Kina ofron linjë kredie prej 10 miliardë USD Europës Qendrore dhe Lindore/Rama: Projekte inovative

17 Dhjetor 2014, 11:56Ekonomia TEMA

Kryeministri kinez Li Keqiang tha se Kina dëshiron të kërkojë modele të rinj financimi për investimet në Europën Qendrore dhe Lindore me një linjë kredie prej 10 miliardë dollarësh dhe një fond të ri investimesh prej 3 miliardë dollarësh  amerikanë.

Ai i bëri komentet ndërsa po fliste në Samitin Kinë Europa Qendrore dhe Lindore në Beograd.

“Vendet në Europën Lindore dhe në rajon do të kenë qasje në një linjë kredie me vlerë pej 10 miliardë dollarësh, ku kostoja e huamarrjes do të jetë e ulët për të lejuar investime të mëdha.

Kina do të krijojë një fond të ri investimesh me një vlerë totale prej 3 miliardë dollarësh, ndërkohe ne po shohim përpara për mënyra të reja të bashkëpunimit përmes partneritetit privat-publik, marrëveshjet e ndryshme të qirasë financiare, të cilat do ta bëjnë bashkëpunimin tonë më efikas dhe më produktiv,” tha Li.

 

“Dje gjatë ditës së pare në Samitin ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Evropës Juglindore me fokus nismat konkrete dhe projektet inovative që ndihmojnë në progresin ekonomik të të gjithë rajonit si ai për lidhjen hekurudhore mes vendeve të rajonit, apo një sërë projektesh të tjera me palën kineze për infrastrukturën, zonat industriale dhe për mbështetjen e mëtejshme të rilindjes së bujqësisë përmes një financimi të ndjeshëm për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook. /gj.k/

4 komente në “Kina ofron linjë kredie prej 10 miliardë USD Europës Qendrore dhe Lindore/Rama: Projekte inovative”

  1. Aleksander says:

    Hahahahaa PROVOKACIJA ,dy kryeministrat ai shqiptar dhe ai kinez qe flasin e qeshin dhe Vuçiç qe numeron llampadaret !

  2. PERSHENDETJE QEVERISE KINEZE;
    QUHEM LULZIM..E KAM NJE KERKESE, UNE SI KRYETAR BASHKIE E KRYETAR PARTIE DI TI MENAXHOJ PARATE SHUME MIRE. JAM SHUME I NDERSHEM, DO TI LUTESHA QEVERISE KINEZE TE MI LINTE NE DORE MUA ATO PARA, DO BEJ MREKULLIRA E DO E KTHEJ SHQIPERINE NE HOLLANDE TE VOGEL. DO I 5 FISHOJ PARATE NGA 10 MILJARD NE 50 MILJARD. JU BETOHEM PER KOKE TE BABAIT. AMAN TI MARR UNE ATO SE KAM BERE EDHE PROJEKTIN POR EDI RAMA MA BLLOKOI.

  3. HAHAHAHA SA KAM QESH, LULUSHI DO ME MENAXHU PARATE ASHTU SI I KA MENAXHU TE TJERAT NE RRUGEN E KOMBIT. HAHAHAHAHAAAAA BASHKE ME SALUSH LEPURRUSHIN ME GJITH GITEN E ATE PEDEN BURRIN E VET, PO SUPERMBESA DO MARRI PJESE NE MENAXHIM? HAHAHA SHUME MIRE DO JETE NJE GJE SHUME E MIRE, QEVERIA KINEZE DUHET TA BEJE KETE SE GJE. LULI ESHTE BUR(R)E I NDERSHEM! PO JU LUTEMI SHUME BLEJINI KEPUCET E KUQE SE PERNDRYSHE DO JA U KTHEJE LULUSHI PASTAJ.

  4. Diar says:

    Shtetet e ballkonit edhe ashtu Jan te falimentuara te zhytura ne kredi deri ne brek vetem edhe Kredit e kines ju mungonin.

    Borxhet e vendeve te ballkanit

    Greqia 460 Milliarde borxhe (10 Million banore)

    Rumania 180 Milliarde borxhe (22milion banor)

    Bullgaria 68 Milliarde borxhe (10 Million banor)

    Serbia 46 Milliarde borxhe (7 Million banor)

    Kroacia 49 Milliarde borxhe (4 Million banor)

    Shqiperia 9 Milliarde borxhe (3 Million banor)

    Slovenia 38 Milliarde borxhe (2 Million banor)

    Maqedonia 8 Milliarde borxhe (2 Million banor)

    Bosna 12 Milliarde borxhe ( 4 Million banor)

    Mali i zi 4 Milliarde borxhe (500.000 banor)

    Kosova 300 Milion borxhe (2 Million banor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje