Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa e quan absurd faktin që institucionet publike të mos kenë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit. Në një prononcim për ResPublica ai thotë se kalimi i borderove të pagave përmes thesarit praktikisht nuk lejon asnjë mundësi që kontributet të mos paguhen.
“Është absurde që institucionet publike të mos kenë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore, pasi borderotë e pagave shkojnë në thesar me të gjitha kolonat përkatëse të kontributeve dhe nuk është e mundur që ato të mos paguhen”
Xhepa thotë se mund të ketë patur ente të caktuara shtetërore që mund të kenë bërë allishverishe me sigurimet shoqërore, por në asnjë rast institucionet publike. Sipas tij, qeveria nuk duhet të mjaftohet me fjalë, por të vërë para përgjegjësisë titullarët e institucioneve që kanë bërë një gjë të tillë.
“Nëse instutucionet publike nuk kanë paguar sigurimet shoqërore atëherë këtu bëhet fjalë për një krim dhe nuk mund të dalësh vetëm e të thuash disa fjalë, por duhen nxjerrë përgjegjësitë e titullarëve që kanë drejtuar këto institucione publike”
I pyetur nga ResPublica nëse kjo gropë financiare e detyron qeverinë të rrisë borxhin publik, Xhepa shprehet se nëse do të kishte nevojë qeveria do ta bënte një lëvizje e tillë para se mirationte ligjin për buxhetin.
“Edhe nëse mëndojmë se qeveria e ka shpallur një gropë të tillë financiare për të rritur borxhin publik prapë kjo nuk është racionale sepse ligji për buxhetin sapo është miratuar dhe tavani i borxhit është në 60 miliardë lekë. Qeveria nuk arriti të realizojë investimet dhe jo të kërkojë borxh. Do të jetë interesantE nëse kjo çështje mbërrin në kuvend për t’u diskutuar, pasi mund të rezultojë si borxhet ndaj biznesit që nuk merret vesh sesa janë realisht”
Xhepa nuk përjashton mundësinë që shpallja në këtë moment e këtij defiçiti në fondin e sigurimeve mund të jetë një lojë politike e mazhorancës për të ulur pritshmëritë e publikut lidhur me të ardhmen e ekonomisë.
“Kjo mund të jetë edhe një lojë politike për të përcjellë te publiku impersionin se qeveria e kaluar ka lënë gropa të mëdha financiare, të cilat pamundësojnë ndryshimin e pritshëm të ekonomisë që është premtuar nga qeveria”.
NE BURG PRONARET , EKONOMISTIN , JURISTIN . DREJTORIN DHE CDO NJERI PREJ TYRE QE E KA BERE KET DHE KA LUATUR ME PARANE E POIPULLIT
Ky Selo Xhepka nuk duhet të çuditet fare pasi ka qënë këshilltar i Sali Kriminel Rrumpallës.
Po eshte e vertete qe ka qene keshilltar ekonomik i Sali Rrumpalles por per hir te se vertetes Selamiu eshte njeri i mire dhe profesionist i zoti.
Qenka bere nami more burra !!!
109500000 USD nuk qenkan paguar ne 8 vjet te shkuara te saliut !!!
Qenkeshin 250000 shqiptare qe rrezikojne pensionin sepse per ta nuk jane derdhur ne 8 vjet 109500000 USD.
Atehere kemi 109500000 : 250000 = 438 USD
Pra mesatarisht çdonjerit prej tyre nuk i kane derdhur kontributin e sigurimeve ne masen 438 USD ne 8 vjet, ose 55 USD ne me 1 vit, ose 4.5 USD ne 1 muaj.
Gjykoj se nuk behet fjale per fshehje ose mospagim te kontributeve sidomos nga entet shteterore, por per gabime ne auditim ose demagogji politiko-qeveritare.
Nese sot deshiron te derdhesh vete kontributin per vitet e punes qe te mungojne sepse ke punuar ne te zeze, duhet te derdhesh 500 USD per çdo vit qe te mungon.
Pra ketyre 250 mijeve u mungon diçka me pak sesa 1 vit. Çka do te thote se ndryshe nga sa thote Veliaj dhe Rama, ketyre nuk u rrezikohet perfitimi i pensionit, thjesht u vonohet disa muaj, ose thjesht u del pak fare me i vogel.
Ne te vertete halli i disa qindramije shqiptareve sot nuk eshte se u mungon 1 vit kontribut sigurimesh, por u mungojne 5, 10, 15, 20 apo edhe me shume vite, sepse kane qene te dtyruar te punojne ne te zeze apo ca me keq akoma, kane qene fare pa pune e pa ndihme ekonomike.
Sepse qeverite e saliut te pare, te meteve dhe nanove, te saliut te dyte e mesa po duken bathet edhe te Rames gjithe brezat e deputeteve e pushtetareve te ketyre 24 viteve kane qene ne konflikt te paster interesi me skemen e pensioneve. Eshte kjo kaste e degjeneruar banditesh qe ka gllaberuar (privatizuar) gjithçka, qe direkt ose indirekt jane pronaret e shumices derrmuese te subjekteve qe i kane detyruar punemarresit e tyre te punojne ne te zeze dhe te shpresojne neser tek lemosha-shpikja e ndyre e pensionit social.
Nuk eshte se ka falimentuar skema per shkak te raporteve pensionist-te punesuar. Kemi pasur dhe kemi ende banda pushtetaresh qe kane favorizuar punen ne te zeze dhe qe kane frenuar ritmet e zhvillimit ekonomik duke degraduar aftesite prodhuese te vendit me qellim te zhvleresimit te aseteve ne menyre qe ti veteprivatizonin per 2 leke pa transparence, pa ligj e pa konkurence.
JETOJME NE SHQIPERI OOOOO SELAMI, AKOMA NUK E KE KUPTUAR.
REPUBLIKE BANANESH DHE LIGJI XHUNGLES….
KUR DARWIN NXORI TEORIN E MBIJETESES TE ME TE FUQISHMIT, KISHTE NE MENDJE SHQIPERINE DHE SHQIPTARET.
O z.Selami, me kujtohet qe para nja 2-3 vjetesh u be nje zhurme e madhe pasi Rektorati i Universitetit Politeknik te Tiranes nuk kishte paguar sigurimet shoqerore te punonjesve duke rezultuar me nje borxh disa milion leke.Keshtuqe mos aludo dhe hamendeso kot , jo borxhi, jo mos rritja ekonomike, jo manover e qeverise.Mos derdhja ne tatime e sigurimeve shoqerore jane njesoj si dritat e papaguara.Te gjithe e dinin qe nuk paguhej korenti dhe prap besonin(qeveria e PD) se punet ishin ne rregull.
E pra absurde, e pabesueshme????!!!!!!
Uuuuaaaa, sidomos nga ish -rregjimi Salist, te kene ndodhur keto???????
te veproje drejtesia per te gjithe ata qe nuk kane derdhur leket dhe bolle me historira, cdo institucion qe e ka bere te mbaje pergjegjesi dhe mos i verdallisni njerezit. sa mire u futen ne burg qytetaret debitore? po hajdutet qe jane me te rrezikshem se debitoret? prandaj te vihen perpara pergjegjesise te gjithe ata qe kane mashtruar. nese qytatari e ka vulen ne libreze kjo tregon se e ka paguar. se posta nuk e ka derdhur s’ka faj qytetari. financieret e insitutcioneve aty jane dhe le te thone ku i kane cuar, apo ia dhane saliut? t’ia marrin saloiut dhe hajdutit ridvan me shoke.
Shume drejte mendimi qe cfaqni por kini parasysh nje detyre tuajen si opozite pas ketij denoncimi kerkoni te zgjidhet ky problem duke kerkuar nderhyrjen e drejtesise dhe te ndeshkohen te gjithe ata qe kane neglizhuar ne kryerjen e detyres dhe me fondet qe mungojne te rivihen ne buxhetin e agjensive perkatese te sigurimeve shoqerore ky do te jete edhe shpwrblimi tuaj ne zgjedhejet e ardheshme nqs keni te drejte a[po jo per te spastruar nga detyra te korruptuarit i cfaredo ngjyre politike qofte kjo eshte detyre PATRIOTIKE .
oooo selom xhepa po pse te duket absurditet kur min-financash kishit boden ideatorin e firmave piramidale sude-xhaferri-etj,pale po del edhe kakaris matufi kacerogjen mima+sherefedin shehu ekonomistet me te forte qe renditen SHQIPERINE pas GJERMANISE per ekonomi..
Duhet qe qevetija nepermjet lnstuticoneve te beje publike kete skandal,eshte ralitet apo mashtrim?
E pabesueshme dhe kriminale! Te levize drejtesia, te arrestohen pergjegjesit, ish kryetari i qeverise, ish ministri i financave e te tjere soje e sorollopesh qe i pakemi pasur ferre neper kembe e nuk i paskemi njohur! Cfare pritet te ndodhe me?
Ore popull po qeveriu te fut ne burg per 35mije lek korent .cfare pret sehir tahiri?apo i kane mbaruar prangat?e gjitha eshte nje demagogji e ndyre per te thene sa keq na la saliu..
Te nderuar lexues, behet fjale per parate qe institucionet iu mbajne punemarresve. Nuk ka shanc qe te ndodh kjo. Erjon Veliaj bashke me ate drejtoreshen “came” te bejne publike letrat dhe mos te flasin ne pergjithesi. I njeti staf qe drejtonte dhe para 4 vjetesh ISSH eshte akoma ne krye, pse nuk folen te pakten para nje viti e gjysem. Kur e zbuluan skandalin? Ruajna zot se cilet njerez kane ne dore parate tona.
Sela e hapi nje universitet privat e tani i ben fresk Kryekomandantit Mavi qe te mbaje licensen…