Operacioni kundër vjedhësve të energjisë/ Gjiknuri: Humbjet u ulën me 15 %

11 Dhjetor 2014, 13:04Ekonomia TEMA

Ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri u shpreh optimist në lidhje me arritjet e para pas nisjes së operacionit kundër abuzimit me energjinë elektrike.

Gjatë seancës parlamentare, Gjiknuri theksoi se të dhënat kanë rrëzuar pretendimet e opozitës se qytetarët nuk kanë të paguajnë, pasi ata kanë nisur të paguajnë në masë që në momentin kur panë shtetin në veprim.

“Deri më 8 dhjetor 2014, janë nënshkruar 7100 kontrata të reja energjie dhe humbjet janë ulur me 15% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se njerëzit kanë filluar të reagojnë dhe të ndërgjegjësohen se kur shteti vepron me drejtësi, ligji është njësoj për të gjithë.

Në nëntor të këtij viti, humbjet arritën në në 32% nga 47 % që ishin nëntorin e 2013-ës. Unë jam modest, por këto janë masa të prekshme në një situatë të vështirë”, theksoi Gjiknuri

Në vijim ai shprehu nevojën për të miratuar një kredi të re prej 150 milionë dollarë për sektorin elektroenergjitik nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila konsiderohet si hapi i parë i rëndësishëm që në vitin 2018, sektori elektroenergjitik shqiptar të mos jetë më barrë, por të dalë me fitim.

Gjiknuri tha në fjalën e tij se me ligjin e ri për energjinë elektrike, procedurat për investitorët e huaj që do të duan të investojnë në të, janë lehtësuar.

“Nuk ka më fatura të fshehura, që ata të përballen me rriskun. Ngritja e skemave të tipit “të rregulluara” nuk mund të vazhdojnë, sepse këto skema kanë barrë të rëndë financiare, kanë dështuar.

 Në fazën e parë ne do të bëjmë investime në energjitikë dhe më pas garantojmë investime afatgjata në të”, theksoi ministri i Energjitikës

Gjatë seancës ai njoftoi edhe shlyerjen e borxheve ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë.

Kemi filluar sot pagesat e para për HEC-et e para private. Janë disbursuar 4 milionë USD nga  “gropa” e krijuar prej vitesh e cila arrin në  64 milionë USD”, theksoi Gjiknuri.

Pas ministrit të Energjitikës, ishte Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, i cili vuri theksin në rikthimin e kulturës së pagesave të energjisë.

Referuar deklaratave të bëra nga opozita, sipas të cilës qytetarët s’kanë mundësi të shlyejnë detyrimet e prapambetura të energjisë, Brace tha se “Lulzim Basha po përcjell mesazhin e qartë tek qytetarët që mos e paguani energjinë elektrike, se nuk keni para.

Është i njëjti mesazh që iu përsërit një kategori të caktuar gjatë fushatës elektorale dhe që sot vazhdon të jetë kategoria më e madhe debitore”.

“Unë dua ta sjell në vëmendje këtë fakt pozitiv për ata qytetarë që nuk e dëgjojnë opozitën dhe po zënë radhët për të paguar energjinë elektrike.

Ky operacion, që sot po kontestohet nga opozita e Bashës, nuk është për herë të parë. Në dy vitet e fundit, ka qënë Berisha ai që krijoi sëbashku me CEZ-in, një rrjet të grumbullimit të të ardhurave. Ndryshimi me sot është e ku shkojnë këto para.

Paratë e tij shkuan tek kompanitë që grumbullonin borxhet e këqia, kurse sot në arkat e kompanisë, jo në arkat e 4-5 klientëve të Berishës, që merrnin gati 50% të faturës për atë që mblidhnin si shpërblim”, theksoi ai. /gj.k/

1 komente në “Operacioni kundër vjedhësve të energjisë/ Gjiknuri: Humbjet u ulën me 15 %”

  1. Xhelo says:

    Nuk jane aspak te nevojshme deklarata te tilla. Problemi eshte shume i thjeshte per zgjidhje;dixhitalizimi i shperndarjes. Shembull i mire dhe me i afert eshte Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje