2014-ta, vit i vështirë për sistemin energjitik shqiptar

26 Dhjetor 2014, 10:10Ekonomia TEMA

Vjet, sipas raportit zyrtar të ERE-s, prodhimi neto i energjisë elektrike nga sistemi energjitik shqiptar ishte pothuaj 7 mijë GWh, ndërkohë që nevojat e vendit për energji kapën shifrën 7.7 mijë GWh.

Pra, prodhimi vendas, i cili ka kosto ndjeshëm më të ulët se importet, plotësoi 90% të nevojave të vendit për energji elektrike.

Vlera e energjisë së importuar ishte pothuaj sa 0.4% e Produktit të Brendshëm Bruto të vjetshëm.

Rritja reale e këtij të fundit ishte vjet 1.4%.

Sivjet, sipas shifrave operative të KESH-it, prodhimi vendas ka arritur deri më sot në kuotën 4.9 mijë GWh, që është sa 7/10 e prodhimit të vjetshëm.

Prodhimi vendas ka mbuluar sivjet vetëm 65% të nevojave për energji elektrike. Pjesa tjetër e nevojave është mbuluar me energjinë e importuar me kosto ndjeshëm më të lartë se sa ajo vendase.

Vlera e energjisë së importuar sivjet është pothuaj sa 1.4% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

Parashikimi i institucioneve ndërkombëtare për rritjen e PBB-së sivjet është 2%.

E.Zaloshnja

3 komente në “2014-ta, vit i vështirë për sistemin energjitik shqiptar”

  1. Obobo says:

    Dmth KESH nuk paska Rilindur! Bile qenka edhe me keq se ne vitin 2013 (kohen e hajdutit te Vicidolit)!`Kjo eshte tragjike dhe…askush nuk mban pergjegjesi! Apo perseri e ka fajin Zoti (nuk ka pasur rreshje)…Hahah!

    1. realisti says:

      Me frymen e shenjte nuk e prodhon dot energjine KESH-i, po ra pak shi prodhon pak energji, po ra shume shi, prodhon shume energji…

  2. Treviso says:

    Kur nuk u arrit prodhimi i energjise kete vit mos mbani shprese per vitet e tjera. Ky ka qene viti me me reshje per 30 vitet e fundit, ne te gjithe Europen.
    Un mendoj se ka abuzime me shifrat e dhena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje