Ministri i Tranportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto tha gjatë seancës parlamentare se me ndryshimet në Kodin Rrugor i hapet rrugë sistemit të pikezimit te patentave.
Duke folur në Kuvend gjatë diskutimit disa ndryshimeve në Kodin Rrugor, Haxhinasto u shpreh se do të vendoset sistemi i pikëzimit të lejeve të drejtimit, që do të sjellë përgjegjësi më të madhe nga ana e drejtuesve të automjeteve.
Haxhinasto vuri në dukje se parashikohet të përmirësohet më tej edhe teknologjia e informacionit për ta bërë procesin e marrjes së lejes së drejtimit të pamanipulueshëm.
“Kodi ka vendosur si kërkesë të domosdoshme përdorimin e ndejtëseve të posaçme për fëmijët. Nga dita që Kodi hyn në fuqi, fëmijet duhet të trajtohen në mënyrë të posaçme për sa kohë do të qëndrojnë në automjet”, deklaroi Haxhinasto.
Ministri informoi po ashtu se Kodi parashikon shtim të penaliteteve për të gjithë ata që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në rrugë.
“Ka një ndikim të jashtëzakonshëm në amortizimin e vlerës së rrugës, ashtu si dhe në shtimin e aksidenteve çdo ndërhyrje e paligjshme”, tha ai.
Edhe vendosja e reklamave, tha ministri, do të jetë e kontrolluar.
Ministri foli edhe për propozimin e disa deputetëve për kryerjen e kontrollit teknik të automjeteve nga distributorët ligjor të automjeteve.
Ai informoi se ky shërbim realizohet nga një kontratë koncensionare nga kompania SGS. Sipas ministrit, përpara se të ndërhyjmë në kontratën e këtij koncensionari duhet të shikojmë zbatimin e kontratës që kemi me këtë kompani, pasi kompania ka eksluzivitetin e këtij shërbimi.
“Çdo ndërhyrje do të kishte konflikt ligjor me këtë kontratë që ka vlerat e ligjit”, tha ai. /gj.k/
Perseri ma kujtuat kete punen e femijeve deri ne 12 vjec me sedilje ekstra.Imagjinoni nje familje qe ka tre femije ku me i madhi eshte 12 vjec do vendose tre sedilje ne makine.Kjo eshte qesharake.Turp kush te sheh!
Ja injoranti i pare shqipetare qe tregoi veten e vet! Akoma njerezit e kane prioritetin turpin dhe jo sigurine e femijeve!!
Vetem me dru jeni mesuar, skeni faj ju!
O Edmond Haxhirrasa burre i forte na dole me te gjitha qeverite e hengre tash 70 vjet
Foton e harixhi Nastos e keni vënë kudo. Keni harruar foton e qerozit tjetër, Panaritit. Të dy këta kanë bërë punë të mëdha. Janë të LSI.