Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, bëri të ditur vendimin më të fundit të qeverisë për të kompensuar faturën e energjisë elektrike për disa kategori qytetarësh.
Ministri tha se nga ky vendim do të përfitojnë kompensim familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, të gjithë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar si dhe punonjësit buxhetorë me pagë më të ulët se 35 mijë lekë.
Ndërsa vendimi tjetër i qeverisë kishte të bënte me nënshkrimin e një marrëveshje për të njohur vitet e pensionit me Luksemburgun.
“Qytetarët tanë falë kësaj marrëveshje do fitojnë me shumë të ardhura nga pensionet”, tha ministri.
Ai shtoi se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet brenda vitit edhe me Gjermaninë.
Duke u ndalur tek mosha e pensioneve, Veliaj tha se me skemën e re ajo rritet më shumë për funksionarët e shtetit, si zv.ministra, ministra etj.
“Mosha e pensioneve rritet për funksionarët e lartë të shtetit, minatorët do dalin në pension me moshë më të ulët, nga 60 vjeç në 55 vite, ndërkohë për funksionarët e lartë nga 55 vjeç shkon në 60 vjeç, për të treguar se është politika e para që do paguajë një çmim për reformën para se tua kërkojë qytetarëve”, tha ai.
Veliaj sqaroi edhe deklaratat e tij në lidhje me mospagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nisur nga deklaratat e PD-së, duke thënë se ka folur për 250 qytetarë shqiptarë dhe jo 250 mijë buxhetorë të cilëve nuk iu kanë paguar kontributet shoqërore, për një apo disa muaj. /gj.k/
Kjo eshte me te vertet meritokraci. Kush eshte hadhexhi perfiton.
Mendoj se reformat jane shume te drejta
Nje pyetje. Pse nje punonjes ne privat qe merr 35000 leke eshte me i pasur se nje punonjes buxhetor me te njejten page?! Dhe nese nuk ndryshojne, pse diskriminohen ata te privatit duke mos u kompesuar?! Qeveri femijesh! S’dine parimet baze!
Cmimi i energjise nuk u rrit pse duet kompesim?!
Kjo eshte esenca sociale, nga arketimet e rregullta krijohen burime te mjaftueshme per te ndihmuar shtresat ne nevoje.
Po me Greqine kur do te mbyllin marreveshjen per pensionet?