Ekonomia miraton dorëheqjen e Civicit nga Këshilli Mbikqyrës i BSH/ Braçe: Në garë 15 kandidatë, të largohen Milo e Kule

15 Dhjetor 2014, 11:35Ekonomia TEMA

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi dorëheqjen e Adrian Civicit, nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Civici dha dorëheqjen nga ky post në muajin shtator të këtij viti.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Braçe i kërkoi Kuvendit të nisë procedurat për zhvillimin e seancave dëgjimore me kandidatët për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërsë, ndërsa vuri theksin në faktin se janë tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre.

Sipas tij, janë 15 kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH.

Braçe kërkoi edhe zgjidhjen e paligjshmërisë për dy anëtare të tjerë të Këshillit Mbikqyrës. Në mbledhjen e sotme Braçe kërkoi shkarkimin e dy anëtarëve, Petraq Milos dhe Dhori Kules

Një ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë i ka kërkuar Presidentit Nishani të zbatojë Kushtetutën dhe jo t’i referohet asaj sipas mënyrës së tij.

“Kam tre ditë që dëgjoj me shumë vëmendje deklaratat e udhëheqësve më të lartë të Shtetit për Guvernatorin e Bankes së Shqipërisë, mes tyre Bujar Nishani po i mëshon shumë Kushtetutës e Ligjit!!

Nuk hapitem, por nuk kuptoj se si ka mundësi që Bujar Nishani nuk flet për shkeljen e rëndë të ligjit nga dy anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë që kishin e kanë detyra partiake në Partinë Demokratike, tërësisht e ndaluar nga ligji për një anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë!!!

Si ka mundesi që ky e lexon Kushtetutën thjesht nga këndi i tij dhe në atë rast edhe gabim, kurse për militantët e partisë së tij nuk e lexon fare!!!!”, shkruan Braçe në një tjetër koment në rrjetin social Facebook. /gj.k/

 

6 komente në “Ekonomia miraton dorëheqjen e Civicit nga Këshilli Mbikqyrës i BSH/ Braçe: Në garë 15 kandidatë, të largohen Milo e Kule”

  1. leka says:

    Brace nuk ka nevoje per shume komente, kur flitet per zbatim te kushtetutes. Ligji thote se anetaret e keshillit mbikqyres nuk duhet te jene te zgjedhur ne orgene te larta partiake ,dhe nuk duhet te jene anetare te bordeve te kompanive shteterore. Dhori kule e shkel kushtetuten disa here, kurse Petraq Milo eshte zgjedhur ne organe te larta te PD. Te ishte Sala ne pushtet keto i kishte hequr brenda ores , po te ishin kundershtar.Per Nishanin, eshte mire te mos ja vini re se eshte sistematik i thyerjes se kushtetutes, keshtu dhe per guvenatorin, ku ligji thote, se presidenti ka te drejten e propozimit te nje prej anetareve te keshillit mbikqyres dhe i jep te drejten parlamentit ta miratoj , keshtu ligji e thote paster dhe nuk len vend per interpretim.

  2. Albi says:

    Bracja eshte trung fare nga jurisprudenca. Cfare lidhje ka Presidenti me shkarkimin ose jo te anetareve te keshillit? E ka pare ne ndonje ligj ky apo flet budalliqe?

  3. Saliu komunist i pabese dhe serb says:

    Njoftim i Presidences: Kerkohet nje sanitare me eksperience pune, te jete nga PD, per t’ï nderuar pampersin disa here ne dite, Presidendit Sakat Bujar Nishani.

  4. akili says:

    Qeveria duhet ti jape fund emerimit te te njejtit person ne disa borde apo kishille administrimi te ndermarjeve apo institucioneve te ndryshme. Nese kjo perdoret si forme shperblimi per te marre rroga apo shperblime extra nderkohe qe shume persna edhe pse te arsimuar mbeten pa pune nderkohe qe disa te tjere marrin disa rroga. Duhet me ligj te ndalohet dypunesimi qoft ky edhe ne formen e antarit te nje bordi apo keshilli mbikqyres qe paguhet nga taksapaguesit.

  5. like kokmadhi says:

    meruni me dhorin po patet koqe se u sistemon ai. ua pushon nga puna ne universitet grate dhe dashnoret …

  6. Jonida says:

    A nuk i perkrahte Sala personat me dosje si agjent i sigurimit apo dosje korrupsioni? A nuk eshte Dhori njeriu me i perdorur nga Sala per qelllimet e tij ne luften politike kunder Gjinushit por dhe per perfitimin e gradave e titujve shkencore nga Jozi, Argita e lloj lloj syresh te PD?
    Kujt i duhet tani ky person, pas gjithe atyre skandaleve qe kane dale ne masmedia per te? Me kete do te shkoje Rilindja perpara? Perkundrazi, vetem mbrapa. Ai e demton Rilindjen dhe arsimin e larte shqiptar. Bravo Brace!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje