Enti Rregullator i Energjisë Elektrike pritet të mblidhet sot në mesditë për të vendosur miratimin e tarifave të rregulluara të energjisë elektrike për prodhimin, trasmetimin dhe shpërndarjen.
ERE ka njoftuar në faqen e internetit axhendën e mbledhjes së sotme të orës 12 ku pritet të miratojë Planin e Investimeve për vitin 2015 të KESH sh.a, OST sh.a. dhe OSHEE sh.a.
Pas investimeve ERE do të miratojë edhe vendimin për Llogaritjen e Tarifave të Prodhimit të Energjisë Elektrike, të Shërbimit të Furnizimit me Shumicë, Transmetimit, Shpërndarjes dhe Shitjes me Pakicë të Energjisë Elektrike për Konsumatorët Tariforë për vitin 2015.
Mbledhja e sotme e ERE nuk pritet të ketë ndonjë suprizë për çmimin e energjisë për konsumatorët.
Çmimi mesatar eshte paracaktuar që para zhvillimit të seancës dëgjimore të ERE-së të datës 12 dhjetor 2014.
Një burim i ERE-s i tha “Monitor” gjatë seancës dëgjimore të 12 dhjetorit 2014 se, gjithsesi, një rritje çmimi do të ketë për bizneset për të përmirësuar situatën financiare të tre kompanive, ndërkohë që konsumatorët me konsum nën 300 kwh përgjithësisht do të kompensohen, ndërkohë që çmimi mesatar i ponderuar për konsumatorët e tjerë do të jetë mes 9.5-10 lekë për kilovat/orë.
Gjatë ditëve të fundit në ERE janë zhvilluar bisedime intensive me tre kompanitë por në mënyrë më të dendur me OSHEE për njohjen ose jo të disa shpenzimeve, kryesisht ato që lidhen me humbjet jo-teknike(vjedhjet) e energjisë. Burimet nga ERE thanë për “Monitor” se tarifa e energjisë do jetë 9.5 lekë/kilovatorë ndërkohë që supriza e vetme, siç kishte lajmëruar Monitor, lidhet me çmimin që do të paguajë biznesi sipas sektoreve, industrisë, tregtisë dhe shërbimeve dnërkohë që është lajmëruar se furrat e bukës do të kenë një çmim më të ulët.
po t.v.sh se keni logaritur ore falangra te pushtetit!?ne do paguajm ne arkat e ossh-se 11.2 lek kwh.nuk mbulohet djelli me shoshe o shoku Mero.
PA U MBLEDHUR 100% ENERGJIA E FATURUAR DHE PA ELEMINUAR HUMBJET OSE TROC FARE VJEDHJET CMIMI NUK DUHET TE JETE ME SHUME SE 8.5 L/KW PA TVSH OSE 10 L/KW I LLOGARITUR ME GJITHE TVSH DHE KUR TE MBLIDHEN TE GJITHA FATURAT E PA PAGUARA NE VITE ATEHERE DUHET TE MENDOHET PER NGRITJEN E CMIMIT SIPAS RITJES EKONOMIKE SEPSE POPULLI I NDERSHEM NUK KA ME SE TA PAGUAJ.
nuk me intereson fare ca thoni ju,ritet apo ulet energjia kete e di partia.ne i besuam kesaj partie dhe do i qendrojme besnik deri ne fund.cdo partia e ben populli,cdo populli si ruhet fare partis.
Ore morra perdoreni energjine elektrike me kursim
Gatuani me gaz
Ngrohuni me gaz
Blini llampa ndricimi me gaze inerte…
dhe do shihni qe fatura nuk ju vjen me shume se 250 kw qe do te thote
25.000 leke,nderkohe qe qeveria per 210.000 konsumatore ne nevoje do jap 7000 leke
Nqs nuk i keni as 18.000 leke per te paguar,ikni mbytuni ose shisni Lap -Topet te paguani per 4 vjet energjine Elektrike
Shurraker