Rreth 3 mië punonjës të OSHEE janë angazhuar për furnizimin me energji të zonave ku u kryen ndërprerjet.
“Në zbatim të planit të posaçëm të masave për festat e fundvitit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) informon opinionin publik se po punon intensivisht në terren për të garantuar mbulimin me energji elektrike në të gjithë vendin.
Rreth 3 mijë punonjës të OSHEE-së janë angazhuar që prej datës 31 dhjetor 2014 në të gjithë territorin për të eleminuar avaritë në rrjet.
Gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e mbingarkesës nga rritja e menjëhershme e konsumit të energjisë elektrike, ka patur zona ku është stakuar energjia për disa orë, me synim shmangien e pasojave më të rënda në rrjetin e shpërndarjes.
Pas kalimit të orarit të pikut dhe shmangies së rrezikut, energjia është rikthyer në të gjitha zonat ku ka patur ndërprerje për shkak të ngarkesës.
Ndërkaq, rrjeti tejet i amortizuar ka krijuar probleme në disa zona të thella ku vazhdohet të punohet nga grupet e OSHEE-së për të riparuar avaritë teknike.
Kushtet e përkeqësuara atmosferike, ne temperature minus 15 grade kanë vështirësuar ndjeshëm punën e këtyre grupeve në terren për eleminimin e defekteve, kryesisht në zonat e thella veriore dhe juglindore.
Në këto ndërhyrje në terren, OSHEE po bashkëpunon ngushtësisht me dispeçeritë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe me njësitë e Shtabit të Emergjencave Civile.
Moti i keq solli per pasoje demtimin e rreth 60 shtyllave dhe 240 km linje te tensionit te mesem dhe te ulet”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
Aktualisht, në Qarkun e Kukësit ka mungesë energjie në fshatrat Geghysen, Degë, Lekbibaj, Grykë Qaje, Kalisë, Topojan dhe Shishtavec. Po punohet në terren për të mundësuar rikthimin e energjisë elektrike dhe riparimin e defektit. Pjesa tjetër e Qarkut ka furnizim normal me energji elektrike.
Në Qarkun e Elbasanit është pjesërisht jashtë pune fideri që furnizon me energji Labinotin; në Përrenjas fideri i Stravajt është jashtë punë; në Rrajcë janë jashtë pune 5 kabina; në Qukës është jashtë pune një kabinë. Në zonën e Librazhdit fideri i Lunikut është pjesërisht në punë dhe po punohet ndërkaq në fiderin që furnizon Hotolishtin, Kodovjatin, Cerrujën, Pishajt dhe Poroçanin. Për eleminimin e këtyre avarive po punohet intensivisht në terren nga grupet e OSHEE-së. Pjesa tjetër e Qarkut ka furnizim normal me energji elektrike.
Në Qarkun e Korçës është pa energji fidri që furnizon Cangonjin për shkak të një defekti në nënstacion dhe rrjetin e tensionit të ulët. Në zonën e Pogradecit mungon energjia për rreth 200 konsumatorë ndërsa në Ersekë janë pa energji rreth 100 konsumatorë në fshatin Panarit ku është vështirësuar ndërhyrja për shkak të bllokimit të rrugës. Në Korçë ka probleme me furnizimin me energji në komunat Lozhan, Lekas dhe Moglicë. Grupet e OSHEE-së janë në terren për të mundësuar rikthimin sa më të shpejtë të energjisë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjen rastin ti kërkojë ndjesë konsumatorëve për ndërprerjet e energjisë ndërsa angazhohet se duke nisur nga ky vit do të zbatohet një plan konkret investimesh me synim përmirësimin teknik të rrjetit, shmangien e defekteve dhe rritjen e kapaciteteve të shpërndarjes’- thuhet në njoftimin e OSHEE. /gj.k/
Zoti i madh!
Po gjithë ato pallate pa energji brënda në qytetin e Fierit mos ju duket gjë zona të thella ku nuk futeshit dot?
Turpi i botës të kalosh natën e ndërrimit të viteve pa energji elektrike.
Po nuk pagove të pret burgu…por po nuk furnizuat për pa aftësinë tuaj u kaloka me një ndjesë?
Kjo është padrejtësi.
Po ckerkon ndjese more dell, ti i ke rene punes me qafe dhe ske asnje lidhje me menaxhimin e OSHEE, ti thjesht ke hyre per te vjedhur sic bere ne bashkine e Durresit, megjithate votimet erdhen dhe z. Rama do ndeshkohet me vote njelloj si Berisha per shkakun se ka graduar ne pozicione kyçe njerez koke tul si puna tuaj.