Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj kanë paralajmëruar tregtarët që të mos abuzojnë me çmimet në ditët e festave.
Panariti tha se shitësit me pakicë, ku konstatohet abuzim me çmimet, nuk do të lejohen në asnjë rrethanë që të tregtojnë me çmime abuzive.
“Me drejtoreshën e Tatimeve dhamë një mesazh të qartë, që shitësit me pakicë nuk do lejohen në asnjë lloj rrethane të aplikojnë çmime abuzive.
Do të marrim masat që në këtë javë të fundvitit të krijojmë tregje të shumicës në qendër të qyteteve, që do të aplikojnë çmime të shumicës dhe do të jenë të aksesueshëm nga të gjithë konsumatorët”, deklaroi Panariti.
Ministri u bëri thirrje konsumatorëve që t’i shmangen blerjes tek prodhuesit informalë dhe t’u drejtohen qendrave të mëdha dhe supermarketeve që ofrojnë çmime promocionale.
Panariti tha se java e fundit e vitit do ta gjejë në terren, për të inspektuar personalisht tregjet dhe supermarketet.
“Unë vetë do të promovoj zgjerimin e ofertës me çmime të reduktuara. Spekulantët do ta kenë shumë të vështirë këtë vit. Javën që vjen bashkë me drejtoreshën e Tatimeve nuk do na shikoni në zyrë por në tregje dhe supermarkete”, tha ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. /gj.k/
te hani M,,,,n per kontrolle ju
Eshte ekonomi trgeu dhe nuk mund te nderhyni asnjecike. Ne bote ka fakultet per spekulime. Tregtaret mezi e presin diten per spekulim ne cmime. Ti qe je minister te kesh politike antispekulative qe vetvetitu tregu i pakices te mos i ndiej. Opo futuni ne zyra se mbetet sikur jenni ne fushate edhe ne fushata elektorale ne perendim nuk behet kaq zhurme. Punoni dhe mos fusni terror ne administrate, se po me pyeti spiuni -a do te te heqin ty?-une do t’i pergjigjem “Mua nuk me luan as topi”!
Nuk mbahet administrata nen terror e te te thote i paafti une jam me i afte se ti…
Hiq drejtoret e Saliut se po le nam. Largo thashethemet e spiunlliqet se po na neveritet vendi se pune s’ka se faktikisht nuk qarkullon asnje leter…
E kush do i kontrolloje ti me briseiden,,, mosss na mbushet mendjen tani mjaft me deklarata populiste po beni ndonje pune se vetem llafe keni
Kete refren e kemi degjuar cdo vit! Qeverite e pas ’90, kane demonstruar nje paaftesi shembullore ne trajtimin dhe zhdukjen e ketij fenomeni tipik shqiptar, i cili, po te luftohej tamam, sot nuk kishim pse te merreshim me me te! Shkurt: asnje gje nuk ka per te ndryshuar dhe kete vit! Ketu do jemi! Eshte thjeshte demagogji!
Keto deklarata te peshtira se “nuk do lejojme rritjen e cmimeve ne fund viti” na bejne me vjell. Kemi 15 vjet qe i degjojm.
Po si nuk do e lejosh more kopuk kur ne shqiperi per cdo mall me perjashtim te energjise, ujit e ndonje tjetre, zbatohet parimi i tregut kerkese-oferte.
Ajo qe mund te thuash eshte se do u marresh taksa tregtareve mbi cmimet qe do shesin, por kete nuk e ben dot se jo vetem kjo bleta puntore Briseida te perpiqet, por 1 mije si kjo te mblidhen nuk e kontrollojne dot tregun.
Mos perserisni te njejtat prralla cdo vit.
Te lumt goja Tahir. Vari lesht ktyne qe dalin cdo vit e premtojne kete banalitet po kto media qe u bejne jehone duhet te ishin ne një nivel tjeter.
Keto fjale, ky Panariti, i thote ashtu kot se koti, se abuzimi me cmimet,rritja e cmimeve ka kohe qe ka filluar.Panariti do te dali sa per te thene, ne dy apo tre dyqane, gjoja per kontroll dhe me kaq u mbyll cdo gje.
Pse premton kot? Nuk ke nderhyre dhe nuk mundesh te nderhysh ne treg. Kudo ulen cmimet ekstrem per Krishtlindje, ketu ngrihen. Kot sa jeni Qeveria e ortodoksve dhe vllehve, se snjihni Krishtlindje ju. Po te njihnit Krishtlindjet premtimi yt do behej nga tetori dhe po ta benit fushate me burg edhe kete, cmimet do uleshin.
Ndaj rri mos i shto LSI-se premtime boshe se cmimet ne treg jane rritur shume. Perderisa ju te Qeverise sbeni pazar ndonjehere vete, skeni nga ti dini cmimet se gjerat jua sjellin ne shpi me porosi.