Cani: Investimet do të realizohen. S’ka vendim për ndërhyrje në buxhet

20 Dhjetor 2014, 16:19Ekonomia TEMA

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do të ndërhyjë sërish për të rialokuar buxhetin e investimeve.

Dhjetori, nga tërë analizat që po i bëjmë, është muaj që po na i vështirëson shumë situatën nëse do të ketë hapësira për rialokim fondesh. Prandaj duhet të shohim deri në fund të vitit se duket se edhe defiçiti edhe investimet do të realizohen, natyrisht brenda parametrave me të cilat kemi rënë dakord me FMN-në”, deklaroi Cani.

Deri në fund të nëntorit qeveria realizoi, sipas të dhënave zyrtare, 65 për qind të planit vjetor të investimeve. Por sipas Canit, pagesat për veprat publike janë përshpejtuar gjatë këtij muaji, çka nuk e bën të pamundur realizimin e plotë të programit të investimeve, raporton TCH.

Këto deklarata kreu i Financave i bëri pas pjesëmarrjes në një konferencë shkencore në Fakultetin e Ekonomisë, ku u bëri thirrje akademikëve të jenë më aktivë në debatin për politikat publike dhe të mos ja lënë atë vetëm politikanëve.

2 komente në “Cani: Investimet do të realizohen. S’ka vendim për ndërhyrje në buxhet”

  1. Kendveshtrim tjeter. says:

    Per shperblimet e vitit te ri,nuk u tregove profesionist.
    Shqiperia dhe qeverit e saj,do vazhdojne per nje periudhe te gjate te jene ne borxhe,por kjo nuk do te thote te mos ndajne shperblime.
    Z.Minister,borxhet perseri do ti shlyej populli,jepi shperblime te gezohet,perseri populli do ti shlyej borxhet.

  2. DRITAN 74 says:

    QE NJE POPULL TE RRIJE URTE DUHET TE MBAHET NEN PSIKOZEN E KRIZES DHE PASIGURISE PER TE NESERMEN.JAM I SIGURT QE PAGA E TREMBEDHJETE DO JEPET NE VITIN E FUNDIT TE QEVERISJES PER TE KERKUAR VOTAT E POPULLIT-BAGETI QE USHQEN DHE TRASH QAFAT E DERRAVE TE NGINJUN….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje