Arben Malaj: Plotësimi i Këshillit do kishte shmangur përplasjen president-qeveri për guvernatorin

13 Dhjetor 2014, 09:48Ekonomia TEMA

Ish-ministri i financave , Arben Malaj, thotë Banka e Shqipërisë gjendet në këtë situatë sepse si para, ashtu edhe pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit, Këshilli Mbikqyrës është i paplotësuar.

Nëse do të kishte diçka urgjente, duhej zgjidhur e para Inspektori i Përgjithshëm, që është atribut i Parlamentit, për të përmirësuar mbikqyrjen e Bankës. Aq më tepër kur u tregua se kishte probleme. Ka kohë, kanë kaluar katër muaj që nuk zëvendësohet.

E dyta, në nëntë anëtarë të Bankës, sot mungojnë katër. Duhet të ishin plotësuar. Ka vonesa nga të gjitha institucionet. Në formimin e Këshillit Mbikqyrës 5 anëtarë i ka Parlamenti, 2 prej tyre mungojnë.

3 anëtarë i ka qeveria, 1 prej tyre mungon. 1 anëtar e ka Këshilli Mbikqyrës i Bankës pas dorëheqjes së Civicit, asnjë prej tyre si ka plotësuar”, thotë ai për “Ora News.

Sipas Malaj, nëse sot Këshilli do të ishte plotësuar, atëherë do të plotësohej edhe kërkesa e mazhorancës, që emri i guvernatorit të dilte pikërisht nga ky Këshill dhe presidenti nuk do të duhej të mendonte një kandidaturë tjetër:

Ndërtimi i institucioneve minimizon edhe krizat politike.

Aktualisht presidenti ka nxjerrë një dekret, mazhoranca ka qëndrimin e saj ndaj dekretit të presidentit.

Nëse do të ishin të nëntë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës do të ishte më e qartë dhe më e lehtë edhe për presidentin që atributin kushtetues që ka që ai e propozon, jo e emëron, do ta kishte zgjedhur nga 9 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës”.

Ish-kreu i Financave nuk i mohoi ambiciet e tij për një vend në Këshillin Mbikqyrës, por jo për postin e guvernatorit.

Edhe kur presidenti bëri thirrje kush është ambicioz për guvernator të aplikojë, nuk aplikova, sepse nuk e kisha atë ambicie”./b.l

 

 

4 komente në “Arben Malaj: Plotësimi i Këshillit do kishte shmangur përplasjen president-qeveri për guvernatorin”

  1. Celo Mezani says:

    E para here ne jeten e vet qe tha nje gje me shume mend ky Arben Malaj

  2. Analist Politolog Qim Hasimovic Nurellar says:

    Llakatundasi Arbun – katundar piramidal.

  3. Lemi says:

    …je larg te qenit njeri o arben…ndersa qytetar nuk behesh kurre!!!…

  4. Alban says:

    JE NJESH ARBEN MALAJ, JE ME I MIRI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje