Ndërsa lajmet janë të bollshme për rritje arkëtimesh dhe ulje humbjesh, disa ndodhi nga e shkuara mund të ndihmojnë për të dalluar propagandën nga realiteti.
Shqipëria ka një çerek shekulli që vuan probleme të thella në sektorin elektroenergjetik, ku përfshihen keqmenaxhimi, ose vjedhjet nga lartë dhe energjia e përdorur nga konsumatorë të paidentifikuar, dmth vjedhjet nga poshtë.
Qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë fushata të ndryshme përgjatë këtyre 20 viteve me pretendimin se do t’i japin fund kësaj situate dhe gjithmonë gjatë kësaj kohe ka pasur shumë hile statistikore.
Së fundmi, OSHEE po njofton pothuajse çdo ditë për suksese pas suksesesh, nëpër zyrat e OSHEE ka rradhë të pafundme ndërsa ministria e Energjisë mburret se ka ulur humbjet me mbi 15 për qind.
Vetë programi i Bankës Botërore për kredinë e saj të rradhës parashikon një rënie mbresëlënëse të nivelit të humbjeve joteknike (vjedhjeve) përgjatë pesë viteve të ardhshme, me synimin final që këto humbje të reduktohen në më pak se 2 për qind të totalit të energjisë në vitin 2019.
Nuk është e mundur të mësohet nëse reklama e fushatës së fundit bazohet në fakte reale apo në statistika të shpikura, por historia na mëson disa gjëra që mund të na i qartësojnë idetë. Më poshtë po jap disa ndodhi të së shkuarës që shërbejnë për të kuptuar se çfarë ndodh në sistemin elektroenergjetik.
Kush dreqin e di se sa janë humbjet?
Humbjet, teorikisht janë diferenca mes energjisë së hedhur në rrjet dhe energjisë së faturuar. Kjo do të thotë se kur hidhen 100 kWh në rrjet dhe faturohen 60, atëherë humbjet janë 40 për qind. Shumë e lehtë në teori. Por kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. Në të shkuarën, kur ka patur fushata të tilla, faturistët janë vënë nën presion përmes “kuotave të faturimit” sipas zonave të mbulimit. Duke qenë se faturistëve u kërkohej të faturohej, këto të fundit e kanë patur të lehtë të faturonin njerëz që nuk e paguanin energjinë elektrike më shumë se sa ata që e paguanin. Kjo lloj metode krijon faturime, por jo të ardhura. Rrjedhimisht kur raportohet niveli i humbjeve, dmth raporti mes energjisë së hedhur në rrjet dhe energjisë së faturuar, nuk është kurrë e qartë se reduktimi i humbjeve përbën të ardhura shtesë apo thjeshtë faturime shtesë.
Metoda tjetër e përdorur në këto lloj rastesh është mbifaturimi i konsumit të energjisë nga institucionet publike. Është e thjeshtë, për shkak se nëpër institucionet publike askush nuk është seriozisht i interesuar për të parë sahatët, faturistët, nën presionin e drejtuesve, priren të lëshojnë fatura të fryra për shkolla apo institucione të tjera publike. Kjo qe një metodë që u përdor masivisht në vitin 2002, kur qeveria lëshoi njëkohësisht një urdhër për institucionet publike që të paguajnë faturën e energjisë para se të paguajnë rrogën. Në vitin 2014 Shqipëria është pak a shumë në të njëjtën situatë. Qeveria ka lëshuar një urdhër për institucionet publike. Nuk ka fakte që të sugjerojnë se kemi gjithashtu mbifaturim të institucione publike në këtë rast.
Afrofeja sjell “ulje humbjesh”
Një nga metodat e zakonshme të qeverive për të ulur humbjet është rikthimi i faturimeve afrofe të energjisë elektrike. Pikërisht kjo ndodhi këtë vit kur Enti Rregullator lejoi kompaninë e shpërndarjes për herë të parë në pesë vjet të lëshojë fatura afrofe për konsumatorët që nuk kanë matës apo kanë matës të dëmtuar. Kjo është shumë e lehtë. Në vend që të instalosh matësa apo të riparosh matësat e dëmtuar, i dërgon një faturë të majme 600 kWh në muaj. Në këtë rast raporton faturime dhe ulje humbjesh.
Faturime, jo arkëtime
Kur OSHEE raporton bilancin energjetik të vendit, ky bilanc flet për energji të hedhur në rrjet dhe energji të faturuar si dhe diferencën mes tyre. Por jo e gjithë energjia e faturuar konvertohet automatikisht në të ardhura. Përkundrazi, përgjatë viteve është parë se sa herë humbjet e raportuara reduktohen, aq herë energjia e arkëtuar ulet gjithashtu. DMTH duke qenë se indikatori kryesor i performancës së sistemit janë humbjet fizike dhe jo humbjet monetare, administratorët e kanë kollaj të fryjnë faturimet pa marrë parasysh nëse këto fatura do të arkëtohen ndonjëherë apo jo.
Fryrje e vetëkonsumit
OSHEE ka përdorur në të shkuarën, kur e ka patur emrin OSSH, një metodë të thjeshtë për “reduktimin e humbjeve”. Vetë OSHEE nëpër zyrat e saj konsumon energji elektrike. Në vitin 2008, OSHEE i faturoi vetes diku rreth 3 për qind të të gjithë energjisë së hedhur në rrjet zyrave të veta, duke i reduktuar humbjet në letër me 3 për qind. Kur OSSH u ble nga CEZ, kjo e fundit hyri në mosmarrëveshje me Entin Rregullator pasi i kërkoi që vetëkonsumi i OSSH të llogaritej disa herë më pak në bilanc nga sa qe raportuar. Në kushte teorike kjo duhej të konsiderohej si manipulim bilanci, por CEZ nuk qe e interesuar të denonconte ndokënd për këtë krim.
Fryrje e humbjeve teknike
Humbjet, dmth diferenca mes energjisë së hedhur në rrjet dhe energjisë së faturuar, ndahen në humbje teknike dhe joteknike. Humbjet teknike janë humbjet fizike të energjisë kur kjo e fundit kalon nëpër tela e pajisje të tjera ndërsa humbjet joteknike janë vjedhjet. Problemi është se ndonëse është e thjeshtë të dallohet konsumi i faturuar nga konsumi i pafaturuar, nuk është aspak e lehtë që nga ky konsum i pafaturuar të dallohet se çfarë është humbje teknike dhe çfarë është vjedhje. Dallimi është i madh për shkak se humbjet teknike janë pjesë e kostos së energjisë elektrike të paguar nga konsumatorët, ndërsa humbjet joteknike duhet të jenë pjesë që duhet të merret përsipër nga kompania e shpërndarjes. Gjatë viteve të fundit, me kërkesë të CEZ Shpërndarje, ka patur prirje që humbjet teknike të fryhen. Shumë ekspertë dyshojnë se vjedhjet e energjisë elektrike thjeshtë sa janë klasifikuar si humbje teknike me synimin për t’i fshehur.
Arkëtime të vjetra
Qeverive shqiptare i është nevojitur në tri raste të raportojë një bilanc të suksesshëm për sistemin elektroenergjetik dhe në të tri rastet, nevoja ka qenë marrja e kredive të Bankës Botërore. Këto raste kanë qenë në vitin 2002, kur një kredi e BB qe pezulluar që nga viti 1998, në vitin 2008, kur OSSH po pritej të privatizohej dhe tani. Natyrisht, pas kapërcimit të këtyre situatave, gjendja është kthyer në të njëjtin nivel si më parë.
Në të trija rastet, puna e parë që kanë bërë qeveritë është që të urdhërojnë institucionet publike të paguajnë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike. Kjo, në shumë raste krijon përshtypjen e gabuar sikur arkëtimet janë rritur ndjeshëm, por se sa reale është kjo, shihet vite më vonë.
E gjitha kjo ngjan si sistemet e llogaridhënies së kooperativave të kohës së komunizmit. Qeveria nga Tirana përcaktonte kuota prodhimi, kuota se çfarë do të konsumohej nga vetë popullsia e kooperativës dhe kuota se çfarë do të dorëzohej në sistemin e grumbullimit të qeverisë. Kryetarët e kooperativave raportonin realizim plani 110 për qind, dorëzim të kuotës së kërkuar nga grumbullimi i qeverisë dhe teorikisht vetëkonsumin e popullsisë. Se sa qe konsumi real i popullsisë, kjo nuk merrej vesh. Por nëse ndokush ankohej, akuzohej për agjitacion e propagandë.
ere enver hoxha qe na ke hapur telashe me energjine,cfar dreqin doje qe ndertove hidroncentrale qe te na ndricoje,ne ishim mesuar me mesjeten kurse ti na ndricove,e shikon tani se cfare na ka gjetur me kete energjine,disa ngrihen ne greve per te mos e paguar,disa lejne lesht duke lidhur telat ne menyre te paligjshme,kurse disa te tjere paguajne duke kursyer barkun,kurse hajdutet e politikes qe i gjeten gati keto hidroncentrale pasurohen,keshtu shoku enver te shtohet edhe nje akuze tjeter abuzimi me kete vend,qe na ndricove dhe na ndave ne 20 pjese si shoqeri e lidhur mijevjecare,lol,(se kurre nuk kemi qene te tille),keshtu eshte kur ne shqiperi cdo malok qe ka qeverisur e ka kthyer shqiperine me byth perpjet,ahmet zogu nga MATI,malok tradhetar hajdut kriminel serb,ramiz alia,tradhetar shkodran origjina kosovare serb servil kriminel dhe i pabese(per hajdut nuk mund te flas per ramizin),sali serb berisha tropojan,malok no coment eshte i pakrahasueshem me askend ne shqiperi,as pushtuesit nuk kan qene me basdarte sesa ky maloku i ndryre tropojane,prandaj o popull malok kurre mos votoni se i kane dhene provat per njerez mizerje dhe motra qiresh e gjithe veriu bashk me maloket kafshe,ja keta jane ata qe shkaterruan dhe tradhetuan dhe vodhen kete vend,duke mos dhene kurre ne historine e tyre nje kontribut madhor per atdheun tone SHQIPERI,dhe sote rrime dhe analizojme shkaterrimet e kesaj rrace basdarte malok.
o komunist i mjere, do vdesesh injorant pa kuptuar se c’do te thote te jetosh si njeri i lire, Enderron diktaturen si ajo kafsha qe do vetem te kete barkun plot (as kete nuk e kishim) dhe nuk do t’ja dije nese eshte i lidhur ap i rrahur. Me thuaj cilet jane ato shtete europiane qe nuk kane akoma drita e elektrifikim dhe pa patur fatin ? Nuk do mesosh ndonjehere te arsyetosh me koken tende, por me ato qe te ka mesuar babi yt brigadier kooperative apo sekretar partie. Mjere ky vend qe ka akoma mbeturina te tilla te koleres se kuqe.
O Loni,po ato vende qe nuk kane pasur Enverin si ja bejne per energjine?Po ça thoni?????Ky eshte faji i politikes se majte e te djathte.
Energjine e sjell qeveria,rruget i ben qeveria,infrastrukturen e ben qeveria se per keto paguhen taksat.
Populli ka detyre te zgjedhi qeverite,te cilat na kane marre frymen keto 24 vjet,qe me Sali hajdutin,Ilir floririn,Fatos pijanecin e bixhozxhiun,prap me Sali super hajdutin,e me pas me Edi Hitlerin,ja keta kemi zgjedur ne njeri mut e tjetri kak.
Mbas leximit te ketij shkrimi me lind pyetja:Aka sahate te medhenj ne hyrje te cdo fshati apo lagjeje qyteti(mbas daljes nga Kabinat e transformatoreve)per te vertetuar shumen Mujore te KW/h-ve te dale,per tu krahasuar pastaj me KW/h e harxhuar nga shuma e sahateve te gjitha banesave e institucioneve qe furnizohen nga ky transformator.
Po ka matesa te tille, mesa di une qe nga viti 2006 kane filluar te instalohen te tille matesa dhe sot mbase nuk ka cep ne Shqiperi qe kabina ose transformatori mos kete te tille mates. Mjafton te shohesh nje kabine dhe brenda ke 2 ose tre matesa ne varesi te linjes.
NE cdo nenstacion ka matesa qe tregojne sasine e energjise se kaluar ne fiderat kryesore. Diferenca ndermjet sasise se hedhur ne fider dhe asaj te faturuar perben humbjet. Humbjet teknike jane lehtesisht te matshme me metodologji teknike, prandaj pjesa tjeter i bie te jene vjedhjet.
Problemi eshte se per perfitime personale, elektricistet dhe faturistet mbeshtesnin keto vjedhje, sigurisht me miratimin e drejtorave zonal te cilet perfitimet i kane duke bere investime te reja apo shit-blerje transformatoresh (mjafton te kontrollosh magazinat e OSSHE). Te gjithe e dime se si jane bere e vazhdojne te behen tenderimet ne kete vend.
PS: Fideri permban te gjithe kabinat e lagjes apo fshatit.
Sec ka dashur te thote ky Erebara! Ky nga qe eshte i “mencur” as edhe nuk pyet! Nuk sqaron se sa eshte e pranueshme humbja teknike, a mund te shkoje ajo tek 0, apo i faturohet ajo konsumatorit, sa eshte kostoja e prodhimit, sa eshte kostoja e transmetimit, sa eshte fitimi, etj etj. Ky shkruan dhe ben palle me mendjen e tij. Po pyet o djale nje here dhe pastaj shkruaj.
Artikulli ka shume pasaktesi.njeri eshte qw sado ti frysh faturimet e ato nk perkthehen deturimisht ne arketime. Ulja w humbjeve me 15% eshte reale dhe kjo nk ka ndodhur ne 10 vitet e fundit. Paragjykues kur thote qe gjendja do kthehet si me pare pasi te mbaroje fushata. Ku e di ti te ardhmen? Une nk mbaj mend ndonje fushate me serioze per energjine sesa kjo. Bazohuni ne fakte dhe jo ne hamendesime apo paragjykime.
Ka bere gjithe kete shkrim ky sharlatani i BIRN e asnje shifer nuk e ka sjelle apo qofte ti referohet ndonje burimi..
Shkruan vetem cfare i pjell fantazia! O sharlatan, mire qeveria qe na genjen si ne kohen e komunizmit po ato rradhe qe shohim cdo dite nga njerezit qe duan te paguajne? Atyre cfare tu themi? Po arrestimet? Apo edhe ato propagande?
Edhe nje femije shkolle e di qe ka mekanizma shume ekzakte per matjen e energjis e ketu nuk po flas per sahatet ne shtepite e njerezve!!
Nuk ka asnje qytetar te ketij vendi qe nuk don te paguaj energjine elrktrike’por cfar ndodhi?abuzimet ne kurriz te qytetarve kan qene kaq te medhaja e te sofistifikuara sa qe nuk kan te sosur sidomos ne fshatra.ne fshatra pagesat e enrgjise behen ne pikat e postave sepse oshe-ja ka vetem ne qytet sportele,pra je i detyruar qe faturat ti paguash ne poste.mirpo posta leket e mbledhura te faturave te enrgjise i derdhe si mbas qefit ose kur mbaron punet e veta,me disa muaj vonese.mbas kesaj osshe-ja i kalon leket ne debi dhe jo pagese fature.dhe ne aksionin e qeverise qe punonjesit e shtetit te paguajne leket e prapambetura per dy dit ,mua me dalin rreth me shume se gjysmat e faturave te pa paguara kur i kam te vulosura ne libreze.askush nuk e mori parasysh kete fakt,por punonjesja e ossh u mjaftua vetem vetem duke me thene qe;mos paguaj me ne posta e nuk marin parasysh asgje, shkurt je debitor.si un ka me shumice.prandaj pyes ku kan perfundur leket?ky eshte vetem nje rast abuzimi,pa diskutuar per faturat e fryra.ne kete aksion te suksesshem qeveritar hajdut doli vetem ‘populli;.
Lexova shkrimin e ketij mender gazetart Erebara,i per ceshtjet ekonomike, dhe vej re qe ne cdo debat ai i del kundra reformave te kesaj qeverie dhe ne menyre te qellimte transformon misionin per te futur ne rrugen e ligjit sistemin energjitik. Ne demnokraci liria e fjeles eshte norma baze por kjo te kthen ne legen dhe bythelepires te krahut qe mbron. Dil troc o sumeshpuar te pelqen aksioni qe abuzuesit te paguajne energjine si shumica e shqiptareve apo je emisar i Shqupit ne gazetari , pale mbahesh si aktivist dhe ngrihesh jo kunder padrejtesise por mbron anarkine qe u trashegua nga ata qe te paguajne legen I felliqur.Shteti ligjor kerkon mbeshtetje nga te gjtithe te ndershmit ,kurse ky te vazhdoj avazin e bythelepirjes duke mos dhene asnje argument per ato qe thote.
