Produktet shqiptare/ Rusia mund të heqë embargon ndaj Shqipërisë

25 Dhjetor 2014, 20:15Ekonomia TEMA

Agjencia “The fish site” bën të ditur se eksportet e mishit dhe produkteve bujqësore, midis Shqipërisë dhe Rusisë, mund të rinisin.

Duke iu referuar bisedimeve të nivelit të lartë mes përfaqësuesit të Rusisë, Alexei Saurin, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë shqiptare të Bujqësisë, Vojo Brega, agjencia thekson se pala shqiptare ka dhënë garanci për të siguruar vërtetësinë e produkteve dhe certifikatave, ndërsa një ekip i përbashkët do të zgjidhë çdo mosmarrëveshje që mund të lindë.

Bisedimet Rusi-Shqipëri, që u kërkuan nga pala shqiptare, kishin në fokus zgjidhjen e shqetësimeve mbi eksportet e produkteve bujqësore nga Shqipëria, që u ndaluan për shkak të falsifikimit masiv të certifikatave.

Ndërsa Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka ftuar një delegacion nga Rusia në Shqipëri për të bërë kontrollin në vend, të masave që janë marrë kundër falsifikimit.

Rusia ndaloi eksportet e produkteve shqiptare pak javë më parë, pas dyshimeve për falsifikim të vendit të origjinës.

Bisedimet ndërmjet dy delegacioneve janë përqendruar në zgjidhjen e shqetësimit lidhur me eksportin e produkteve shqiptare, që janë ndërprerë për shkak të shqetësimeve lidhur me falsifikimin e çertifikatave të origjinës. Pala shqiptare ka deklaruar se ata kanë marrë masa për të siguruar origjinën e produkteve, si dhe do të krijojnë një ekip të dedikuar me synim zgjidhjen e çdo konflikti. /gj.k/

8 komente në “Produktet shqiptare/ Rusia mund të heqë embargon ndaj Shqipërisë”

  1. Alba says:

    agjencia fish site thote se tani shqiptaret pretendojne se kane marre masa per vertetesine e certifikatave.. ka shume dallim midis te japesh garanci dhe te pretendosh se ke dhene garanci

  2. analist says:

    Nuk i ka vene Rusia embargo Shqiperise, po ne, Shqiperia jone i kemi vene embargo Rusise e tani nuk kane nga e dredhin bishtin e fillojne e na marrin me te mire, po nuk i ha qeveria shqiptare keto filma jo!
    Ne per cdo rast kemi barin qe duam te hame e parimet e Amerikes nuk i shkelim, si te thote Amerika, bejme embargo ne.
    Pika i rente embargos tone!

  3. g says:

    o gazetare injorante, qe nuk dini se c’shkruani. Spo e marrim vesh c’thuhet ne kete artikull. Kush I ka vene embargo KUJT?

    Llogjika thote qe nen driten e zhvillimeve ne Ukraine, shqiperi si mbeshtetese e politikave amerikane dhe europiane, I ka vene embargo rusise, e cila do te thote nuk ka shkembime tregtare me kete vend. As nuk jep dhe as nuk merr nga rusia.

    Megjithate une nuk e di politiken zyrtare te shqiperise.

    Ky artikull flet brockulla dhe I ben gjerat lesh e li, dhe nuk merret vesh se c’qellim ka per ti percuar lexuesit.

    Pika qe u bie per nivelin e shkrimit!!!!!

  4. ari says:

    Bravo analisti.Flasin shume per ne kohen e kaluar per spiunllek,cbehet sot? kuptoniMendoni se punohet per popull[cudia me e madhe],nuk ka burra shteti,ka ”shtet”per tu sherbir te tjereve.Dhe ne vitet 1942-44 kishte pushtet dhe ”kryeminister”,dhe tani eshte njellojt me forma te tjera por per te njejtin qellim.Lexova qe E. Rama u be bashke pronar tek top-canel,skandal,skandal100 here[nuk kam kohe ta analizoj psene],por kuptoni se me propagande kalojne ate fryme qe u leverdi[dhe E.HOXHA me propa.dhe force na beri qe qam per te],mos mendoni se dhe forca nuk do vije,n.q.s nuk del prop.Do ju kujtoj nje pike teN.A.T.O.S;N.q.s nje shtet[kuptohet ne te ardhmen]do cfaqi shenja per tu larguar,athere ka te drejte te nderhyj ushtarakish[d.m.th nuk pyetet as qeveri as popull]Kohet e fundit E.Ramen e paraqitin si nje lider ballkanas,si mendoni se duan popullin[ku e shikoni kete]apo ai eshte nje sherbetor ityre i shume bindur.Kush u ve gur ne rrota atyre[kuptohet kujt]e shtypin me keq nda hitleri me mjete te tjera.Lexova ne nje gazete te huaj qe biomihanet gjermane i bejne presion Merkelit te pranoje refugjate qe te dalin me kosto te ulet prodhimet[ju kujtoj grumbullimin ne Vlore para pak ditesh]d.m.th nuk ish pa baze ai lajm,pavaresisht se mund ta paguajne[une them kot]disa zyra turistike.

  5. ari says:

    Embargo behet se edi dhe kompania e tiranes jane kthyer ne qorra te politikes evro-amer.,te tjerat jane fjale te kaloj ora.

    1. idhi says:

      ua mi ari si ia arrite ta kuptosh?, me librat e xhaxhi verit!

  6. ari says:

    bravo qeveria shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje