Java që lamë pas ka shënuar uljen më të madhe të çmimit të naftës në bursa duke kapur 10 % rënie çmimi brenda javës një rënie rekord të cilës po i gëzohen konsumatorët dhe bizneset në gjithë botën dhe që po shihet si “dhurata e Krishtlindjeve” në mbarë botën.
Në Shqipëri kjo javë nuk është reflektuar në çmimet e shitjes së naftës dhe benzinës as të dielën(14 dhjetor) dhe as të hënën(15 dhjetor) që janë si rregull ditët e kur kompanitë e karburanteve në ndjekje të njëra-tjetrës ulin çmimet, raporton revista Monitor.
Që nga janari i këtij viti, nafta në tregun vendas ka rënë me 12-15 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 105 dollarë për fuçi në rreth 54 dollarë aktualisht apo me 48 %, rreth 7 herë më shumë.
Uljet e fundit janë bërë më datët 2 dhe 9 dhjetor 2014 kur çmimet mesatare u ulën në 169-172 për naftën dhe 172-175 nuk ka patur më ulje të çmimit pavarësisht opinionit të shtuar publik dhe debatit politik mazhorancë-opozitë se Shqipëria përbën një përjashtim në mosreagimin në masën e duhur të uljes së çmimit të karburanteve në vend kur bien çmimet në bursa. Një studim i agjencisë ekonomike të lajmeve Bloomberg ka renditur vendet sipas çmimeve nivelit të çmimeve pas reagimit në ulje në çmimin e pakicës(furnizimit në pompë) për periudhën qershor-dhjetor 2014 kur rënia e çmimit është dhe më e dukshme.
Të dhënat tregojnë se për vende në Evropën Qëndrore dhe Lindore Shqipëria ka marzhin më të ulët të reduktimit të çmimit me vetëm 7 për qind ndërkohë që rënia e çmimit të gazolit në këto vende ka qenë 2 deri në tre herë më e lartë se në Shqipëri.
Kështu rënien më të fortë në rajon e ka patur Letonia me 20 për qind e ndjekur nga Hungaria me 18 %, rumania me 17 për qind, Kroacia dhe Qipro me 16 për qind. Estonia që ka uljen më të vogël(15 5) ka gjithësesi një ulje që është 2.5 herë më e lartë se ajo që ka ndodhur në tregun shqiptar(7 %) pasi çmimet në këtë vend kanë rënë me 15 për qind.
Ndër vendet rekord për rënien e çmimit deri ditën e sotme janë SHBA ku çmimi i shitjes me pakicë ka rënë me 25 për qind ose nga 3.7 dollarë për gallon(1 gallon=3.78 litër) ose 0.97 dollarë për litër në 23 qershor në 2.78 dolarë për gallon ose 0.73 dollarë për litër në dhjetor 2014.
O popull trap shqiptar! Kur behet fjale per interesin tend,askush nuk ben koment,por po te behet fjala per cicat e Ciljetes apo hunden e Saliut….pa fund ka komente.
ha, ha e forte kjo e Sulo Permetit
Braktisni makinat dhe merrni biçikletën e babës ose ecni në këmbë.
Kjo sjellje e bën më pak të ndjeshme monopolin e naftës, megjithëse rrit koston e transportit në përgjithësi.
Vetëm shtimi i konkurrencës është zgjidhja , me ndihmën e qeverisë në shtypjen e oligopolit të grosistëve të naftës.
Duhet hapur tregu edhe për kompani të reja, mundësisht të huaja që nuk luajnë si këta kriminelët tanë.
Nuk eshte ulje cmimi e vertete sepse jane duke vjedh me shume se me pare. Ulin cmimin por ulin akoma me shume sasine e naftes qe te japin. Mos te flasim per cilesine. Une kam te njejtin konsum ose me keq me rruget qe bej. Shteti te na garantoje qe nuk na vjedhin ashtu sic nuk don qe ne ta vjedhim.
Ja sa te dale Z.Brace neser te beje nje deklarate te forte kunder ketyre abuzuesve te naftes,sic beri per rritjen e cigareve para se te hynin ne fuqi taksat e reja.
Keta abuzuesit e naftes do frikesohen, sic u frikesuan ata te cigareve, dhe do e ulin edhe keta cmimin.
Shkup, 17 dhjetor -Çmimi i naftës ka pësuar rënie të ndjeshme në tregjet botërore. Rënia ka nisur që në fund të muajit tetor dhe analistët mendojnë se kjo situatë do të vijojë edhe në muajt e ardhshëm.
Çmimi i shitjes me pakicë në Maqedoni i benzinës duke nisur nga dita e djeshme, pëson rënie deri në 4,5 denarë.
Sipas Vendimit të Komisionit Rregullator për Energjinë, çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të arrijë 67 dinarë, i Eurosuper 95 do të jetë 65.5 denarë, ndërsa i Eurodiezelit 56 denarë.
Sipas analistëve para vitit të ri 2015 pritët që në Maqedoni 1 litër eurodizel të shitet më pak se 50 denarë. Bejini llogarite dhe krahasimet vete: 1 euro=61.3 denare MKD
http://www.zhurnal.mk/content/?id=14121715255053
Pse mos te zbatoje edhe Shqiperia kete pervoje te Maqedonise, ku sipas levizjes se cmimit ne bursa, pothuajse cdo jave, Komisioni Rregullator per Energjine, deklaron cmimet e naftes dhe benzines qe respektohen me detyrim nga shitesit e karburanteve. Nje sygjerim ky qe specialistet e kesaj fushe mund ta shohin me ne detaje, si funksionon, por qe sigurisht shkon ne mbrojtje te konsumatorit dhe frenon abuzimet te cilat ne kete fushe te ne jane stratosferike. flm
Shqiperia nuk e zbaton sepse shqiperia eshte vend i HAJNAVE . Cdo gje ne shqiperi eshte me e shtrenjte se ne vendet e rajonit pavarsisht se rrogat jan me te uletat . Pune ShqipKARESH , varu lesht !
TREGU I KARBURANTEVE ESHTE BERE MONOPOL.
KUR ARRITI PUNA QE NE 2006 U ANULLUA PROJEKTI I TRENIT DURRES TIRANE, ME NJE KOSTO 50 MLN DOLLAR VETEM E VETEM SEPSE U “PRISHEJ PUNA” KETYRE HAJDUTAVE, MENDONI SE NE C’FAZE ESHTE PROBLEMI.
NE KUSHTET QE TE GJITHE POLITIQENERIT ME RRADHE MARRIN PARA SI FINANCIME DHE JANE BASHKEPUNETORE NE KRIM, PAK SHPRESA KA TE PRESIM NGA KETA MUTER.
Nga qumeshtoret e Rilindjes prisni ulje cmimi ju? Ha ha ha. Vajmedet
sot ne katalunja spanje 1 euro litri kur para 3 muajesh ishte 1.4 euro. fajen kryeministri qe nuk shikon kush e vjeth kete popull po merret me tuiter dhe fc.