Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet për vendosjen e tabelave sinjalizuese në aksin Kashar – Durrës.
Projekti do të zgjasë 2 muaj dhe ka një vlerë totale prej 165 milionë lekë. Sipas ministrit të Transportit, Haxhinasto, ndërhyrja në akse të ndryshme për pajisje me sinjalistikë rrugore ka ulur ndjeshëm aksidentet rrugore.
Qëllimi i ministrisë së Transportit është që brenda këtij viti të pajisë me sinjalistikën e duhur të qarkullimit rrugor akset kryesore të vendit.
Ndërkohë që, ndërhyrje për zgjerimin dhe riparimin e rrugëve do të ketë në aksin Rrogozhinë – Kakavijë dhe Fushë Krujë – Shkodër.
Haxhinasto ka vënë theksin në standardet që duhet të respektojnë kompanitë jo vetëm gjatë ndërtimit, por edhe gjatë mirëmbajtjes./gj.k/
Ec atyyyyy,i dor e mir paresh/mfal sinjalesh
distanca e mbjelljes se palmave ne aksin Tirane-Kashar eshte e gabuar pasi paraqet rrezik vdekjeprures ne rast te daljes te mjeteve nga rruga,si dhe nuk mer parasysh nevojen e ndertimit te karexhates te trete e cila shume shpejt do te jete e domosdoshme te ndertohet.
Hajde degjo pordhet e Haxhi-Nastes tani.