Ne shqiperi e kosove,humbjet Jane kryesisht ‘vjedhjet’ e medha qe behen prej hydrocentrales tek fazlici, qe va vlen keto’humbje’ lire e na i ri shet shtrenjt!
Te tjera Jane cikerime!
Skandali i energjise eshte ketu: sa prodhojne hydrocentralet?e sa shperndahet ,per shembull per nje dite ne shqiperi?
Dikur ishim ne kosove kur vellau pa nje nderkombtar aty ne grand..o ketu je ty,po to kesh po i tôt,edhe vellau me tona’ ke rrym tash,mbas nje vjet nuk do kesh,se ky mut eshte spécialiste per me organizuar vjedhjet massive,e me falimentuar keshin, se keshtu ka vepruar ne gjithe vendet e afrikes .E ne fund organizon blerjen e sa kur nuk vlen kishe asgje….
Ashtu ndodhi…
Nje shkrIm qe nuk kupton se cfare mesazhi ka dashur te na japi ky zoteri!? Thjesht ,te me fali, por nje Corbe Derri. Nqs ke deshire qe te shprehesh per filozofine a trajtimit te energjise elektrike lidhur me faturimin,humbjet teknike dhe joteknike etj ben mire qe te konsultohesh paraprakisht me ndonje specialist qe eshte mare me kete problem.Te tille fatmiresisht ka akoma edhe sot
Zoteri! E rendesishme dhe urgjente sot eshte aksioni qe me se fundi mori kjo qeveri, perjashtimisht nga te gjitha qeverite paraardhese.Kjo duhet pershendetur e mbeshtetur.Kur ka seriozitet,si ne rastin konkret dhe rezultatet dalin vete.
I gatshem per te ju konsultuar lidhur me temen qe keni dashur te na Teutonic!
Asgjë e re nga fronti i… energjisë. Të gjitha këto dihen nga qytetarët, mbase ty o gazeta – shkrues të duken zbulim. Ia hodhe by…s, e realizove planin edhe për sot, ë??? Meqë ra rasti: nga këta gazetaxhinjtë e BIRN nuk kam lexuar krrë ndonjë gjë të hajrit. Ç’janë këta, kush i paguan? As ATSH-ja e dikurshme nuk kishte gazetaxhinj kaq të paaftë.
Futni kartat e elektrikut, si kartat e celularit. Kush paguan ka drita…po spati leke karta, ndiz qiriun. PD i mesoi keq njerezit e saj, Nderto pa leje, vidh energji, vidh ujin …vetem na votoni. Eshte shanci i fundit per te bere shtet, o sot o kurre! SRB eshte shkaterrusi i shtetit Shqiptar.
Vjedhja qe shperndaresi I energise eshte rritja e konsumit ne menyre artificiale.Si ndodh?Ne shume zona tensioni eshte I ulet faktor qe I vjedh konsumatoret pasi p.sh per te gatuar nje tenxhere supe duhen me teper kohe se sa kur tensioni eshte 220V.Dhe kjo behet nga lart me urdher.Problem tjeter se sistemi eshte amortizuar komplet ku luhatjet e tensioni nga ndryshim I ngarkeses dhe kryesisht luhatja e frekuences shkakton probleme dhe deme te medha ne pajisje shtepiake dhe industri ku demin e kane paguar konsumatoret pasi kontrata me kompaninie nuk eshte e drejte.Konsumatori e paguan energjine.Pse kompania te mos paguaje demin e shkakktuar konsumatorit?A do te kete ndonjeher drejtesi apo do te vazhdohet keshtu?Ah o popull I shkreti prit,prit,prit…
Kerkush nuk flet per cilesine e energjise.Pra kemi ne tensionin 220 Volt ne rrjetet tona shtepiake? Inxhinjeret thone se ky eshte nje parameter i rendesishem.Shteti duhet te montoje sahate te cilet funksionojne jo vetem ne baze te amperaxhit por edhe te voltazhit.Ne orarin ku konsumi ka pikun e vet cmimi duhet te jete me i larte.Sa me pare duhet te krijohen ligjet qe te lejojne te prodhosh energjine ne menyre individuale duke shfrytezuar energjine diellore.Shteti duhet te subvencionoje ata konsumatore qe jane pagues te rregullt qe kur eshte krijuar shteti.