Çmimet e energjisë për bizneset/ Tarifat e reja që do të aplikohen në bazë të nivelit të tensionit

5 Janar 2015, 12:28Ekonomia TEMA

Open Data Albania po hulumton mbi çmimin e energjisë elektrike për konsumator biznesin. Çmimi i energjisë elektrike përcaktohet me vendim të Entit Rregullator të Energjisë.

Çmimet e energjisë elektrike për biznesin janë të diferencuara në bazë të nivelit të tensionit ku janë lidhur dhe jo në bazë të konsumit. Bazuar në nivelin e tensionit dallohen tre grupe të mëdha: konsumatorë biznesi që furnizohen me 35 kV; konsumatorë biznesi që furnizohen me 20;10;6 kV dhe konsumatorë biznesi që furnizohen me tension të ulët.

Për bizneset që furnizohen me 35 kV çmimi është i unifikuar për çdo kategori biznesi. Kështu, duke filluar nga 1 Janar 2015, këto biznese do të paguajnë 12% më shumë për energjinë elektrike. Çmimi i energjisë elektrike nga 10,2 lek/kWh është rritur në 11,4 lek/kWh. (Çmimet janë të llogaritura  me TVSH).

Bizneset që furnizohen me 20; 10; 6 kV kanë funksionuar me tarifa të diferencuara sipas llojit të biznesit. Por duke filluar nga 1 Janar 2015, këto tarifa janë unifikuar në një çmim prej 13,2 lek/kWh, me përjashtim të çmimit të energjisë për furrat e bukës i cili ka mbetur i pandryshuar në 8,52 lek/kWh. Çmimet për këtë nivel tensioni kanë pësuar rritje nga 9% deri në 21%. Rritjen më të madhe të çmimit të energjisë elektrike e kanë pësuar bizneset bujqësore ku çmimi për to nga 10,44 lek/kWh është bërë 13,2 lek/kWh, pra 21% më i lartë krahasur me vitin 2014.

Po kështu, bizneset që furnizohen me tension të ulët (0.4 kV) kanë pësuar një unifikim të tarifave për vitin 2015. Çmimi i energjisë elektrike për këtë nivel tensioni është përcaktuar 16,8 lek/kWh, duke pësuar një rritje nga 13% deri në 25% për lloje të ndryshme të bizneseve. Bujqësia dhe industria janë prekur nga një rritje prej 25% të tarifave të energjisë elektrike, ndërsa për furrat e bukës kemi një rënie me 1% të çmimit të energjisë elektrike nga 1 Janar 2015.

Për vitin 2015, kemi një rritje të tarifave të energjisë elektrike, ku sektori më i prekur nga rritja është bujqësia dhe më pak të prekur mbeten furrat e bukës, të cilat kanë dhe nivelin më të ulët të tarifave të energjisë elektrike.

6 komente në “Çmimet e energjisë për bizneset/ Tarifat e reja që do të aplikohen në bazë të nivelit të tensionit”

  1. Mondi says:

    Tani detyra e Shtetit eshte te mbroje konsumatoret qe keto biznese qe deri dje e kan e vjedhur energjine, te mos spekulojne me cmimet.

    1. ilda says:

      shume e drejte te kete nje cmim te percaktuar per secilen kategori keshtu i jepet fund dhe vjedhjes te energjise

    2. zerina says:

      Shume e drejte qe bizneset te paguajne ne baze te kesaj menyre, le te fillojne dhe bizneset te paguajne sic paguajne konsumatoret Bravo shtetit per kujdesin ndaj konsumatoreve

  2. XIXA says:

    BRAVO ED RAMA E KE NDIHMUAR MIRE BUJQESINE

  3. frika says:

    Kur isha I vogel kam pas shume frike erresiren.
    Tani qe shikoj faturen, kam frike driten

  4. nga zyrat e edit says:

    Nga zyrat e edit komentojne keta trushplaret?
    Njelloj si bathoristet me tatuazhet e sales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje