Enti Rregullator i Energjisë pritet të zyrtarizojë të premten çmimin e ri të energjisë elektrike që konsumatorët do të paguajnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Zyrtarisht Enti ka qenë hermetik, pasi sipas ligjit nuk mund të lëshojë asnjë informacion para shpalljes së vendimit.
Por Top Channel ka arritur të mësojë nga burime konfidenciale variantin e ri të tarifave, që me gjasa institucioni rregullator pritet të miratojë.
Sipas tij, çmimi i energjisë për familjarët pas 1 janarit pritet të luhatet nga 9.3 në 9.6 lekë për kilovat/orë, ku niveli më i mundshëm edhe pse ende jo zyrtar është ai i 9.5 lekëve për kilovat.
Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 kilovat/orët e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli konsumi tarifohet me 13.5 lekë.
Nga 1 janari skema ndryshon dhe pavarësisht nivelit të konsumit, çmimi do të jetë unik në rreth 9.5 lekë për kilovat.
Ky çmim është dukshëm më i ulët nga niveli prej 12 lekë që patën kërkuar tre kompanitë publike të sistemit, KESH, OST dhe OSSHE. Por sërish ai e rëndon faturën e energjisë për pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare.
Dhurate e qeverise per popullin u vendos dite e premte qe tu ngelet curraku ne fyt shqiptarve
Edhe hasmi do vendoste pas vitit te ri.
DHURATA E QEVERISE NUK MUND TE JETE PER POPULLIN AJO ISHTE PER DEPUTETET DHE PER MINISTRAT DUKE JU DHENE SHPERBLIM RROGE TE MAJME PER VITIN E RI NDERSA POPULLIT I JAPIN HURIN DHE SKAMJEN E VARFERINE DUKE RITUR CMIMET E ENERGJISE NGA 3.5 L/KW NE 13.5 L/KW RITJEN E UJIT NGA 350 L/MUAJ ME 6 ORE UJE NE DITE NE 1350 L/MUAJ ME 1 ORE UJE NE DITE KESHTU TE LUMTUR DO TE JENE VETEM ATA QE KANE PUSHTET TE TJERET TE MBESHTILLEN ME BATANIJE SE SKANE ME SE TE NGROHEN SE NUK E PAGUAJNE DOT ME 200 APO 300 MIJE LEK TE VJETRA NE MUAJ E JO ME TE BEJNE DHURATA PER VITIN E RI. FALEMINDERIT
CMIMI I ENERGJISE NUK DUHET TE JETE ME SHUME SE 10% E CMIMIT 7.7 L/KW QE SHKON NE 8.4 L/KW + TVSH 20% DUHET TE VEJE ME GJITH TVSH DERI NE 10 L/KW QE TE KENE MUNDESI FAMILJARET E RREGULLT TI PAGUAJNE SE PO I MERNI SHPIRTI DUKE RITUR DRITA E UJE CDO VIT PO E KATANDISNI QE TE IKIN TE GJITHE NGA SHQIPERIA.