Gjermeni inspekton projektet: Kruja do të kthehet në destinacion turistik

12 Dhjetor 2014, 18:32Ekonomia TEMA

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni inspektoi në Krujë punimet e kryera në projektin “Rigjallërimi dhe përmirësimi i zonës turistike-pazari i Krujës”.

Projekti me vlerë investimi prej 798,000 dollarësh, që po financohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do t’i japë një fizionomi tjetër qytetit duke e kthyer Krujën në një destinacion më të preferuar për turistët.

“Ky është një projekt model për nivelin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Krujë, bizneseve që operojnë në Pazarin e Krujës dhe Fondit Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit, që është dhe financuesi i këtij projekti.

Projekti, që do t’i japë një fizionomi tjetër qytetit duke e kthyer Krujën në një destinacion më të preferuar për turistët e huaj dhe vendas, pritet të përfundojë para afatit, në mars 2015”,  tha ajo.

Gjermeni shtoi se një tjetër komponent i rëndësishëm i këtij projekti është dhe krijimi i Shoqatës së Artizanëve dhe veçanërisht, vlerësimi i punës së dorës dhe artizanatit.

“Them se nga ky projekt do të përfitojnë gratë dhe të rinjtë, të cilët do të kenë më shumë mundësi punësimi”.

Gjithashtu, ministrja inspektoi edhe zbatimin e punimeve të projektit  për sistemimin dhe ndriçimin e rrugës së malit të Krujës, të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me vlerë totale investimi 15,817,979 lekë.

“Kam ardhur në Krujë edhe për të inspektuar punimet e kryera në rrugën e Kalasë dhe sistemit të ndriçimit të rrugës së malit, financuar nga Fondi Shqiptar i Rajoneve.

Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e lirë të autobusëve me turistë. Mendoj se të gjitha projektet që po zbatohen në Krujë së bashku me dy projektet që po financohen nga Bashkia Krujë, përbëjnë një komponent të rëndësishëm për t’i dhënë rëndësinë e duhur Krujës si një destinacion turistik”, tha Gjermeni. /gj.k/

5 komente në “Gjermeni inspekton projektet: Kruja do të kthehet në destinacion turistik”

  1. ed says:

    Po atë gërmadhën pas kurrizi pse e lënë ashtu?
    Dikur ka qenë e bukur Kruja, por sot ka ngelur si fshat i ri.

  2. cufi cito says:

    kot vjen se nuk ke per te pare asgje ,se asgje nuk keni bere,se muti i ndertimeve pa leje eshte bere KALA…..quhet kalaja e mutit.

  3. shqiperia says:

    Te lumte moj vajze ky eshte vizioni per kete qytet me histori te lashte te lene pasdore. Ne cdo vend te botes historia eshte pasuri kombetare. Ta ktheni ne vend turistik se e meriton . Shume vone por me mire se kurre thote populli.Vlerat e Krujes pak i dine por ti Z.Eglantina vendos gjithe forcat ta besh realitet kete inisiative. Vendin e kemi te bekuar dhe nje perle por asnjhere skemi patur ne krye njerez qe te mendojne per vendin. Vec per xhepat e tyre kane menduar.Prandaj ju qe keni deshire per pune ju falenderojme dhe ju urojme te ecni perpara per te miren e vendit dhe popullit shume te vuajtur shqipetar.

  4. lac-sebaste says:

    nuk e kuptoj pse keta kamunistat fusin hundet andej e ketej! na jena prej veriu,nuk jena evropiana! na ishim bukur ne kohen e sales me ndertimet pa leje ene furrat e gelqeres! Na digjnim gomat e makinave edhe pishat! keni pa naj vend ne Europe qe nje qytet simbol ta kete ne ate gjendje?! e pra,kjo do kishte qene e vecanta,ne do kishim qene ndryshe,si jemeni apo pakistani! pse turistat europiane te shkojne aq larg kur ne jemi aq prane???????????????????????????????????????????????????????????????

  5. timeta says:

    Uaaa sa mire, sa erdhi kjo ministre ja u beme ndryshe, Kruja eshte turistike bashke me fushe Krujen dhe Kamzen e Xhelalit. Mire e beni juve bravo ju qofte, mos na e bej si Aldo Bumci te pakten qe i mbushi mendjen te gjitheve qe Turizmi ka nisur ne 2005 ne Shqiperi. Me kujdes kur flet Znj.TinaEgla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje