Rreth 30 % e të ardhurave nga privatizimet jostrategjike, do të përdoren për shpenzime operative

6 Janar 2015, 19:10Ekonomia TEMA

Rreth 30 % e të ardhurave nga privatizimet jostrategjike, do të përdoren për shpenzime operative për procesin. Qeveria shqiptare planifikon të nxjerrë në shitje aksionet që ka në shoqëritë tregtare.

Sipas burimeve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, rezulton se janë të paktën 344 shoqëri aksionere ku institucionet publike kanë aksione.

Bazuar në udhëzimin për ligjin e buxhetit, 30 % e të ardhurave të përfituara nga privatizimet do të përdoren për pagesat e ekspertëve vlerësues që miratohen nga ministri përgjegjës si dhe për shpenzime që lidhen me procesin e privatizimit, siç janë publikimet, njoftimet apo shpenzimet operative.

Formula e përzgjedhur për këtë proces ka si risi se të ardhurat që do të arkëtohen do të ndahen mes buxhetit të shtetit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave.

Referuar vendimit të qeverisë, të ardhurat e realizuara nga shitja e objekteve shtetërore ndahen 5 % e vlerës së shitjes për Ministrinë e Financave, 30 % e vlerës së shitjes për ministrinë përgjegjëse, asaj të ekonomisë dhe 65 % e vlerës së shitjes i kalon buxhetit të shtetit.

Gjithashtu parashikohet që të nisë procesi i privatizimit edhe për ato kompani që janë shtetërore në sektorë strategjikë, si INSIG, ALBPETROL, ARMO dhe Albtelekom. /gj.k/

3 komente në “Rreth 30 % e të ardhurave nga privatizimet jostrategjike, do të përdoren për shpenzime operative”

  1. Tarasi says:

    Kesaj i thone qe kur shtet shtepine 100000 euro, 30000 t’ja japesh sekserit, gazetes celesi dhe noterit…

  2. janiF says:

    Shume mire do bejne.
    Ekonomia duhet ti risjelle ne levizje keto asete publike

  3. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Po Alb-telekomin sikur e ka Turku ne pronesi,qe po na ngre tarifat pa hesap ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje