Promovimi i Shqipërisë turistike në vendet e Evropës është një nga çështjet kryesore në të cilat është vendosur fokusi i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, për vitin 2015.
Në kuadër të promovimit dhe të hartimit të marrëveshjeve për turizmin, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni është nisur në një vizitë 4 ditore pune në Paris.
Në këtë vizitë, Ministrja Gjermeni shoqërohet nga ambasadori ynë në Francë Dritan Tola, gjithashtu dhe ambasadori Francez në Shqipëri Bernard Fitoussi.
Kjo vizitë e Ministres Gjermeni në Paris, është ndër më të rëndësishmet për vitin 2015 dhe do të shërbejë si për të rritur numrin e vizitorëve nga Franca, për të përfshirë Shqipërinë si destinacion turistik për tregun francez dhe mbi të gjitha sepse në fushën e turizmit nuk ka patur më parë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi bilateral me Francën.
Në nivel institucional, bashkëpunimi Francë-Shqipëri në fushat e turizmit dhe zhvillimit urban, thuajse nuk ka ekzistuar. Bashkëpunimi ka qenë kryesisht ndërmjet sektorit privat por pa nisma nga institucionet shtetërore.
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Paris znj. Viviane le Dissez, Presidente e Grupit të Miqësisë Francë–Shqipëri, të Asamblesë Kombëtare dhe Presidente e Conservatoire de Littoral ka takuar ministren Gjermeni.
Le Dissez i shprehu Ministres Gjermeni falënderimet e saj mbi solidaritetin e treguar nga Shqipëria dhe veçanërisht pjesëmarrjes së Kryeministrit Rama së bashku me katër përfaqësuesit e Klerit Shqiptar në Marshimin e datës 11 janar në Paris.
“Kjo është një vlerë që ne kemi arritur ta ruajmë ndër shekuj dhe nuk duhet ta humbasim”, theksoi Gjermeni, duke shtuar se “Franca është një partnere dhe mbështetëse e Shqipërisë dhe në të ardhmen bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve duhet të konkretizohet edhe në fusha të tjera të ekonomisë”.
Gjermeni e njohu bashkëbiseduesen Le Dissez me nismat e ndërmarra nga Qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në kuadër të urbanizimit të zonave informale, mbrojtjes nga keqmenaxhimi i zonave urbane dhe rurale, ndërtimeve informale dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit, i konsideruar sektor prioritar për punësimin dhe rritjen ekonomike.
Gjithashtu ministrja Gjermeni është takuar me Senatorin Alain Richard, me të cilin diskutoi për tre planet madhore të ndërmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në kuadër të planifikimit dhe zhvillimit të qendrueshëm të territorit, Planin e Përgjithshëm Kombëtar, Planin Sektorial për Bregdetin dhe Planin për zonën ekonomike Tiranë-Durrës.
Ministrja Gjermeni e njohu Senatorin Richard edhe me reformën ligjore tashmë të finalizuar, në kuadër të planifikimit, duke theksuar se reforma territoriale ka krijuar hapësirën e nevojshme për një menaxhim më të përgjegjshëm të territorit dhe mjedisit nga njësitë e qeverisjes vendore. Në takim u diskutua dhe mbi çështjen e urbanizimit të zonave rurale dhe më pak të favorizuara, me qëllim krijimin e aktiviteteve ekonomike në këto zona dhe zhvillimin e produktit të turizmit, duke shfrytëzuar potencialet e këtyre zonave.
Dita e parë e vizitës së Ministres Gjermeni në Paris, u mbyll me takimin me tour operatorë, përfaqësues të medias franceze dhe komunitetit Shqiptar në Paris. Në fjalën e saj, Gjermeni shprehu solidaritetin e Shqipërisë me miqtë tanë francezë, në lidhje me aktet terroriste të ndodhura në Paris si dhe theksoi tolerancën fetare si një vlerë historike dhe kulturore që Shqipëria e ka kultivuar ndër shekuj dhe është e gatshme ta ndajë me të gjithë botën.
Gjermeni nuk la pa theksuar edhe faktin se sot, Shqipëria është një vend i sigurt, që ofron shërbime me çmime të konkurueshme. /gj.k/
Na hapi barkun kjo me kete njoftimin si Zeri i Popullit.
Dhe po na mbushin mendjen se ka vajtur ne Paris…
Car Shqiperi turistike ore ? Bajgat neper fshatrat qe kan mbetur akoma ne kohen komuniste apo pallater 15 katshe qe ka dyndur cdo cep natyral neper Shqiperi ? E kto te mos ishin problem shqiperia eshte shum e paafte te krahasohet me vendet rrotull. Organizimi i ktre gjerave por edhe specializimi i njerezve eshte 0.
Besoj qe cdo Shqiptar ka kuptuar sa mediokre dhe e pa afte eshte zonja Gjermeni. Vetem nje muaj me pare, pikerisht ne Paris, eshte mbajtur nje nga panairet me te rendesishem te industrise turistike. Panairin e vizitova personalisht dhe per cudine time nuk gjeta as edhe nje shenje sado simbolike te “Shqiperise turistike”.
Aty merrnin pjese te gjitha vendet qe lagen nga Mesdheu, Adriatiku, Joni dhe Egjeu, por “Shqiperia turistike” nuk ishte. Pata mundesine te vizitoj standet e Kroacise, Greqise, Malit te Zi, Bosnjes, Sllovenise, Italise, Turqise, Tunisize, Egjypt, Bullgari, France, Spanje, pra te gjithe. Kurse Shqiperia nuk ndodhej askund, nuk kishte asnje shenje ose flamur.
E rendesishme eshte qe zonja Ministre vizitoi Parisin dhe drekat e darkat ja paguajme ne taksepaguesit.
Per sa kohe akoma do te qeverisemi nga politikane medioker?
Kjo eshte e pa afte? Ja ke fut kot. Ajo po ndan me Francen dhe gjithe boten tolerancen fetare qe kemi ne si vlere kulturore. Franca dhe gjithe bota mezi e prisnin kete dite ? Kjo jo qe eshte e pa afte po eshte me keq se Aldo Bumci, eshte skandaloze dhe ska bere asgje per turizmin ne nje vit. As per Branding Albania spo degjohet gje e as per konkursin 500 mije euro qe u be per brandingun. I ka treguar senatorve francez se cpo ben kjo ne Shqiperi jo se atyre u intereson),kur per panaire turizmi as e ka idene. Nuk ka nje strategji turizmi por ka ndryshuar presjet e asaj te vjetres, nuk kane statistika dhe survey per turizmin por nen mesimet e shoku Sali japin shifra idiote per miliona vizitore. Sezoni turistik ngeli perseri 40 ditesh se kjo zonja se ka idene cfare te beje per kete problem. Ligji i RI per turizmin nuk kalon akoma, promovimi eshte ne nivelin me idiot dhe me kosto shume te larte pa ASNJE ANALIZE PER KOSTOT DHE PERFITIMIN POR NEJSE EDHE MINISTRIA TURISTE QUHET KUR TE KTHEHET NE MEMEDHE.
Si e llogarit ministria dhe qeveria Rama suksesin per turizmin duke llogaritur kostot per promovim qe hedhin ne ere keta? Cili eshte ndryshimi nga shpellari Sali?
Me komunitetin shqiptare te frances?Cilen?