Gjermeni: Fillon dhënia e lejeve të ndërtimit, vendos AKP

5 Janar 2015, 20:07Ekonomia TEMA

Duke filluar nga ky muaj, gjithë të interesuarit për leje ndërtimi duhet të aplikojnë në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit dhe nëse plotësojnë kushtet do të marrin lejen.

Ishte ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni që në një dalje për mediat, tha se qeveria ka zhbllokuar këtë proces, me qëllim pastrimin e vendit nga ndërtimet e kundraligjshme.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni tha se në mbledhjen e fundit Këshillit Kombëtar të Territorit, është bërë identifikimi i zonave të urbanizuara, dhe miratimi i hartave ku mund të behën ndërtimi, dhe për këtë arsye do të rifillojë procesi i dhënies së lejeve të ndërtimit.

Ministria Gjermeni foli edhe për ndërhyrjet dhe reformat e Ministrisë gjatë vitit të kaluar, si pastrimi i territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, që sipas saj ka sjellë rezultate të kënaqshme.

“Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që në fillim të mandatit qeverisës ndërmori një sërë masash, të cilat kryesisht synonin rehabilitimin e zonave të rëndësisë kombëtare, por jo vetëm.

Në këtë kuadër një nga angazhimet tona ishte ndërhyrja për pastrimin e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, të cilat kanë shkaktuar ndër vite një zhvillim urban kaotik, me pasoja degraduese edhe për zhvillimin e turizmit.

Këto ndërhyrje, kanë mundësuar rikthimin në identitet të hapësirave dhe territoreve të zaptuara padrejtësisht. Ju si përfaqësues të medias dhe të gjithë qytetarët keni konstatuar rastet e këtyre ndërhyrjeve kryesisht në vijën bregdetare, por tashmë të shtrira në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë.

Rezultatet e ndërhyrjeve të deritanishme janë baza e fillimit të një procesi që garanton zhvillim të qëndrueshëm, afatgjatë ekonomik, social dhe mjedisor.

Në këtë kuadër, dua t’Ju bëj me dije se në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, një nga vendimet shumë të rëndësishme që u miratuan ishte edhe ai për identifikimin e zonave të urbanizuara në të gjithë territorin e vendit dhe miratimin e hartave ku mund të ndërhyhet në funksion të zhvillimit urban.

Në këto zona të urbanizuara, do të lejohet dhënia e lejeve të ndërtimit edhe për banesat individuale, krahas ndërtimeve që lejoheshin deri tani, që janë ato për objekte publike, për infrastrukturë, për ndërhyrje me karakter emergjent, si dhe për struktura në funksion të zhvillimit ekonomik, turizmit, të bujqësisë dhe blegtorisë.

Ky vendim, lehtëson trajtimin e nevojave të qytetarëve për banesat individuale njëfamiljare. Kjo kategori sociale ka mundësinë tani të aplikojë për leje ndërtimi normalisht pranë njësisë vendore.

Të gjithë të interesuarit, që kërkojnë të ndërtojnë në pronat e tyre për interesa personale strehimi apo për interesa ekonomike, mund të përfitojnë ose të pajisen me leje ndërtimi.

Leja e ndërtimit do të jepet pas marrjes së konfirmimit paraprak nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në përputhje me instrumentat e planifikimit.

Konfirmimi paraprak pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit mund të kërkohet drejtpërdrejt nga qytetarët e interesuar, ose nga Njësia Vendore respektive. Kusht për zhvillimin e lejeve për banesa njëfamiljare, është që këto ndërtime të zhvillohen brenda territorit të këtyre zonave të urbanizuara.

Kryetarët e njësive vendore kanë mundësi të ushtrojnë detyrat e tyre për dhënien e lejeve të ndërtimit në përputhje me të gjitha kompetencat që ata kanë, POR brenda hartave të miratuara të zonave të urbanizuara, dhe mbasi kanë marrë konfimimin nga Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për çdo kërkesë zhvillimore”, theksoi Gjermeni.

7 komente në “Gjermeni: Fillon dhënia e lejeve të ndërtimit, vendos AKP”

  1. SIT-BACK AND RELAKS says:

    MORE ZOT I MADH QE JE NJE E NJE DO MBETESH. KET SEKRETARE DEKANI E BIJE SIGURIMSI TE EGER POLITIK E BURRI I SAJ QE…..DIKU DUHET TE ISHTE TANI…PSE MA NXJER PERPARA SYVE ?

  2. tfgs says:

    duket se muftiu i muslimon brodhers ishte ne dijeni te ketij vendimi te qeverise mbi lejet e ndertimit,prandaj dhe nxitoi te njoftonte plot gezim fillimin ne janar te punimeve per ndertimin e big jamise……!

  3. skelari migrues says:

    Shashkë!
    Kriteret që përmend janë të tilla që shumë pak raste i përmbushin :
    – pronësi trualli në përmasa të përshtatshme
    – trualli në zonë me miratim për ndërtim vilash
    – kapacitet i madh ekonomik prej një familjeje, që i tejkalon mjaft cmimet për një apartament (edhe në Tiranë).
    MOS U TALLNI, DHE MOS NA QUANI IDIOTË!

  4. Qazim Miraka says:

    Vendim i shkelqyere per ti dhene fryme ekonomise familjare dhe ne kohen e duhur.

    1. i says:

      Largohu o qazim ti nga drogaaaa

  5. petro says:

    Hajde burokraci, hajde.Dajde centralizim, hajde.Te marresh nje leje ne Gjirokaster apo Puke, duhet te te aprovohet nga Agjensia Kombetare e Planifikimit ne Tirane.Nje cmenduri e vertete.E keni ne rregull Rilindja.Vetem se pas disa muajsh do te quheni Rivdekjae ketij vendi.

  6. Qazim Miraka says:

    ok,vendim shume i mire,i hapet rruga frymemarrjes te ekonomise familjare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje