“Qeveria ka një program të qartë për zhvillimin e sektorit energjitik, ku pas kthimit nga spiralja e falimentit, e cila po rrezikonte stabilitetin, i hapëm rrugën investimeve në këtë sektor, duke mbyllur edhe arbitrazhin me kompaninë ceke CEZ.
Arritëm t’i hapim rrugën investimeve në këtë sektor. Asnjë investitor nuk kishte besim të investonte në sektorin elektroenergjitik. Nuk është aksion i përkohshëm, por sjellje e vazhdueshme”, deklaroi ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, në aktivitetin “Rimëkëmbja energjitike – Rezultatet e vitit 2014”.
Duke komentuar edhe çmimin e ri të energjisë elektrike, ai tha se është spekulim përcaktimi i çmimit të ri të energjisë si tarifë fiskale.
“Shteti ka për detyrë të mbrojë konsumatorin në nevojë, por shteti duhet t’i sigurojë vendit burime të mjaftueshme energjie për të përballur nevojat e rëndësishme të rritjes ekonomike të shoqërisë që po zhvillohet dhe gjithë investimeve potenciale që e presin vendin.
Ndryshe gënjehemi, vihemi në një gjendje përgjumjeje, për t’u zgjuar më vonë, për të parë se situata është shumë më e rëndë se sa u propogandua nga ajo superfuqia e famshme energjitike”, deklaroi Gjiknuri.
Sipas tij, qeveria angazhohet që në 4 vitet e ardhshme të ketë programin më intensiv të investimeve në këtë sektor, investime aq të nevojshme për të patur qëndrueshmërinë energjitike e për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ne besojmë që në vitin 2018, 40 % e tregut të jetë liberalizuar dhe konsumatori i tregut industrial të sigurojë vetë energjinë.
Ne jemi të vendosur për të vijuar me këto politika dhe kemi plan të qartë dhe vullnet për të shkuar drejt objektivave”, deklaroi Gjiknuri. /gj.k/
une them me mire te shohim kete vido se te degjojme keto brockulla
http://latwy.pl/seks-me-miss-shqiperine-video
Ti dhe vetem ti o zoti minister ke meriten e padiskutueshme per arritjet e meposhtme: ke trembur gjithe investitoret e huaj duke thene qe do ulesh cmimin e blerjes se energjise, ke krijuar kaos social duke portretizuar investitoret shqiptare si djaj te kapitalizmit nderkohe qe cdo gje e kane bere dhe po e bejne me sakrificat e tyre duke te paguar dhe ty dhe drejtoret e tu, ke krijuar kaos me cmimin e energjise aq shume sa qe ke ngaterruar kryeministrin dhe popullin dhe opoziten (kot nuk thone hedh budallai gurin nuk e gjejn dot 10 te zgjuar), ke trembur cdo investitor shqiptar e te huaj kur ke nxjerre deklarata per shtyp me emrat e hec-eve dhe investitoret e tyre dhe ke thene qe keto kontrata i ke prishur, ke genjyer sepse asnje kontrate nuk ke prishur. Pra ti zoti minister mund pa frike te marresh cmimin si nje nder ministrat me idiote te ketyre viteve pluralizem (dhe konkurenca eshte goxha e forte). Pra urime per keto merita dhe suksese te metejshme.
Te shash esht kollaj e sidomos kur ke ndoj konflikt interesi por ato qw thote Gjiknuri shumica qendrojn sidomos rritja e te ardhurave dhe permiresimi i situates ekonomike ne energjetike. Koha do provoje sa qendrojne ato qe thuhen se do realizohen, po deri tani ky esht ministri qe duket se punon me mire.