Banka e Shqipërisë ndryshon firmën që bën auditin

21 Dhjetor 2014, 17:29Ekonomia TEMA

Pas katër vitesh që kompania audituese “Grand Thorton” ka bërë deri më sot kontrollin e jashtëm të Bankës së Shqipërisë, me anë të një vendimi Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të ndryshojë këtë kompani.

U desh ngjarja e vjedhjes në Bankën e Shtetit që këshilli të merrte vendimin për të përzgjedhur firmën KMPG, që të ushtrojë këtë kontroll në bankë, raporton Vizion Plus.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

Të përzgjedhë shoqërinë “KPMG ALBANIA” shpk si kontrollor të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2014-2018, sipas ofertës së paraqitur pranë Bankës së Shqipërisë në datë 09.09.2014 për procedurën e prokurimit.

Por sërish një kompani e vetme do të vijojë që të bëjë kontrollin e Bankës Qëndrore për një periudhë që do të zgjatë për katër vite.

Vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë rekomandime që firma e cila merret me këtë audit duhet të ndryshojë më shpesh ndërsa procedurat e përzgjedhjes së saj duhet të jenë transparente.

Gjatë viteve që ndodhi vjedhja në Bankën e Shqipërisë Grand Thorton nuk arriti të evidentojë atë, edhe pse një nga kompetencat e saj ishte kontrolli i thesarit. Si pasojë 713 milion lekë u vodhën dhe ende dhe sot nuk dihet vendodhja e tyre.

23 persona janë nën akuzë, një prej tyre dhe vetë ish-guvernatori Ardian Fullani, i cili u akuzua për shpërdorim detyre me pasojë vjedhjen e thesarit.

1 komente në “Banka e Shqipërisë ndryshon firmën që bën auditin”

  1. lili says:

    Problemi nuk eshte firma po cka kerkohet ne kontrate te auditohet,qe mos te na thot edhe kjo firme sikur ajo tjera nuk e kisha ne detyre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje