Tatimet: TVSH e muajit dhjetor, sipas formularit të vjetër

5 Janar 2015, 11:39Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se pagesa e TVSH-së për periudhën tatimore dhjetor 2014 do të bëhet me formularin e vjetër.

“Për transaksionet e kryera gjatë muajit dhjetor 2014, deklarimi i të cilave do të kryhet brenda datës 14 janar 2015, plotësimi i formularit të deklarimit dhe pagesës së TVSH-së dhe deklarimi i librave të shitjes dhe blerjes, do të kryhet sipas rubrikave të formularit të mëparshëm dhe sipas formatit aktual të librave, pavarësisht se në sistem do të keni formularin dhe formatet e librave, sipas Ligjit të ri të TVSH-së, i cili hyri në fuqi nga data 1 janar 2015″, thuhet në njoftimin e DPT-së.

Deklarimi sipas formularit të ri të TVSH-së dhe formatit të ri të librave të shitjes dhe blerjes do të fillojë me transaksionet e kryera pas datës 1 janar 2015, pra me deklarimin e periudhës tatimore janar 2015, bëri të ditur DPT.

1 komente në “Tatimet: TVSH e muajit dhjetor, sipas formularit të vjetër”

  1. Qazim Miraka says:

    Sote dt 5 janar 2015 ,nuk na hapet faqja e internetit per te beree deklarimet sic shpjegoni ju njoftimin ne gazeten Tema.
    Si te veprojme???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje