INSTAT bëri të ditur se në muajin Dhjetor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0.7%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9%.
Krahasuar me muajin Dhjetor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11.2%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7.1%, grupi “Komunikimi” me 3.9%, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.1%, etj.
Çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 6.9%, pasuar nga nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 3.4%, nëngrupi “peshk” me 2.2%, etj.
Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 6.4%, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 3.2%, “zarzavate përfshirë patatet” me 2.7%,etj. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5.6%, pasuar nga grupi “Transporti” me 1,1 %.
Krahasuar me muajin nëntor 2014 çmimi i eurodiezelit u ul me 7.6% dhe çmimi i benzinës u ul me 5.9%, thekson INSTAT.
Inflacini vijon të mbetet nën kuotën minimale të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përdindësh. Kjo shpreh konsum të kufizuar nga qytetarët dhe bizneset. /gj.k/
Nuk eshte e vertete,te nderuar komentues te temes mos e besoni INStAt-in e kontrollon Luli i vocerr dy metra,cmimet jane ulur shume,e kam kontrolluar ne minimarketin e lagjes.
Dhe karburantet,cmimi nderkombetar i naftes eshte ulur 50%,ne e kemi ulur 5%,perse more pa leke e doni ju,fitimi na takon neve tregetareve te dores se pare.
Zotohem qe n.q.s.importojme nafte falas do ta ulim cmimin 10%.
Ore dhe keta Shqipetaret nuk kenaqen,perse ne Amerike jemi ne,ku kushton 2$ galoni,4 litra.Ata nuk kane dollare prandaj e kane lire naften.
SHQIPERIA PO RILIND.