INSTAT: 3 mujori i 3-të i 2014, rritja 3.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2013

9 Janar 2015, 13:46Ekonomia TEMA

Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat për 3 mujorin e tretë të vitit të kaluar sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto.

Sipas INSTAT ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 3,30% kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2013.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti, Hotele dhe Restorante me 1,71 pikë përqindje; Shërbimet e tjera me 1,09 pikë përqindje; Ndërtimi me 0,81 pikë përqindje; Industria me 0,37 pikë përqindje; Bujqësia, Gjuetia dhe Pyjet me 0,24 pikë përqindje; Posta dhe Komunikacioni me 0,15 pikë përqindje. Dega që ka kontribuar negativisht është Transporti me -1,05 pikë përqindje.

Aktiviteti Bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati rritje prej 1,19 %.

Grupi i Industrive pati rritje prej 2,45 % në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013. Në këtë grup, Industria Nxjerrëse dha ndikimin më të madh pozitiv me një rritje prej 4,53 %, ndërsa Industrisë Përpunuese u rrit me vetëm 0,93 % e ndikuar nga nën dega Energjia Elektrike e cila pati një rënie me 30,15 %.

Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2014 pati rritje prej 7,53 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013. Grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rritje prej 10,41 % në tremujorin e tretë të vitit
2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 11,11 % ndërsa hotele dhe restorante patën rritje me 5,75 %.

Aktiviteti i Transportit ka shënuar një rënie prej 24,07 % në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi Posta dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 5,39 % në tremujorin e tretë të vitit 2014 përkundrejt tremujorit të tretë të vitit 2013.

Grupimi Shërbimet të tjera në tremujorin e tretë të vitit 2014 pati rritje me 3,76 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2013. Në këtë grup, ndikim pozitiv dhanë sektorët si; administrata publike, shëndetësia, dhe aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social, kulturor etj.

Ndërsa me rënie u shfaq arsimi, sektori financiar dhe sektori i pasurive të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit (aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca financiare, komerciale etj). /gj.k/

3 komente në “INSTAT: 3 mujori i 3-të i 2014, rritja 3.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2013”

  1. bani says:

    po e thote edhe Instati qe eshte nje instati qe eshte institucion i pavarur, shqiperia po rilind/

    1. abedini says:

      me kto reforma duhet te vazhdojme qe te hecim perpara, sic eshte thene 2014 ishte i veshtire, por pritshmerite per 2015 jane te larta me punen e madhe qe po ben qeveria.

  2. Filip Gjergji says:

    Ky Gjergj Filipi, me ate zerin e papjekur si ftujak, flet sikur ne skemi sy ne balle dhe xhepa ne pantallona per te pare rritjet ekonomike qe ka patur vendi sivjet.

    Qeveria jone e dashur me shokun Edi Rama ne krye na ka ulur taksat, na ka ulur duhanin, na ka ulur karburantin, na ka ulur energjine, na ka ulur taksat per produktet e shportes, na ka ulur gjobat. Tani si ka ngele gje tjeter vetem te na uli breket e te na e zhyse ne bythe.

    A eshte ne terezi ky kokerr kari! Ne jemi me keq se cdo here tjeter dhe ky mjekerrcapi del e flet per rritje ekonomike!!! E vetmja gje qe ka ulur qeveria deri me sot more karuc me nyje eshte transparenca ne shperndarjen e parave te mbledhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje