Arben Zibri fiton çmimin “Pashko” dhe 10 mijë USD

16 Dhjetor 2014, 17:44Ekonomia TEMA

Fondacioni për Liri Ekonomike ka ndarë mbrëmjen e sotme çmimin “Pashko” për ekonomi, me një vlerë prej 10 mijë dollarësh.

Ky çmim është ndarë gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.

Mes shumë aplikuesve, më shumë se 20 të tillë, fitues është shpallur pedagogu i Ekonomisë dhe një nga studentët e fundit të Pashkos, Arben Zibri.

Çmimi për të është dhënë nga bashkëshortja e Gramoz Pashkos, Mimoza, e cila ka falenderuar Fondacionin për Liritë Ekonomike për krijimin e këtij çmimi dhe mbajtjen gjatë të emrit të ekonomistit të njohur në Shqipëri.

Çmimin e ka përshëndetur edhe politikani Spartak Ngjela, i cili tha se, ky është një nderim që i bëhet një ndër njerëzve më të shquar të Shqipërisë, por që nuk mundi të jepte gjithçka që mundte.

Ngjela tha në fjalën e tij se ka qenë një fatkeqësi për vendin që Pashko nuk mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Avokati tha se në Shqipëri nuk ka akoma treg, ndërsa theksoi se Pashko do mund të bënte kalimin e pasurisë tregtare në pasuri industriale, që është edhe ngërçi më i madh në vend.

Ngjela madje propozoi që çmimi të jetë i hapur edhe për mendimtarët dhe ekonomistët e huaj.

Gramoz Pashko është cilësuar si mendimtari liberal më i rëndësishëm në Shqipërinë postkomuniste.

Idetë, vizionet dhe qartësitë e të cilit vështirë se janë kapërcyer deri në ditët e sotme, përgjatë tranzicionit shqiptar drejt demokracisë.

Për të nderuar veprën, mendimin dhe emrin e profesor Pashkos, Fondacioni për Liri Ekonomike ka emërtuar çmimin “Pashko”. Drejtori Ekzekutiv i FLE-së, Besart Kadia tha për MAPO-n se mbështetja financiare e çmimit “Pashko” do të jetë 10 mijë dollarë për punimin shkencor më të mirë me frymëzim liberal.

Promovimi i ideve liberale në ekonomi për herë të parë do të marrë një përmasë të tillë për ta kthyer më pas organizimin e këtij konkursi në një traditë të përvitshme, ku studiuesit e rinj në këtë fushë të nxiten dhe të promovohen edhe me botime në mbështetje të frymës së liberalizmit, ku flamurin e iniciatorit dhe mbështetësit të parë të saj e mban pa dyshim profesor Pashko.

21 komente në “Arben Zibri fiton çmimin “Pashko” dhe 10 mijë USD”

  1. limi says:

    Pashko,nje psikopat tjeter,shkaterues i Shqiperise!

    1. JUVENTINI says:

      limi ti qenke nje rk, dhe psikopat reaktiv,,,

    2. juventini says:

      mor lim rk, ti qenke bole komplet qe shan nje qe s’jeton me more qelbesire,

  2. Artur says:

    A ju jeni ftof n’byth. S’late katnar e kokerr debili pa e bo qytetar nderi dhe tashti kjo. Po ku u bo Pashko ekonomist i modh me… po ktheni mer koken mbrapa dhe shikoni se ca u bo me ekonomine shqiptare. Pashko&Co i bone mutin, po mer po mutin… dhe jo vetem ekonomise. Te gjithe me: Pashko, Meksi, maloku pinok, ai adoleshenti 70vjec qe pi gin tonic….

    1. juventini says:

      ti more artur qenke rk komplet, se shqiperine e prishi sali shpellari,,

  3. qytetari says:

    Aha c mu kujtua “ceku i bardhe” dhe nisja e ekonomise nga zero qe do te thoshte shkaterroni vidhni c te mundeni.
    Ah dhe dicka tjeter .
    Kaq e pasur eshte kjo Shqiperia vendi me i varfer i Evropes qe jep cmime me vlera te tilla qe shume shkencetare te Evropes as qe i kane pare ne enderr!?

    1. JUVENTINI says:

      cekun e bardhe e shpiku sali shpella

  4. Tarasi says:

    Pashko dhe Ngjela jane si Ruçua dhe Muçua, dy karavidhe te lena trashegim nga Shqiperia komuniste.
    Dy pinjolle kokebosh te nomeklatures komuniste, qe e trajtonin dhe e shikojne pupullin si raja.

    1. juventini says:

      o taras , mos u mer me ata ,po meru me sali pallen

  5. berti says:

    Besoj mori dhe ndonje Cek Te Bardh, nga ato te Pashkos (ndjes past se nuk jeton me) po emri i vihet per nje personalitet qe ka pasur sukses ne nje fushe, Pashkua qe deshtim ne ekonomi. E nuk ka pike lidhje me ekonomine e tregut kapitaliste Gramos Josif Pashko, po vetem nje mashtrus qe donte te perfitonte nga momenti.

    1. juventini says:

      bert loqja , haroje te kaluaren more rk, po shif kush po ti heq breket sot, ty Sali shpella

  6. Gogo says:

    Nga dolen paret e cmimit? po i ka nga xhepi zonja Pashko? Apo i ka nga xhepi zoti Cili? Ne mos njeri, tjetri, parate e studenteve hane. Turp. Hajdute.

  7. Illo says:

    Pashko nuk ka ndonje ndryshim te madh nga Meksi , Hajdari dhe Berisha . Eshte dicka me I urte , qe afrohet me Meksin . Tiparet e tjera jane te njejta , antiekonomike . I tejkalon shoket si autor I cekut te bardhe .Te tere I bashkon “teoria Zero “. Politikane te bere nga zori , qe e turperuan PD dhe Shqiperine . I. Foto

  8. TEODOR KARECO says:

    E kam shprehur edhe nje here tjeter se eshte turp per Shqiperine dhe shqiptaret, vecanerisht per ekonomistet qe te kete nje cmim me emrin e Gramoz Pashkos.
    Ja cili eshte mendimi im per kete problem I botuar dite me pare:
    “Shume dukuri te çuditshme shohim sot ne Shqiperi. Por, gjithsesi nuk me ka shkuar ndonjehere ne mendje se mund te kete nje cmim “Gramoz Pashko”.
    Gramozi, megjithe titujt e gradat shkemcore, ka qene nder ekonomistet me te dobet. Kish vetem nje te mire: aftesine per te mesuar gjuhe.
    Sa e njoh dhe, e njoh shume mire dhe nga afer, ai jo vetem qe nuk ka patur mendim liberal, por, ai nuk ka patur as mendim ekonomik. Ai, thjeshte edhe kur paraqiste ndonje shkrim per botim, bente nje permbledhje pa system nga shkrime te ndryshme (te njejten ben sot nje fare professor Ardian Civici). Per ta beret e botueshem vinte edhe emrin e ish dekanit te tij, njeri I njohur per Kohen.
    Teorite, po ti quajme teori problemet qe as ai vete nuk I kuptonte, ishin teori reaksionare per kushtet ekonomike te Shqiperise, ato u perdoren pa mend dhe pa dije nga forcat e reja politike, duke u bere mbeshtetje per shkaterrimin ne mase te bazes relativisht te fuqishme ekonomike qe u trashegua.
    Nga ana tjeter edhe nje varg masash qe u morren nen ndikimin e tij kur ishte zv./kryeminister ne Qeverine e Stabilitetit edhe sot e kesaj dite kane ndikim ne frenimin e zhvillimit te ekonomise. Sa per kuriozitet kur ishte ne postin e larte qeveria nuk ka miratuar asnje project-vendim apo project-ligje qe paraqiste ministria e ekonomise. Ne, anetaret e asaj qeverie na vinte per te qeshur, por, me shume per te qare per “brockullat” qe ai shiste. Ne fund te fundit kam bindjen se ai nuk e njihte ekonomine shqiptare, ai kishte te reshtuar ne memorrje disa dogma, fraza, pa lidhje me te teren.
    Do me falni per shkrimin, nuk kam asgje me te ndjerin. Shqetesimi im eshte se pse duhet te perjetesojme ne breza paditurine ne fushe te ekonomise, mungesen e tejskajeshme te ideve, ndikimin per keq ne shkuarjen tatepjete te ekonomise.
    Ka forca ne Shqiperi qe duhen vleresuar, qofte edhe jashte sferes se ekonomise. Pse duhen perdorur emrat e njerezve qe I kane bere dem Shqiperise dhe popullit shqiptar?
    Shpresoj qe ky vendim fatal per te sotmen dhe te ardhmen e brezave qe do te merren me studimin e ekonomise te korrigjohet – nuk mund te ndricoje rrugen e shkences nje I pa ditur ne ekonomi, most e permend ndonje fjale tjeter.”

  9. jim says:

    Pashko,ekonomisti me i madh qe ka pare bota!!!…E shoqja Mimoza(Ruli) vajze mjaft e njohur ne rinine e saj, vazhdon biznesin. “Bukur” shume. Fallsitet e hipokrizi e perzier me korrupsion.

  10. Gezimi says:

    Jam kurioz te di, a e ka te shkruar ky cmim sloganin e Pashkos: “Do na vije ceku i bardhe, dhe te realizojme terapine shock”?

    1. juventini says:

      jo ka ate te Berishes , ne qeverisim , bota na ndihmon, more loqe jeni, , mereni me te vdekurit,,,

  11. Fori says:

    Kjo eshte cmenduri,Cfare ka bere ky zoti Pasho qe e nderojne kaq shume sa vene edhe cmim per nder te tij ? Pashko eshte varrmihesi i ekonomise shqiptare qe me thirrjen e “Cekut te bardhe” i vuri kazmen te gjitha gjerave qe ky popull kishte ndertuar ne vite. Pse ish vendet e tjera te lindjes i kane dhe i shfytezojne ende ish-industrite e tyre ? Sepse nuk kishin nje pseudo -ekonomist si ky Pashkoja qe po te kishte patur mundesi i kishte prishur edhe hidrocentralet si vepra te komunizmit.

    1. juventini says:

      o for bolja , kur flet ti per ekonomi ore koke mi,halesh,

  12. lushi says:

    Ma?ne mengjes ora 8 i zoti shpis flen gjum ma?futet hajduti ne shpi pa kontrodhuar mir se i zoti shpis ka dal apo jo ma?ky ja paska kaluar rombos ngushellime fsmiljes se dy viktimave ky super rambo e ka vendin ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje