122 kryebashkiakë dhe kryekomunarë nuk e paguajnë energjinë elektrike

15 Dhjetor 2014, 15:42Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar të tjera të dhëna për drejtuesit e bashkive apo komunave që nuk paguajnë energjinë elektrike.

Sipas OSHEE-së, nga 385 drejtues vendorë, plot 122 prej tyre nuk e paguajnë energjinë elektrike.

Për këtë arsye ka vendosur që t’u ndërpresë energjinë elektrike atyre.

Mes tyre spikat Dashi Aliko i Lazaratit, që ka plot 147 mijë dollarë pa paguar.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) informon opinionin publik se pas kontrollit në sistem të kontratave individuale të 385 drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore rezultoi se 122 prej tyre janë debitorë.

Siç u komunikua dhe nga OSHEE në fundjavën e shkuar, këta drejtues vendorë zotëronin 166 kontrata, çka do të thotë se disa prej tyre kanë më shumë se sa një kontratë debitore me kompaninë.

Në kuadër të këtij procesi verifikimi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se që prej ditës së shtunë është ndërprerë energjia për 83 kontrata debitore, prej të cilave është rilidhur më pas në 42 raste, pasi u likujdua debia në arkat e kompanisë. Sipas të dhënave të deri mbrëmjes së të dielës, për 41 kontrata që u përkasin 33 drejtuesve vendorë, energjia vazhdon të jetë e shkëputur deri në shlyerjen e detyrimeve të mbartura ndaj Operatorit të Shpërndarjes.

OSHEE sqaron se për 83 kontrata të tjera janë nënshkruar aktmarrëveshjet për shlyerjen e debive me këste, ashtu sikurse në një pjesë prej tyre është likujduar e gjithë shuma e detyrimit.

Gjatë ditës së dielë, në arkat e OSHEE-së janë arkëtuar 10 milionë lekë të reja detyrime të mbartura nga kontratat individuale të drejtuesve të njësive vendore.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të rivendosur disiplinën e pagesave dhe për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me energjinë elektrike.

Siç është paralajmëruar dhe publikisht, për rastet që nuk do të shlyejnë detyrimet apo nuk do të lidhin aktmarrëveshje, OSHEE-ja do t’i drejtohet Këshillit të Ministrave për marrjen e masave të mëtejshme deri në shkarkimin e këtyre drejtuesve të njësive vendore”, thuhet në një deklaratë të OSHEE-së./b.l

7 komente në “122 kryebashkiakë dhe kryekomunarë nuk e paguajnë energjinë elektrike”

  1. LORA says:

    Te tere keta,122 monstra, drejtues vendore duhen skeduar ,me ligj,qe te mos e shohin me kurre me sy kandidimin per drejtues apo nepunes vendore ne zgjedhjet qe do te vijne.
    Keta monstra me perngjasin si kanibale me thika qe nuk nginjen duke e zhvatur shtetin e shqiptareve.

    1. koli says:

      Ja kto jane ato qe nuk kane para ta paguajn, kta jane ata qe dalin e bertasin tani pse duhet te paguajm energjine elektrike e presin qe ti falet.

  2. ksem trebeshina says:

    Perse nuk i publikoni emrat e te gjthe felliqesirave.Per te mos u rene reputacjoni ketyre plehrave.Qe nuk jane gje tjeter vecse felliqesira.

  3. al paci says:

    Keta hajdutat duhet te ishin shembul per te tjeret e jo te vjedhin. Po dhe rilindjen se kuptoj punon me 2 standarte gardjanet e burgut i pushoj nga puna menjeher sa mesoj qe ishin debitor kurse per keta legenat fillon negocjon qe te paguajn me keste. Kush ska qen korrekt me shtetin duhet te behet ligj qe mos te kanidojn me, dhe mos te punojn me ne administrat.

  4. Fori says:

    Prite kur te dale Lulushja dhe te thote “gjueti Shtrigash”, diskriminim politik etj.Gjynah te shkretet thuaj,ngelen pa buke tani qe u moren paret e dritave !

  5. FAN says:

    Me perkufizim DREJTUES VENDOR quhet I FORTI (i lagjes. fshatit, komunes etj) ose PELIVANI partise te cilet si fillim grabisin flete votimi si shenje demokratike pastaj vjedhin ctu dale perpara deri ne fund te mandatit.

    Ne shenje respekti nje pjese te frutve te punes se tyre i ndajne me partine dhe JARIN E KLSH.

  6. Gezimi says:

    Jo vetem te mos kandidojne me kurre, por te paguajne deri me nje dhe me kamate te plote energjine elektrike te harxhuar, tu sekuestrohet e tere pasuria e vene me korrupsion (monetare dhe materiale)!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje