbi 800 milionë dollarë, i akumuluar ndër vite./TCH
Kjo tregon rritje ekonomike we ka shqiperia.Ta lexoje kete Rama dhe Cani dhe pastaj te dalin e te flasin pallavra .Ky vend po shkon drejt gropes me keq se Greqia
EKONOMIA SHQIPETARE NUK KA PRODHUAR NDONJEHERE KETO 25 VITE, POR KEMI NDERTUAR NJE “EKONOMI” (NESE MUND TE QUHET E TILLE) KONSUMI, DMTH EKSPORTOJME KRAH PUNE DHE ME PARATE QE VIJNE NGA KY EKSPORT, KONSUMOJME PRODHIME TE HUAJA (ESHTE TURP QE SOT NE SHQIPERI IMPORTOHEN, MAKARONA, AKULLORE E LLOJ LLOJ PRODHIMESH QE FARE MIRE MUND TE PRODHOHEN KETU).
NE KETO KUSHTE, DUHET TE PRESIM SA TE MARRE VETEN EUROPA PERENDIMORE (VECANERISHT GREQIA) QE NE TE MUND TE KEMI NDONJE PERMIRESIM NE GJENDJEN EKONOMIKE.
ALTERNATIVA NDAJ KESAJ, ESHTE TE COHEMI NGA GJUMI E TI FUTEMI PUNES.
PER 25 VITE NUK QEME TE ZOTET TE NGREME NJE EKONOMI PRODHUESE POR
EKSPORTUAM KRAHUN E PUNES DHE IMPORTUAN GJITHSHKA NGA JASHTE.
ESHTE TURP QE SHQIPERIA IMPORTON GJITHSHKA DUKE FILLUAR NGA MAKARONAT AKULLORET DHE THUAJSE GJITHSHKA.
TANI DUHET TE PRESIM QE EUROPA PERENDIMORE, E VECANERISHT GREQIA TE NGRIHEN EKONOMIKISHT QE TE MUND TE KEMI NDOPAK MIREQENIE.
ALTERNATIVA ESHTE TE ZGJOHEMI NGA GJUMI E TI PERVISHEMI PUNES.
JO RAMA, POR KUSHDO QE TE JETE NE QEVERRI, DUHET TE ZGJOJE KETE POPULL NGA GJUMI, ESHTE E VETMJA RRUGE.
Ky zoteria nuk e njihka ligjin.Jo ne cdo rast behet pagesa me keste, sipas procedurave.
Erjon trapi,akoma punon aty te drejtoria e pergjithshme e tatimeve???Mendoja se ridhjerja do ta hiqte nga puna kete te pa afte,qe e hoqen nga puna nga nje biznes ushqimor privat ketu te Komuna e Parisit,se ishte aq i mbaruar,sa nuk dinte te bente as ekonomistin e thjeshte te ketij biznesi.Kur paf,ne qeverine e kaluar,u be drejtues i larte i tatimeve.Gjithe diten rrinte te kafe 31,ne krah te drejtorise se tatimeve me biznesmene.Sic duket,Erjon pucrranjosi me dhembet si perbindesh,i ka gjetur pipezat edhe me qeverine e re rilindase.Hajde gallate hajde qe jane keta…..He,he,do bejme shtet apo jo?Ja,me keta tipa si Erjoni behet shteti o popull…