Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe përmes një komenti në rrjetin social Facebook kërkon angazhimin dhe marrjen e përgjegjësive nga institucionet e shtetit përsa i takon reflektimit të uljes së çmimit të naftës edhe në tregun shqiptar.
Braçe vë theksin në mungesën e konkurencës së lirë në këtë treg, duke shtuar se janë 5 kompani që përcaktojnë rregullat, madje duke u shprehur se disa prej tyre kanë edhe aksionerë të njëjtë.
“Ka të dhëna të besueshme që tregu është shumë shumë i përqëndruar; 5 kompani-ndër të cilat dy cifte kompanish kanë të njëjtët aksionerë, pra praktikisht 3 kompani, zotërojne mbi 70% të tregut të tregtimit të naftës; 3 kompani zotërojne thuajse të gjithë tregun e benzinës.
Ka gjithashtu të dhëna të besueshme se të gjitha këto kompani, zëvendësojne njëra tjetrën në operacione tregtare, blejnë e shesin nga njëra tjetra, peërcaktojne cmime duke ndryshuar nga njëra tjetra në shumë pak diferencë.
Mbi të gjitha; përcaktojnë cmime të padrejta duke përfshirë edhe cmimet eksesive të cilat janë dukshëm cmimet që vlerësohen se nuk kanë një lidhje racionale me vlerën ekonomike të produktit!!”, shkruan deputeti socialist në rrjetin social.
Postimi i plotë i Erjon Braçes në Facebook
Në tre muajt e fundit, kohë kur cmimet e naftës nisën të bien rrufeshëm, kam dëgjuar shumë dhe nga gjithkush;
I pranoj një pjesë të tyre, pra që çmimi i naftës në bursë nuk është cmimi i naftës në rafineri, që cmimi i naftës në burse, cmimi i naftës në rafineri nuk është cmimi i naftës në portët shqiptare, që
cmimi i naftës në bursë, cmimi i naftës në rafineri, cmimi i naftës ne ëportët shqiptare nuk është cmimi i naftës në pompë.
Por edhë me shumë, që cmimi fundor i ka të tre elementët kyc, pra cmimin e produktit të importuar, taksën, kursin e këmbimit por edhe shpenzime të tjera që vijnë si pasojë e kapacitëtëve të pamjaftueshme pritëse të importëve,
Që taksat janë të larta dhe kjo ka qënë zgjedhja jonë për të dekurajuar konsumin e naftës. por në asnje rast nuk kam dëgjuar të thuhet troc dhë hapur: ka dhe një arsye të madhe që cmimet e naftës në pompë nuk kanë reflektuar uljen e cmimeve të naftës, tregu nuk funksionon as i lirë dhe as konkurues!!
Ka të dhëna të besueshme që tregu është shumë shumë i përqëndruar; 5 kompani-ndër të cilat dy ciftë kompanish kanë të njëjtët aksionerë, pra praktikisht 3 kompani, zotërojne mbi 70% të tregut të tregtimit të naftës; 3 kompani zotërojne thuajse të gjithë tregun e benzinës.
Ka gjithashtu të dhëna të besueshme se të gjitha këto kompani, zëvendësojne njëra tjetrën në oPëracione tregtare, blejnë e shesin nga njëra tjetra, peërcaktojne cmime duke ndryshuar nga njëra tjetra në shumë pak diferencë.
Mbi të gjitha; përcaktojnë cmime të padrejta duke përfshirë edhe cmimet eksesive të cilat janë dukshëm cmimet që vlerësohen se nuk kanë një lidhje racionale me vlerën ekonomike të produktit!!
Për të arritur deri keëtu kanë ndihmuar qartë; një ligj që i ka krijuar mundësinë kompanive të tregtimit me shumicë të karburantëve të kenë edhe kompanitë e tyre të tregtimit me pakicë;
Një udhëzim për qëllime të administrimit fiskal, i cili, i përcakton kompanitë e pakicës si agjent të kompanive me shumicë, i jep të drejtën kompanive të shumicës që të përcaktojnë cmimin e shitjes me pakicë të naftës e benzinës në pompë, madje i detyron kompanitë e pakicës të mos ndryshojne këtë cmim, përndryshe gjobiten rëndë.
Kështu konkurenca e pamundur për shkak të përqëndrimit të lartë të tregut nuk egziston fare në pjesën e poshtme të tij, atje tek pompat e naftës dhe benzinës!
Në të gjithë këtë treg të përqëndruar ka edhë nje problem të fundit; norma e fitimit është shumë e lartë!!
Dua ta thëm se udhëzimi në fuqi është i firmosur nga ish ministri i Financave në vitin 2008, është goditur nga Autoritëti i Konkurences në vitin 2009, por kërkush nuk e ka ndryshuar!!
Ky është thjesht fakt, nuk mund të jetë shfajesim!!
Thëne këtë, dua të shtoj: institucionet përgjegjëse të qeverisë nuk mund të bëjnë më mënjanë, duhet të zgjohen, të marrin përgjegjësi për të çliruar tregun, kthyer konkurencën e rregullin në të.
Institucionet përgjegjëse të qeverisë të marrin përgjegjësinë për të ndryshuar ligjet dhe udhëzimet për këtë treg në përmbushje të detyrimit të mësipërm;
Institucionet përgjegjëse të qeverisë të rikthehen fortë me qëllim fiskalizimin e plotë të tregut të karburanteve;
Institucionet përgjegjëse të qeverisë të rikthehen fortë në treg për të vendosur e kontrolluar plotësisht më në fund cilësinë dhe sasinë e karburantit të tregtuar në çdo pompë.
Pas kësaj, detyrimisht mbikqyrim dhe analizojmë është reflektuar plotësisht ulja e cmimit të karburantëve në këtë vend apo jo!!
Kush e merr të thjështë gabon;
Por kjo është jetike që ekonomia kombëtare të përfitojë nga ulja e çmimeve të karburanteve rritjen reale dhe ekonomitë familjare ta ndjejnë në buxhetet e tyre këtë!! /gj.k/
O Braceziu po pse flet kot kur nuk te degjojne ato atje lart qe i jane borxhli po aq sa pala qe iku nga pushteti ketyre 3 kompanive .Ato po nxjerrin financimet qe ju kane dhene partive politike per fushata multimiliarda lekesh qe behen ketu tek ne.Per ke do flasim per Kastratin.Fol,fol po sa financime ju ka dhene si ju edhe atyre qe iken.Apo per Golfin.Ti mire ben qe flet por ce do se nuk te degjon njeri.Lere fare se lodhesh kot.
Mos genje popullin o Brace xhepisti!
Karburantin e ka ne dore 100% Koco Kokedhima!
Vetem Kocoja e ul dhe e ngre cmimin!
Keta 3 tregtaret: Kastrati, Eida, dhe Gulf, naften me cmimet e Kocos na shesin!
Shume interesante kjo historia. A ma shpjegon dot se cfare lidhje ka Kokedhima me cmimin e karburantit?
Kjo Emona qenka fantastike per pergojim. Koco Kokdhima nuk meret fare me biznesin e karburanteve dhe ajo e ben ate kre mashtrues. Keta njerz qenkan te cuditshem
O Erion mavria!
Mire e ke ti,po a NUK NA THUA se pse nuk e SHPORRNI MONOPOLIN ne te gjitha fushat e jetes ne Shqiperi??
Monopol eshte transporti URBAN,Karburantet,Mishi,Qumeshti,Vezet,Ilacet,Cimento,Hekuri etj,etj!
NXIRRNI NJE LIGJ ME NJE RRESHT:
-NE SHQIPERI NDALOHET MONOPOLI NE TE GJITHA FUSHAT!
KONKURECA E LIRE DHE PA ASNJE KUFIZIM TE JETE BAZA E ZHVILLIMIT TE MAREDHENIEVE NE SHQIPERI!!! etj,etj!!
Ashtu eshte –Te prishen monopolet dhe do bjere niveli varferise menjehere , se monopolet krijojne cmime te larta artificale ,pra shkaterojne konkurencen e ndershme
Brace krijo nje grup depudetesh dhe sebashku ngrini nje komision ku te rishikohen te gjitha monopolet e krijuara ne karbuante se pari, dhe pastaj kud.
…Dhe kudo ku ka monopole te prishen , menjehere .
Te dalin jashte ligjit monopolet ne menyre qe te zhvillohet nje ekonomi tregu e shendetshme e bazuar ne konkurencen e ndershme , dhe kjo do coje menjehere ne ngritjen e mireqenies se shoqerise shqiptare
Hajde Brace fillohe punen per prishjen e Monopoleve
, se aty vetem ti qenke i ndershem ,
te tjeret ne nje menyre apo ne nje tjeter, ose jane hajdute , ose jane te pa afte
Dakort per konstatimin po kush duhet te beje rregullimin ?..ne qe jemi popull apo ju qe jeni ne pushtet ..!
Konstatimin coja kryeministrit apo parlamentit dhe zhbllokoni situaten se eshte skandal ..
Ju jeni i vleresuar nga opinioni ( hiq rastin e armeve kimike, ku u bere servil pa qene nevoja ) por ska me vend per populizem ..JEPI ZGJIDHJE PROBLEMIT ( per me teper ndihmoni dhe shume ekonomine ne kete cast krize )
Po cmerresh me nje koqe kandari si Erjon Veliaj. Mjer ne kush na qeveris.
Erjon Brace. Gjithsesi edhe Veliaj koqe kandari eshte.
Erion, sa më parë të kuptosh që je në pushtet, jo në opozitë, aq më mirë për ne konsumatorët!
Zgjohu Erioooon! Boll u qurravite lart e poshtë në Facebook, sepse detyra jote është të jesh në krye të Komisionit më të rëndësishëm parlamentar…! Atij të ekonomisë…! Dhe dil e mbaj ndonjë deklaratë për veprime konkrete, jo sofizma e populizma të tilla! Nëse ke ndërmend vërtetë të tregosh se je në anën e popullit, ka mekanizma konkretë që Pushteti i Shumicës (ku ti qorr bën pjesë) i ka të sanksionuara, kushtetueshmërisht dhe ligjërisht.
Dhe boll fole nga facebook-u o burrë i dheut, se kjo quhet parapolitikë shoku!
Nëse ke mendere të thyesh monopolet dhe të ulësh çmimin e naftës bëje! Mos na u qarravit kot, se po bëhesh i padurueshëm, edhe prej socialistëve që të kanë votuar!
MUHABETE HORDHA PORDHA
1- 70 LEK CMIM TREGU
2- 70 LEK AKIZA
3- 15 LEK TVSH
TOTALI 155 + 25 MARZH FITIMI = 180
CMIMI I TREGUT U UL ME 30 LEK DHE AKCIZA U RRIT ME 10 LEK
CMIMI U UL ME 20 LEK.
CFARE THOTE KY “INJORANTI”, APO E SPONSORIZON NDOKUSH TE SULMOJE TREGETARET SEPSE DO PJESEN PER FINANCIMET E FUSHATES.
Arben, edhe nje detaj i vogel, u rrit edhe dollari me 10 leke…
Cmimi i karburantit ne Shqiperi rri i larte per shkak te taksave te larta te qeverise dhe jo per shkak te mungeses se konkurences. Kostot absolute qe jane akciza, taksa e karbonit, taksa e qarkullimit, taksat lokale te pikes se shitjes dhe TVSH-ja nw fund zene me shume se 60% te cmimit te naftes. Po ndonje kosto prodhimi, rafinimi, transportimi, tregtimi…po ndonje fitim do bejne keta qe e tregtojne apo vari lesht. Po me rritjen e tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi dividentin rritet indirekt edhe cmimi i mallit ne treg.
Shkurtimisht Erion: Je kryetar i komisionit te ekonomise dhe duhet te propozosh zgjidhje dhe jo te qurravitesh. Nese nuk e ben dot, hap krahun se ka boll burra e gra te tjera qe mund ta bejne punen me mire se ty.
SHTETI SHQIPETAR KA GJETUR KETE MENYRE TAKSIMI DUKE RENDUAR ME SHUME KARBURANTET.
KY LAPANJOZI MERR NDONJE LEK NGA NDOKUSH QE I KA RIVAL KETA DHE DO TI GODASE, KY ESHTE PROBLEMI KETU.
Po ky Brace kompetenti pse flet si e ema e Zeqos….Kujt i thote ky -ka te dhena te besueshme , se keshtu e ashtu …Kryetari Komisionit te Ekonomise ne Parlament , qe sokellin ne maje te chair-it , i ka dhe duhet ti kete te dhenat e plota per firmat qe dominojne tregun…dhe nuk duhet te flase me parabola , por ti bej thirrje drejtperdrejte Autoritetit te Konkurences , apo si quhet struktura perkatese …qe te nderhyj me gjobe te majme …Kemi degjuar edhe ne , jo me ai si kompetent qe eshte, qe ne Europe e bote , ne raste te tilla , nderhyhet me gjoba te renda …Apo Brace flet neper te , qe ” gjoba ” me perqindje te nderroj drejtim…
O Erjon,Ti me nji ligj te vetem mundesh me eleminue monopolet ,tue hjeke licensat per tregtine e jashtme:”ç’do subjekt prodhues apo tregtar qi ushtron aktivitet te lejuar ne vend,Shqipni ka te drejte te exportoje dhe importoje çdo artikull dhe cdo mall mbrenda standardeve te per caktueme ne ligj.”
Për Arben : Më fal për injorancën,por mund të më ftillosh pak të lutem?
Sipas jush,me çmimet e reja të tregut na del:
1- 70-30 = 40 LEK CMIM TREGU
2- 70+10 = 80 LEK AKCIZA !!!!…200 % ??!!
3- 15 LEK TVSH..?
Faleminderit.
O Braçe Leshi! ?
Nje nga ato tre kompani financohet nga Nush Stanaj, ne kerkim nga Interpoli, strehohet ne Tirane dhe banon mbas ish bankes amerikane tek Blloku, por as qe ka per ti hyre ferre ne kembe sepse mbrohet nga ai “qe i di punet e veta”! ?
Mos dil si papagall aty se le nam, o koqe e lalës! ?
bye
Nushi i Malit te Zi,qe i vrane vellain ne Afrike para disa muajsh?
Kjo bie nen ‘Price Fixing’ qe duhet te gjobitet rende nga shteti! Gjithashtu te gjithe ligjevenesit/deputet dhe pushtetaret nuk duhet te kene asnje aksion te asnje kompanie se bie ndesh me interesat e popullit!!!
Ne Amerike sot, benzina 1 dollar e 60 cent galloni. 1 gallon = 5 litra
Je ne qeverisje sote o z.Erion,je dhe kryetar i grupit parlamentare per ekonomine,pervec monopoleve qe jane bere kangrene dhe komandoin cmimet simbas qefit ne fushen e karburanteve,ke edhe monopole te tjera qe duhen te fshihen nga financat shqiptare,ke kafen,ke duhanin,ke pijet te ndryshme,per mendimin tim jane monopolet ato qe kontrolloin cmimin,lere tregetin e lire dhe shihe si do ulen cmimet.
Brace,,,,,,,!!!!!!???
E kini ne programin elektoral dhe i kini premtuar poullit se do ti cmontoni monopolet tani per ke i ke keto ankesa ,,,?Nuk te degjon kryeministri, partia ,cili eshte problemi kush e pegon kete gje .Te tjerat jane fjale pa bereqet qe as ty e as nje tjeter nuk u bejne mire!A jeni ne qeverisje apo jo ,,,,,,,,,,!?
Vajmedet Erjon!!!! Po taksat qe merr shteti qe shkojne ne 95 lek per liter???!!! Sa kompani dashke ti me 2 milion e gjys banore???!!!!